Lajm 01 Feb 13

Fillon Gjyqi i Tretë i Serbit të Bosnjës për Sulmin në Fshat

Avokati i Milan Spanovicit tha se akuzat për krime lufte janë false dhe u ankua se klienti i tij po akuzohet për krime të ulëta si “vjedhje të kositëses së barit”.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Spanovici paditet për krime lufte të kryera gjatë një sulmi serb në fshatin Maja, në Kroacinë qendrore, në vitin 1991.

Në vitin 1993, bashkë me 18 ish-anëtarë të tjerë të forcave serbe në Kroaci, u dënua në mungesë me 20 vjet burgim.

Ai u ekstradua në Kroaci nga Anglia në vitin 2009, u rigjykua dhe iu dha dënim shumë më i ulët me tre vjet e gjysmë burgim.

Por, gjykata supreme në Kroaci e anuloi vendimin “për shkak të shkeljeve të rënda të procedurave penale”.

Avokatja e Spanovicit, Silvije Degen, tha se në fillim të gjyqit të tretë të enjten, se rasti ishte i bazuar në “aktpadi të pabaza që ishin ngritur 20 vjet më parë”.

Ajo tha se rasti duhet mbyllur, sepse të gjithë të tjerëve të akuzuar për përfshirje në sulm iu është dhënë amnisti dhe disa nga akuzat kundër Spanovicit janë qesharake.

“Spanovic akuzohet për vjedhje ordinere të kositëses së barit”, tha Degen.

Një nga dy dëshmitarët në gjykatë të enjten konfirmoi se Spanovic vodhi një kositëse me motor nga kopshti i tij, në sulmin në fshat në vitin 1991.

Dëshmitari tjetër nuk mund të konfirmonte se Spanovic po vriste dhe plaçkiste në fshat.

Në fillim të viteve 1990-të, ishte praktikë e zakonshme e gjyqësorit kroat për të organizuar gjyqe masive të serbëve në mungesë të tyre.

Shumë nga ato gjyqe ishin të motivuara politikisht dhe kishin për qëllim të largonin inatin e familjeve të viktimave për mungesën e gjykimeve të autorëve të krimeve të luftës.

Kroacia ka lëshuar më shumë se 600 urdhër arreste për krime lufte dhe ka mbajtur 400 gjyqe në mungesë, pothuajse tërësisht të serbëve.

Avokatët mbrojtës të emëruar nga shteti vazhdimisht kanë bërë pak punë për të përfaqësuar klientët e tyre në mungesë.
Gjyqi i parë i Spanovicit konsiderohej një shembull i kësaj praktike, që është kritikuar nga OSBE-ja, Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Pas vitit 2000, prokurori i ri i shtetit, Mladen Bajic e anuloi këtë praktikë dhe urdhëroi rishikim të të gjitha aktpadive për krime lufte që ishin ngritur gjatë viteve 1990-të.

Shumë nga ato aktpadi janë rrëzuar pas rishqyrtimit.

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter