Lajm 03 Dec 12

Gjyqi i Mladicit: Dëshmitari Përshkrun Sulmet në Dobrinjë

Në gjyqin e ish-shefit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladic, një ish-ushtar i Sarajevës tha se hetimet për sulmet në lagjen Dobrinja në Sarajevë treguan se ato erdhën nga pozicionet e ushtrisë serbe të Bosnjës.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Hagë

Refik Sokolar, ish-polici që ka hetuar më shumë se 200 sulmet me artileri dhe snajperë në Dobrinjë, tha në deponimin e shkruar që u regjistrua si provë, se në të gjitha ato incidente “viktimat ishin civilë”.

Predhat, shumica nga mortarët, sipas Sokolarit, u hodhën nga pozicionet e ushtrisë serbe të Bosnjës “afër shkollës teologjike, barakat e ushtrisë në Nedzarici, dhe në lagjen e aeroportit.

Sokolar shtoi se snajperët shtinë nga Nedzarici dhe nga lokacioni afër shkollës teologjike, por edhe nga afërsia e Kishës Ortodokse në Veljine.

Dëshmitari shtoi se drejtimi nga ku hedhën granatat u gjet në bazë të intervistave me të plagosurit në infermierinë në Dobrinjë dhe hetimet në vendin e ngjarjes, kurdo që ishte e mundur.

Mladic, ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, akuzohet për terrorizim të civilëve në Sarajevë me sulme me artileri dhe snajperë. Ai akuzohet gjithashtu për gjenocid në Srebrenicë dhe shtatë komuna të tjera, dëbimin e boshnjakëve dhe kroatëve si dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Sokolar tha në dëshminë e tij se Dobrinja ishte tërësisht e bllokuar deri në mes të vitit 1992, duke qenë se rruga që e lidhte me qendrën e qytetit ishte nën sulm nga snajperët e ushtrisë serbe të Bosnjës.

Njerëzit që u vranë u varrosën menjëherë në Dobrinjë, mes ndërtesave dhe në parqe, dhe trupat  tyre u transferuan në varreza vetëm pas luftës.

Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i Mladicit, Branko Lukic, dëshmitari konfirmoi se ushtria boshnjake përdori apartamente civile të braktisur në Dobrinjë si banim për ushtarët.
 
Sokola tha se pa disa ushtarë të ushtrisë boshnjake, por pa armë.

Dëshmitari konfirmoi se selitë e Brigadës së 5-të të Ushtrisë së Bosnjë dhe Hercegovinës ishin vendosur jo shumë larg nga stacioni i policisë, ku ai punonte.

Gjatë pauzës, Mladicit i matën tensionin e gjakut të cilin e kishte shumë të lartë - 190/106, iu tha Trupit Gjykues nga avokati i të pandehurit, Miodrag Stojanovic.

Pas konsultimeve mjekësore, gjyqtari kryesues, Alphons Orie, tha se ishte vendosur se nuk  kishte asgjë që e ndalonte Mladicin për të mos marrë  pjesë në proces. Pas kësaj, i pandehuri ndoqi dëshminë  e Sokolarit.

Gjyqi i Mladicit do të vazhdojë të martën, më 4 dhjetor.

blog comments powered by Disqus

Background

Srebrenica: Genocide Reconstructed

In July 1995 Srebrenica was shelled and occupied by the Army of Republic of Srpska,VRS, despite being declared a protected area by the United Nations. More than 7,000 people were killed, the victims of genocide.

War in Bosnia

Key dates and events in the Bosnia war.

Ratko Mladic: The Force Behind the Srebrenica Killings

The Bosnian Serb commander’s role in the genocide committed in Srebrenica is described in detail in many indictments and verdicts pronounced before local and international judicial institutions.

Subscribe to Our Newsletter