Lajm 05 Nov 12

Gjyqi i Mladicit: Dëshmitari Tregon për Krimet në Rogaticë

Dëshmitari i prokurorisë, Elvir Pasic, tha në gjyqin e Ratko Mladicit se u burgos dhe abuzua, si qindra boshnjakë të tjerë nga Rogatica, në verën e vitit 1992.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Gjatë dëshmisë së të premtes në gjyqin e ish-shefit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladic, Pasic tha se forcat serbe bombarduan Rogaticën në fillim të qershorit 1992, dhe se pastaj hynë në qytet dhe burgosën civilët, që po fshiheshin në bodrume.

“Pasi morën kontrollin e qytetit, serbët thanë se do të pastronin qytetin nga 4 000 ekstremistët dhe “Beretat e Gjelbra” [forcat boshnjake]. Me sa di unë, nuk kishte ekstremistë ose organizata ushtarake në Rogaticë. Nëse ekzistonin, do t’i kisha parë”, tha Pasic.

Ai tha për Tribunalin e Hagës, ICTY, se u burgos më 7 qershor 1992, bashkë me rreth 20 civilë të tjerë, në bodrumin e ndërtesës së tij ku ai dhe boshnjakë të tjerë u fshehën gjatë bombardimit.

“Kur na detyruan të dilnim nga bodrumi, u trondita kur pashë shtëpitë përreth që po digjeshin, ndërsa njerëzit ishin të shtrirë në tokë me duart e lidhura pas shpine… Ushtarët serbë ishin të veshur me uniforma kamuflazhi dhe uniforma policësh”, tha Pasic.

Pasic tha, se pasi ishte burgosur, e transferuan në ndërtesën e një shkollë të mesme me rreth 300 gra, fëmijë dhe burra më të rinj ose të vjetër.

Një muaj më vonë, Pasic kaloi natën në kampin Susica në Vlasenicë, ku u “abuzua” nga shefi i sigurisë Dragan Nikolic.

Pasi deklaroi se është fajtor për krimet në Vlasenicë para Tribunalit të Hagës, Nikolic u dënua me 20 vjet burgim.

Mladic, ish-komandanti i ushtrisë së Republikës Srpska, akuzohet për persekutim të boshnjakëve dhe kroatëve në 20 komuna në Bosnjë dhe Hercegovinë, përfshirë Rogaticë. Gjithashtu, ai akuzohet për gjenocid në Srebrenicë, terror ndaj civilëve në Sarajevë dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Pasic tha se kaloi një vit në kampin e burgimit në Batkovic, afër Bijeljinës, ku pa personalisht disa të burgosur që u rrahën për vdekje.

Gjatë marrjes në pyetje, avokati mbrojtës i Mladicit, Miodrag Stojanovic, e pyeti Pasicin për negociatat për ndarjen e komunës së Rogaticës në fillim të konfliktit.

Dëshmitari u përgjigj se Rogatica “u bë pjesë e Republikës Srpska” dhe se askush nuk i pyeti boshnjakët për këtë.

“Shumica e popullatës joserbe u bënë automatikisht qytetarë të shkallës së dytë”, tha Pasic.

Duke iu përgjigjur sugjerimit të avokatit mbrojtës, dëshmitari konfirmoi se policët ruajtën civilët boshnjakë në ndërtesën e shkollës në Rogaticë dhe në fermë, dhe se asnjë abuzim nuk është bërë në ato lokacione.

Gjyqi do të vazhdojë të hënën, më 5 nëntor.

blog comments powered by Disqus

Background

Srebrenica: Genocide Reconstructed

In July 1995 Srebrenica was shelled and occupied by the Army of Republic of Srpska,VRS, despite being declared a protected area by the United Nations. More than 7,000 people were killed, the victims of genocide.

War in Bosnia

Key dates and events in the Bosnia war.

Ratko Mladic: The Force Behind the Srebrenica Killings

The Bosnian Serb commander’s role in the genocide committed in Srebrenica is described in detail in many indictments and verdicts pronounced before local and international judicial institutions.

Subscribe to Our Newsletter