Lajm 20 Apr 12

Fillon Gjyqi për Krimet në Silos

Gjyqi i tetë boshnjakëve të akuzuar me krime ndaj qindra civilëve serbë të Bosnjës dhe kriminelëve të luftës, të kryera në qytetin Hadzici, afër Sarajevës, filloi të martën.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Mustafa Djelilovic, Fadil Covic, Mirsad Sabic, Nezir Kazic, Becir Hujic, Halid Covic, Serif Mesanovic dhe Nermin Kalember janë akuzuar për krime lufte ndaj civilëve serbë të Bosnjës dhe të burgosurve të luftës në kampin Silos dhe qendra të tjera burgimi në territorin e komunës së Hadzicit, midis viteve 1992 dhe 1996.

Prokuroria dyshon se një numër i madh civilësh dhe të burgosurish lufte janë mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe nënshtruar trajtimeve çnjerëzore, torturave dhe ushtrimit të qëllimshëm të dëmeve dhe vuajtjeve të rënda trupore dhe emocionale, iu mohua e drejta për një gjyq të drejtë, si dhe u detyruan në punë të rëndë.

Prokuroria thotë se Djelilovic, ish-presidenti i Selisë së Krizës dhe Presidencës së Luftës në Hadzicit dhe Fadic Covic, shefi i stacionit të policisë në Hadzici, janë fajtorë që kanë dështuar të sigurojnë standardet minimale për jetesë për të burgosurit, edhe pse ishin në dijeni të kushteve të rënda në qendra te burgimit.

“Të burgosurit u mbajtën pa dritë dhe ngrohje të përshtatshme dhe pa kushte higjienike. Nga vendimi që u mor nga Nezir Kazici, familjeve të tyre iu ndalua t’iu sillnin ushqim”, tha prokurori Marjan Pogacnik, duke shtuar se në Silos vdiqën katër persona,.

Sipas akuzave, Nezir Kazic ishte komandanti i Brigadës së 9-të Malore, me ushtrinë boshnjake. Mirsad Sabic ishte komandant i stacionit të policisë në Pazaric, Becir Hujic dhe Halid Covic ishin kujdestarë të kampit në Silos.

Aktpadia hedh dyshime se Serif Mesanovic ishte një nga zëvendëskujdestarët në Silos, ndërsa Nermin Kalember ishte roje.

Duke prezantuar deklaratën e tij hyrëse, Pogacnik tha se urdhri për krimet erdhi nga nivelet e larta të lidershipit të komunës së Hadzicit.

“Do të ekzaminojmë anëtarët e Presidencës së kohës së luftës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe do të prezantojmë disa dokumente të bëra në vitin 1994 dhe 1995, për të treguar kështu se autoritetet lokale e dinin se çfarë duhet të bënin me të burgosurit, por prapë së prapë i mbajtën në qendër burgimi”, tha Pogacnik.

Ekipet mbrojtëse thanë se do t’i prezantojnë deklaratat e tyre hyrëse kur prokuroria të ketë përfunduar prezantimin e provave të saj.

Dëshmitarët e parë priten të ekzaminohen më 17 maj.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter