Lajm 06 Nov 12

Gjyqi i Mladicit: Dëshmitari Kujton Shpërthimin e Dytë në Markale

Në gjyqin e ish-shefit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladic, Tribunali i Hagës dëgjoi një dëshmi për sulmin e dytë në tregun Markale në Sarajevë, në gusht të vitit 1995.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Hagë

Ismet Svraka dëshmoi për shpërthimin e dytë në tregun Markale në Sarajevë më 28 gusht 1995, që vrau 43 persona dhe plagosi 73 të tjerë. Aktpadia specifikon se një predhë, që shpërtheu përballë tregut, u hodh nga pozitat e ushtrisë serbe të Bosnjës.

Svraka, që u plagos rëndë nga një copë eksplozivi, dëshmoi se atë ditë po qëndronte me dy shokët e tij në hyrje të tregut, kur predha ra jo shumë larg prej tyre. Nuk kishte anëtarë, ose pozicione të ushtrisë së Bosnjë dhe Hercegovinës afër, tha ai.

“Papritur dëgjova një shpërthim, dhe u rrëzova. Nuk i ndjeva këmbët, preka kokën, pashë që e kisha, mund të merrja frymë, isha gjallë. Nuk mund të shihja asgjë, por dëgjova çdo gjë. “Merre këtë, mere atë dhe të ulëritura”, tha dëshmitari.

Ai tha se menjëherë më pas u transferua me makinë në spitalin e Kosevos, ku i prenë këmbën e majtë, si dhe dy gishta në këmbën e djathë. Një copë të eksplozivit e ka ende në kokë, edhe sot.

Dy nga shokët e Svrakës që ishin me të kur ndodhi shpërthimi - Ramo Herceglija dhe Ibrahim Hajvz vdiqën menjëherë.

Prokuroria tregoi fotografi të viktimave të shumta që ishin bërë menjëherë pas shpërthimin në Markale dhe dëshmitari identifikoi veten në to.

Duke shprehur “keqardhje të sinqertë për çdo gjë që vuajti si viktimë”, avokati i Mladicit, Miodrag Stojanovic, e pyeti Svrakën se nga ku erdhi predha.

“Nuk e di se nga erdhi, ose kush e hodhi”, tha Svraka.

Mladic akuzohet për terrorizim të banorëve të Sarajevës me sulme me predha dhe snajperë, dëbim të boshnjakëve dhe kroatëve nga komunat e Bosnjë dhe Hercegovinës, gjenocid në Srebrenicë, dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Një dëshmitar i mbrojtur dëshmoi gjithashtu gjatë seancës dëgjimore të së hënës. Marrja në pyetje e dëshmitarit, RM-084, u bë kryesisht me dyer të mbyllura.

Prokuroria lexoi një përmbledhje të deklaratës së dëshmitarit në të cilin përshkroi “trajnimin e anëtarëve të Partisë Demokratike Serbe, largimin e joserbëve nga Ushtria e Republikës Srpska, dështimin për të dënuar ushtarët për kryerjen e krimeve, lidhje mes ushtrisë dhe grupeve të ndryshme paramilitare dhe operacione të ndryshme luftimi”.

Gjyqi i Mladicit do të vazhdojë të martën, më 6 nëntor.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

2017 in Review 28 Dec 17

Bosnia: Landmark Verdicts Highlight Post-War Divisions

News 22 Dec 17

Serbia Likely to Seek Mladic’s Release for Treatment

Feature 22 Dec 17

Sarajevo Siege Mothers Remember Their Lost Children

News 06 Dec 17

Ratko Mladic Posters Appear on Belgrade Streets

Feature 05 Dec 17

‘Secret’ Serbian Indictment Claims Army Helped Mladic

Comment 30 Nov 17

A Poisonous Week at the Hague Tribunal

News 28 Nov 17

Ratko Mladic Tribute Plaque to Remain Near Sarajevo

News 27 Nov 17

Serbian Football Fans Show Support for Ratko Mladic

Comment 23 Nov 17

After Mladic’s Conviction, Can Serbia Face Its Past?

Background

Srebrenica: Genocide Reconstructed

In July 1995 Srebrenica was shelled and occupied by the Army of Republic of Srpska,VRS, despite being declared a protected area by the United Nations. More than 7,000 people were killed, the victims of genocide.

War in Bosnia

Key dates and events in the Bosnia war.

Ratko Mladic: The Force Behind the Srebrenica Killings

The Bosnian Serb commander’s role in the genocide committed in Srebrenica is described in detail in many indictments and verdicts pronounced before local and international judicial institutions.

Subscribe to Our Newsletter