Lajm 24 Feb 12

Gjyqi i Krsmanovicit: Dëshmitarja Ndryshon Dëshminë

Në gjyqin e së premtes të Oliver Krsmanovicit, i akuzuar për krime lufte në Visegrad, dëshmitarja e prokurorisë ndryshoi dëshminë e saj krahasuar me atë që dha shtatorin e kaluar.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Në dukje, një dëshmitare e ashpër e Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Fatima Podzidc, tha se nuk ishte e sigurt nëse e kishte parë ushtrinë që mori fqinjët e saj.

Podzic u ndalua nga policia e gjykatës dhe u soll në gjyq, sepse nuk iu përgjigj thirrjeve të mëparshme. Në gjyq ajo shpjegoi se nuk ishte përgjigjur, sepse nuk e njihte personalisht të akuzuarin Krsmanovic.

Në deponimin e saj shtatorin e kaluar, Podzic nga fshati Dusce afër Visegradit, tha se pa ushtarë që morën fqinjët e saj, që pastaj u zhdukën pa asnjë gjurmë.

Gjatë seancës dëgjimore të premten, Podzic tha se nuk ishte e sigurt nëse e kishte parë ushtrinë, por vetëm fqinjët që ecnin poshtë rrugës.

“Nuk e pashë ushtrinë aty… Nuk pashë asnjë ushtri... Pashë njerëz që largoheshin, mendova se mos kishte ushtri aty, por nuk e di se çfarë uniforme vishnin”, tha Podzic.

E pyetur rreth ndryshimit në dëshminë e tij, dëshmitarja tha se nuk e mbante mend se çfarë ka thënë më parë, edhe pse konfirmoi se ishin shenjat e gishtave në deklaratën e saj.

Aktpadia e padi Krsmanovicin për 12 akuza se ka marrë pjesë në vrasje, përdhunime dhe zhdukje të forcuar të popullatës boshnjake në Visegrad, duke përfshirë këtu arrestimin dhe zhdukjen e tetë burrave nga fshati Dusce.

Gjyqi është caktuar të vazhdojë më 9 mars.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter