Analizë 25 Jun 12

Errësohen Prespektivat për Refugjatët Romë nga Kosova

Mijëra Romë të Kosovës ende po jejtojnë si refugjatë në vendet fqinje, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku përballen me situatën e pashtetësisë së përhershme, varfëri, dhe përjashtim shoqëror.

Sinisa Jakov Marusic, Marija Ristic, Fatmir Aliu, Milena Milosevic
BIRN
Shkup, Beograd, Prishtinë, Podgoricë
Photo by Beta

Lufta e vitit 1999 në Kosovë, dhe bombardimi i NATO-s në Serbi është histori e lashtë për shumë persona- por jo për mijëra romët e zhvendosur nga Kosova.

Me pamundësi për t’u kthyer në Kosovë, ose të frikësuar për të bërë kështu, dhe kryesisht duke iu refuzuar statusi i azilikërkuesve në vendet fqinje Maqedoni, Mal të Zi, dhe Serbi, ku kanë kërkuar strehim, jetojnë në varfëri të skajshme, duke përballur rrezikun e pashtetësisë së përhershme.

Vlerësimet e vënë numrin e refugjatëve romë, ashkali, dhe egjiptianë nga Kosova në Serbi, nga 22,000 deri në 40,000.

Numri i tyre në Mal të Zi është rreth 3,000, ndërsa në Maqedoni  rreth 1,200.

Jeta në kampet e refugjatëve, banesa të paligjshme, ose me qira është e veshtirë, vendet e punës dhe paratë janë të pakta, dhe ndihma që marrin nga qeveritë e shteteve dhe organizata humanitare është e pamjaftushme.

Redza Pajazitaj, 41, ish banor i komunës së Istogut, në Kosovë, ka jetuar në Mal të Zi për 13 vjetë, në kampin e refugjatëve Konik, afër Podgoriccës, kamp në të cilin jeton me rreth 1,500 bashkëatdhetarë të tjerë.

“Ia dalim disi këtu. Edhe nëse nuk ka punë, nëse shkon tek kazanët e plehrave gjen ndonjë copë bukë” , tha ai.

“Njerëzit këtu nuk hedhin ushqimin në kazanë, por e lënë anash, sepse e dinë që romët e përdorin bukën për të ushqyer fëmijët” tha Pajazitaj për Balkan Insight.

Jeta mund të jetë e errët në kampe, por shumica janë tëpër të frikësuar të kthehen në Kosovë.

Gjatë konfliktit në Kosovë, romët shiheshin si aleatë të ish regjimit serb, nga shumica etnike shqiptare në Kosovë.

Pasi autoritetet serbe u tërhoqën nga Kosova, shumë romë u larguan, dhe kanë frikë nga pasojat, nëse kthehen.

“Djali im ishte tre muaj kur u larguam nga Kosova. Tani është 13. Nëse e coj në Kosovë, nuk do e dinte se ku është, dhe të gjithë fëmijët e tjerë kanë lindur këtu,” shpjegoi Pajazitaj.

Ai thotë se është më mirë në Mal të Zi, ku krenohet kur shikon shtatë fëmijët e tij që shkojnë në shkollë, falë Kryqit të Kuq.

          Photo by Beta

Pajazitaj siguron jetesën e familjes së tij duke shkarkuar kamionë, një punë e paguar pak, dhe jo e sigurtë, thotë ai.

“Por të paktën ka punë këtu. Në Kosovë nuk ka asgjë për mua”, shtoi ai.

Edhe pse autoritetet në Serbi, Mal të zi, dhe Maqednoi do të donin që romët të ktheheshin në Kosovë, duhet t’i përmbahen Konventës së Gjenevës për refugjatë dhe nuk mund t’i dëbojnë.

Ndërkohë, romët mbesin pa dokumentat e duhura në lidhje me statusin e tyre në vendet ku kanë gjetur strehim.

Gjithashtu nuk kanë qasje në asimim, dhe shërbime shëndetësore, si dhe banim të duhur.

Redza është një prej tyre. I lënë në mëshirë të organizatave lokale humanitare, dhe pak ndihme nga shteti, po përpiqet të marrë statusin e azilit në Mal të Zi në mënyrë që të vazhdojë të ndërtojë një jetë të re atje.

Mohammad Arif, nga Agjencia për Refugjatë e OKB-së, UNHCR, në Maqedoni shpjegon se pas 13 vitesh, kthimi në shtëpi i këtyre njerëzve, ose integrimi i tyre në vendet ku jetojnë tani, është i komplikuar.

“Problemet e tyre nuk janë të lehta për t’u zgjidhur. Duhen zgjidhur në fillim disa cështje serioze sigurie, kështu që këto raste që kanë mbetur janë gjithmonë të vështira,” thotë ai.

Më pak keq në Mal të Zi:

“Kampi Konik prezanton një imazh të keq të Malit të Zi, dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, janë në dijeni të kësaj,” thotë Zeljko Sofranac, drejtori i Byrosë Malazeze për Kujdesin ndaj Refugjatëve.

Photo by Beta

“Të gjitha aktivitetet e tyre, të cilat janë bërë  me bashkëpunimin tonë, fokusohen kryesisht në këtë zonë”.

Në një konferencë donatorësh që u mbajt në prill në Sarajeve, Bosnjë, donatorët ndërkombëtarë u zotuan të gjenin 300 milione euro për një program që do të sigurojë shtëpi për rreth 74,000 persona të zhvendosur gjatë luftrave në Ballkan.

Plani i Malit të Zi është të tërheqë një pjesë të asaj shume për programin e vetë kombëtar për banim për refugjatët romë.

Idea është të ndërtohen më shumë se 1,000 njësi banimi ose duke dhënë shtëpi të para-ndërtuara ose duke iu dhënë materiale ndërtimi atyreve që kanë blerë tokë.

Kostoja totale e projektit është vlerësuar të jetë mbi 27 milionë euro, shumë në të cilën Mali i Zi do të kontribuojë rreth 4 milionë.

Sofranac thotë se kthimi i propozuar vullnetar i rreth 500 refugjatëve në Kosovë, mbehet tepër problematik, kështu që shumica e tyre ka gjasa që do të duhet të integrohen në Mal të Zi.

“Kthimi i vullnetshëm është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet e refugjatëve. Por bashkëpunimi i vetëm që marrim në Kosovë për këtë është me autoritetet lokale,” thotë ai.

“Qeveria e Kosovës, ndoshta me mbështetjen e shkallëve më të larta, të fuqishme, nuk do të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare në lidhje me këtë.

Photo by Beta

“Kur të përfshihet në procesin e pranimit në BE, do të duhet t’i përmbushë këto detyrime, por kjo nuk është e kënaqshme për ne sepse ne duhet të veprojmë tani”.

Musa Demiri, nga Ministria e Punës në Kosovë, thotë se vendi i tij është gati t’i ndihmojë të rikthyerit.

Por Demiri pranon se me shkallën e lartë të papunësisë në Kosovë, nuk mund të garantojnë se të rikthyerit do të gjejnë punë apo jetesë të qëndrueshme atje.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen në mënyrë të barabarë, dhe si ministri nuk kemi programe të vecanta për refugjatët dhe të rikthyerit,” tha Demiri.

Të Vecuar në Serbi:

Ndërsa disa refugjatë romë në Mal të Zi të paktën kanë shpresë, OJQ-të dhe Komisoini i Serbisë për Refugjatë pranojnë se shumë refugjatë romë në Serbi janë në situatë më të rëndë.

Serbia i trajton romët nga Kosova si persona të zhvendosur brenda vendit, IDP, por problemi është se shumë romë nuk mund të vërtetojnë se janë nga kosova, dhe për këtë arsye nuk mund të kenë qasje në sherbimet sociale.

“Duke qenë se shumica e Romëve që u larguan nga Kosova nuk kanë karta identiteti ndërsa ishin në Kosovë, kur erdhën në Serbi nuk mund të merrnin dokumentat që persona të tjerë të zhvendosur brenda vendit nga Kosova kanë,” shpjegon Jadranka Jelincic, drejtoresha e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Serbi.

IDP-të e rregullt nga Kosova marrin nivele të ndryshme ndihme nga shteti, duke përfshirë rrogë mujore rreth 80 euro. Sidoqoftë, kjo lloj ndihme nuk iu lejohet këtyre romëve për shakk të provave se në të vërtetë erdhën nga Kosova.

Edhe pse nuk ka statistika zyrtare, Komisioni për Refugjatë vlerëson se rreth 22,500 romë nga Kosova janë strehuar në Serbi. OJQ-të thonë se numri i vërtetë është shumë më i lartë, rreth 40,000. Shumica janë vendosur në Beograd dhe përreth.

Zakonisht mospasja e dokumentave dhe të jetuarit në banime jo formale, janë shpesh viktima të dëbimeve të forcuara dhe i lëvizin në banesa të tjera jo formale, qendra kolektive, ose të kthehen në Kosovë. Shpesh nuk iu lejohet të marrin këshillim ligjor.

Një dëbim i tillë ndodhi kohët e fundit në Beograd, kur autoritetet e qytetit vendosën të cojnë bulldozerin në “Belvillë”, një lagje jo formale e romëve e gjetur në qendër të qytetit.

Nenad Djurjdevic, drejtori i Drejtorisë për Të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve thotë se dëbimi ishte një “shëmbull i praktikës së mirë”.

Djurdjevic dhe zyrtarë të tjerë të Serbisë insistojnë se disa romë po “abuzojnë’ faktin se qyteti iu jep banim romëve të cilët kanë dokumenta që vërtetojnë se kanë banuar në kryeqytet për më shumë se pesë vite.

“Kemi ndihmuar shumë prej tyre të gjejnë strehim, dhe ata që refuzuan cfarë po iu jepnim, i lanë lagjet në mënyrë vullnetare,” thotë ai.

Komisiarati për Refugjatë beson gjithashtu se do të ishte “e padrejtë” për romët vendorë të Serbisë, të cilët gjitashtu kanë probleme me banim, nëse ata nga Kosova marrin banim të përhershëm në kryeqytet.

Duke u hasur me pashtetësi në Maqedoni:

Sipas Ministrisë së Punës në Maqedoni, Maqedonia ka rreth 1,200 romë të Kosovës në territor të saj.

Aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se vetëm disa refugjatë marrin trajtim të duhur në Maqedoni, ashtu sic thuhet në Konventën e Gjenevës së vitit 1951.

Një raport i kohëve të fundit nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International” thotë se Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale në Maqedoni ka “dështuar t’iu japë ndihmë financiare, dhe banim, sic thuhet nën marrëveshjes së integrimit vendor të vitit 2010”.

Atë viti, Maqedonia mori përgjejgësinë për romët e Kosovës nga UNHCR, duke premtuar se do të hapë rrugën për inegrimin në vend të atyre që duan të qëndrojën.

Davor Politov, zëdhënësi për ministrinë, pranon se po ndihmojnë vetëm një pjesë të atyre personave, të cilët kanë marrë statusin e refugjatit.

“Po japim ndihmesë sociale, paguajmë kontributet shëndetësore dhe siguracion shoqëror si dhe qerane e banimit për rreth 780 personave nga Kosova që duan të qëndrojnë këtu”, thotë Politov, duke shtuar se vendi po përpiqet gjithashtu t’iu gjejë punë.

Maqedonia jep 2,150 dinarë 9 (rreth 35 euro) në muaj si ndihmë sociale seciilt refugjat Kosovar, shton ai.

Photo by Beta

Pasi u refuzuan për azil, tani kanë mbetur pa status, të pashtetë, dhe kanë nevojë për ndihmë.

“Situata e refugjatëve në Maqedoni është rënduar së tepërmi pas transeferimit të përgjegjësisë nga UNHCR tëk Ministria e Punës”, thotë Karin Ëaringo, nga Chachipe.

“Në bazë të llogaritjeve tona, më shumë se20 përqind e refugjatëve janë larguar nga Maqedonia për shkak të presioneve financiare. Disa kanë shkuar në Europën Perëndimore, ku shancet për të marrë azil në bazë të persekutimit që përjetuan në Kosovë, janë të pakta” tha ajo për Balkan Insight.

Dega vendore e UNHCR thotë se ka burime të kufizuara për të ndihmuar këtë grup personash, por se insistojnë që të paktën t’iu japing ndihmë ligjore. Ndihma financiare e UNHCR për këta përsona ndali në 2001 për shkak të mungesës së fondeve, thonë atë.

“Disa prej tyre duan të kthehen në Kosovë dhe po konsiderojmë mënyrat për t’iu dhënë banim atje,” shpjegon Tihomir Nikoloviski, Zyrtar Ligjor në UNCHR në Maqedoni.

“Po i ndihmojmë disa të marrin shtetësinë maqedonase, ndërsa kanë vendosur ndërkohë marrëdhenie me popullatën lokale përmes martesave, dhe janë këtu të aftë për këtë,” shton ai.

 

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Subscribe to Our Newsletter