Lajm 24 Nov 15

Dokumentet amerikane tregojnë dështimin e Perëndimit për të parandaluar masakrat e Srebrenicës

Arkiva e Sigurimit Kombëtar në SHBA publikoi dokumente të detajuar në lidhje me mënyrën se si OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar dështoi në marrjen e masave për të parandaluar masakrat e Srebrenicës në korrik 1995.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë
Paqeruajtësit e OKB-së dhe refugjatët në Srebrenicë.

Arkiva e Sigurimit Kombëtar tha se dokumentet e publikuara të hënën treguan se "pasiviteti ndërkombëtar dhe mungesa e mbështetjes për paqeruajtësit ishte ajo që dënoi Srebrenicën 20 vjet më parë".

Ai tha se dokumentet tregonin se mungesa e përgjigjes nga OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar ndaj sulmit fillestar të Ushtrisë Serbe të Bosnjës në “zonën e sigurt” të Srebrenicës, e deklaruar e tillë nga OKB-ja, ishte një nga faktorët kryesorë që mundësuan vrasjen e mijëra burrave dhe djemve boshnjakë në ditët pas rënies së enklavës më 11 korrik 1995.

"Dokumentet që tregojnë gjenocidin e Srebrenicës paraqisnin diçka ndryshe për paqeruajtjen ndërkombëtare dhe një pikë kthese në drejtim të një ndërhyrje më me forcë, duke kulmuar në marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftërave në Ballkan," tha ajo.

Dokumentet tregojnë se edhe pse komandanti i Ushtrisë Serbe të Bosnjës Ratko Mlladiç më 2 korrik kërkoi “t’i nxirrte” paqeruajtësit e OKB-së dhe boshnjakët nga Srebrenica. Brenda një jave u dha urdhër që enklava të zaptohej sepse nuk u has asnjë kundërshtim, sipas Arkivit të Sigurimit Kombëtar.

Ajo gjithashtu tha se ata vërtetojnë se zyrtarë të OKB-së, siç ishte përfaqësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm Yasushi Akashi dhe gjeneralë nga shtetet anëtare të OKB-së, refuzuan të përballeshin me sulmet e serbëve të Bosnjës dhe i rezistuan duke përdorur sulme nga ajri për më shumë se një vit para Srebrenicës.

Dokumentet tregojnë se komanda e OKB-së gjithashtu refuzoi kërkesat e paqeruajtësve holandezë për sulme ajrore më 6 korrik 1995, para se enklava të merrej dhe miratoi vetëm një sulm të vogël më 11 korrik, i cili nuk e ndali Ushtrinë Serbe të Bosnjës.

Pjesë e arsyes për mosveprim, sugjeron dokumenti, është se midis SHBA-së, Britanisë dhe Francës ka pasur ndarje të qarta strategjike mbi çfarë duhet të bënin në lidhje me konfliktin në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Dokumentet vijnë kryesisht nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, edhe pse disa janë nga Universiteti I Mbrojtjes Kombëtare në SHBA, Biblioteka Klinton dhe raporte të parlamentit francez.

Ka gjithashtu edhe plane të serbëve të Bosnjës, si edhe dokumente të OKB-së që tregojnë komunikim nga terreni në qendrat e komandës.

Ato janë pjesë e një libri informuese të hartuar për një konferencë që u mbajt nga Muze Memorial i Holokaustit në SHBA dhe Instituti Global për Drejtësi në Hagë në qershor.

Këtë vit gazetarja Florence Hartmann botoi edhe një libër në të cilin ajo pretendonte se qeveritë amerikanë dhe europiane e dinin që forcat serbe të Bosnjës planifikonin të pushtonin Srebrenicën, por nuk bënë asgjë për të parandaluar këtë.

Hartmann tha për BIRN-in në një intervistë në korrik se hulumtimi i saj ka treguar se zyrtarët francezë, britanikë dhe amerikanë e dinin disa javë para masakrave të Srebrenicës që trupat serbe të Bosnjës planifikonin të sulmonin ‘zonën e sigurt’.

Qeveritë perëndimore vendosën të mos e ndalonin sulmin e serbëve të Bosnjës, por ta përdornin atë për të mbledhur vrull për përpjekjet për paqe të cilat deri atëherë nuk kishin arritur t’i jepnin fund luftës tre-vjeçare, pretendoi ajo.

“Srebrenica pagoi çmimin për paqen,” tha ajo.

Pasi forcat serbe të Bosnjës sulmuan Srebrenicën në korrik 1995, ata vranë më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë dhe dëbuan më shumë se 40,000 gra, fëmijë dhe të moshuar. Krimet janë përkufizuar si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe ato vendase.

Ratko Mlladiç aktualisht është në gjyq në Hagë për gjenocid dhe krime të tjera.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

News 10 Jul 07

Del Ponte Praises Bosnia for 'Good' Cooperation

Analysis 18 Sep 07

Truth Commission Divides Bosnia

News 08 Nov 07

Srebrenica Trial Opens in Bosnia

News 28 Nov 07

Srebrenica Suit Gets Go-ahead

Analysis 10 Dec 07

Hague Court Acquits Serbia of Genocide

Analysis 10 Dec 07

No Consensus on Srebrenica Aid Bid

Investigation 10 Dec 07

JUSTICE REPORT INVESTIGATION: Srebrenica Suspect is an RS Official

News 16 Jan 08

Srebrenica Report Sent to RS Police

Analysis 24 Jan 08

Bosnians Consider Del Ponte Legacy

News 25 Mar 08

Bosnia Victims Urge Montenegro Leader Talks

Background

Srebrenica: Genocide Reconstructed

In July 1995 Srebrenica was shelled and occupied by the Army of Republic of Srpska,VRS, despite being declared a protected area by the United Nations. More than 7,000 people were killed, the victims of genocide.

Ratko Mladic: The Force Behind the Srebrenica Killings

The Bosnian Serb commander’s role in the genocide committed in Srebrenica is described in detail in many indictments and verdicts pronounced before local and international judicial institutions.

The Indictment Against Ratko Mladic

Indictments in 1995 and 2000, further amended in 2002 and 2010, charge the former commander of the Republika Srpska Army with genocide and other crimes.

Ratko Mladic: From Promising Officer to Bloodstained Warlord

When Mladic ordered his army to bomb the people of Sarajevo until they ‘go insane’, he revealed the murderous intentions that would culminate in the Srebrenica massacre.

Subscribe to Our Newsletter