Lajm 10 Nov 15

Gazetari serb ‘u vra pasi i hoqën mbikëqyrjen’

Një ish-oficer serb i sigurimit të shtetit tha në gjyqin për vrasjen e Slavko Curuvijas se gazetari i njohur u vra pasi një ekip sigurimi nuk u lejua ta mbikëqyrte më atë.

Ivana Nikolic
BIRN
Beograd
 
Slavko Curuvija.  

Stevan Nikcevic, ish-zv/shefi i Shërbimit të Sigurimit të Beogradit, tha në gjykatën speciale në Beograd të martën se i pandehuri Milani Radonjic ishte në krye të operacionit të vëzhgimit më 11 prill 1999 – ditën që Curuvija u qëllua.

"Mora vesh nga shefi detyrë që Curuvija ishte vrarë. Mora vesh gjithashtu se Radonjic kishte anuluar të gjitha masat e mbikëqyrjes para vrasjes," tha Nikcevic.

Nikcevic shpjegoi se Radonjic lëshoi një urdhër sekret më 9 prill për të mbikëqyrur Curuvijan, por ai u anulua disa minuta para se gazetari të vritej.

"Radonjici i anuloi masat dhe më pas objektivi (Curuvija) u vra,” tha Nikcevic.

Curuvija, një kundërshtar i zhurmshëm i regjimit të Sllobodan Millosheviçit, u qëllua 17 herë pas shpine para ndërtesës ku ai jetonte në Beograd – një vrasje që familja dhe ish-kolegët e tij besojnë se është motivuar nga qëndrimi i tij opozitar.

Sipas aktakuzës, një ‘person i panjohur’ urdhëroi vrasjen dhe Radomir Markovic, ish-kreu i sigurimit të shtetit në Serbi, urdhëroi vrasjen ndërsa tri ish-agjentë të tjerë sigurimi - Ratko Romic, Milan Radonjic dhe Miroslav Kurak – morën pjesë në organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes.

Prokurori pretendon se Kurak ishte autori i drejtpërdrejtë, ndërsa Romic bashkëpunëtor i tij – ai e goditi Branka Prpan, gruan e Curuvijas, me qytën e pistoletës gjatë sulmit.

Të tre burrat e kanë deklaruar veten të pafajshëm, ndërsa Kurak është në arrati dhe po gjykohet në mungesë.

Markovic, i cili aktualisht po kryen dënimin me 40 vjet burg për vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stambolic dhe krime të tjera, ndërsa Romic dhe Radonjic ditën e martë u liruan nga akuza për tentativë për vrasje të liderit të partisë opozitare Vuk Draskovic në vitin 2000.

Slavko Curuvija fillimisht ishte gazetar për shumë revista të njohura dhe gazeta të përditshme në Serbi dhe ish-Jugosllavi.

Në vitin 1994, pas marrjes nga ana e regjimit të gazetës Borba, ai dhe shumë pjesëtarë të tjerët të stafit vendosën ta linin punën atje.

Në vitin 1996, ai themeloi “Dnevni Telegraf”, gazetën e parë private në Serbi pas më shumë se 50 vjetësh. Në vitin 1998, ai nisi gjithashtu një revistë që dilte çdo dy javë dhe titullohej “Evropljanin”.

Gjyqi vazhdon më 7 dhjetor.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

Interview 20 Oct 17

‘Louder than Guns’: Croatia’s Patriotic Wartime Singers

Feature 11 Oct 17

Why Croatia’s President Tudjman Imitated General Franco

News 26 Sep 17

Peace Women Sue Serbian Tabloid for Libel

News 18 Sep 17

Serbia’s Seselj Mocks Hague Tribunal in Reality Show

News 05 Sep 17

BIRN Film on Wartime Home Swaps Gets TV Premiere

Feature 30 Aug 17

The Croats and Serbs Who Swapped Homes

Feature 29 Aug 17

Turkish TV Series on Bosniak Leader Vexes Serbs