Lajm 21 Feb 13

Gjenerali i Liruar Kroat Refuzon të Dëshmojë në Zagreb

Gjenerali kroat Mladen Markac, i cili u lirua nga Tribunali i Hagës vitin e shkuar, nuk pranon të dëshmojë në një hetim për krime lufte në Zagreb, duke thënë se po pret që verdikti i Hagës të bëhet i pakthyeshëm. 

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Markac refuzoi të dëshmojë të mërkurën gjatë një hetimi ndaj zëvendësit të tij gjatë luftës, Zeljko Sacic, i cili akuzohet se ka fshehur vrasjet e pesë serbëve të moshuar në fshatin Grubor afër qytetit kroat të Kninit më 25 dhe 26 gusht, 1995.

Mediat kroate raportuan se gjenerali shpjegoi se nuk do të rrezikojë veten në rast se verdikti i Hagës ndaj tij rishqyrtohet.

Dhoma e apelit e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish Jugosllavi, ICTY, liroi Markacin dhe gjeneralin tjetër kroat Ante Govtina nëntorin e shkuar nga të gjitha akuzat për krime lufte të kryera gjatë operacionit ushtarak kroat me emrin e koduar Stuhia në vitin 1995.

Gjeneralët fillimisht ishin dënuar me 18 dhe 24 vite burgim secili për pjesëmarrje në një aksion të përbashkët kriminel për të dëbuar civilët serbë nga Kroacia gjatë operacionit Stuhia, bashkë me ish presidentin kroat Franjo Tudjman dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë.

Sipas rregullave të Tribunalit të Hagës, aktgjykimi për apelin mund të rishyqrtohet brenda një viti nëse gjendjen prova të reja dhe Markaci ka të drejtë të refuzojë të dëshmojë deri në atë kohë në raste të ngjashme në Kroaci.

Incidenti në Grubor ishte i radhitur në aktpadinë në ICTY kundër Markacit dhe Gotovinës.
Pasi të kalojë një vit që nga dhënia e gjykimit të Tribunalit të Hagës, prokurori ka të drejtë të ftojë Markacin të dëshmojë përsëri.

Dy ish anëtarë të forcave speciale të policisë kroate, Frano Drlje dhe Bozidar Krajina, momentalisht po gjykohen në gjykatën e kantonit në Zagreb për vrasjet në Grubor.

Hetimi kundër Sacicit më parë ishte pjesë e rastit Drlje-Krajina, por u vecua nga të tjerët, pjesërisht sepse prokurorët këmbëngulën në dëshminë e Markacit për rolin e Sacict në Grubor.

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter