Gjeneralët e Ushtrisë Kroate, Ante Gotovina dhe Mladen Markat, të dënuar për krime lufte në Kroaci në vitin 1995, do të kenë seancën dëgjimore të apelit më 14 maj, tha të mërkurën Tribunali i Hagës.
Më 15 prill të vitit të kaluar, gjeneralët Gotovina dhe Markact u dënuan me 24 dhe 18 vite burgim, respektivisht, për përfshirjen e tyre në ndërmarrjen e përbashkët kriminale që kishte për qellim eliminimin e përhershëm të civilëve serbë nga Krajina.
Trupi Gjykues i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY, i gjeti të dy gjeneralët fajtorë për persekutim, vrasje, dëbim dhe krime të tjera kundër serbëve të Krajinës dhe pronave te tyre gjatë operacionit “Stuhia”, në verën e 1995.
Gjenerali Ivan Cermak, i cili u gjykua bashkë me Gotovinën dhe Markacin, u lirua nga të gjitha akuzat.
Gjeneralët po apelojnë dënimet e tyre në baza se vendimi se ka pasur ndërmarrje të përbashkët kriminale me qëllim për të dëbuar serbët nga Krajina është i gabuar.
Ekipet mbrojtëse të Gotovinës dhe Markacit lajmëruan se do të kërkojnë që klientët e tyre të lirohen nga atë gjitha akuzat.
ICTY tha se në seancën dëgjimore më 14 maj, Gotovina dhe Markac do të kenë mundësi t’i drejtohen Gjykatës së Apelit.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.