Një dëshmitare tha në një gjykatën në Sarajevë se paramilitarët serbë rrëmbyen babain e saj nga një autobus pas rënies së qytetit boshnjak të Visegradit në vitin 1992.
Në gjyqin për krime lufte të kryera në Visegrad, një dëshmitare e cila ishte 13 vjecare në atë kohë tha se pa babain e saj për herë të fundit më 22 tetor, 1992.
Ishte një nga udhëtarët në një autobus nga Sjeverini në Serbi që u mor peng dhe më pas u zhduk pa asnjë gjurmë.
Dzenana Sukic tha se pasi u kthye nga shkolla, nëna e saj i tha atë ditë se babi ishte marrë peng nga autobuzi kur po shkonte në punë.
“Nëna ime e dëgjoi këtë në radio, në lajme. Dhe vetëm kaq dinim. Në fillim nuk kishim shumë informacion, por më vonë njerëzit filluan të flisnin. Dëgjuam se myslimanët u morrën peng nga autobuzi, u dërguan në Bosnjë dhe u vranë”, tha Sukic.
Prokurori, Adnan Gulamovic, i tregoi dëshmitares fotografi të personave të rrëmbyer të marra në hotelin Vilina Vlas në Visegrad në të cilën njohu babain e saj.
“Ishte hera e fundit që dëgjuam për ta. U torturuan, vranë dhe ishin hedhur nga ura në Visegrad, “, tha Sukic.
Ajo shtoi se dëgjoi nga nëna dhe kushuriri i saj gjatë luftës se paramilitarët serbë Milan Lukic dhe Oliver Krsmanovic ishin përgjegjës.
Krsmanovic akuzohet se ka marrë pjesë, bashkë me Milan Lukicin dhe të tjerët, në rrëmbimin e 16 civilëve boshnjakë në Serbi, që po udhëtonin me autobus në Priboj, në komunën e Rudos, më 22 tetor, 1992.
Dyshohet se i kanë marrë civilët në hotelin Vilina Vlas, ku i rrahën me shkopinj druri.
Milan Lukic është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për krime të kryera në Visegrad.
Një dëshmitar tjetër që dëshmoi në seancë ishte Ramic Covatov. Ai tha se djali i tij 20 vjecar ishte në të njejtin autobus në tetor të vitit 1992. Tha se akoma nuk ka gjetur eshtrat e djalit edhe sot, edhe pse dëgjoi se ishte vrarë në pyet afër hotelin Vilina Vlas.
“Ramahudini im shkoi në punë në Priboj dhe s’është më tani. Nuk ka vend në Europë që nuk i kam shkruajtur duke iu përgjëruar t’i gjenin ata njerëz. Dhe asgjë. Akoma është i zhdukur”, tha Catovic.
Ai shjegoi se dëgjoi nga njerëzit e grupit të udhëhequr nga Lukic, të cilin e njihte pak, ishin përgjegjës për rrëmbimet.
Gjyqi do të vazhdojë më 19 shkurt.
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.