Lajm 08 Nov 12

Dëshmitari: Ushtria Serbe e Bosnjës Ishte e Organizuar Mirë

Prokuroria e Hagës në gjyqin e Ratko Mladicit vazhdoi të prezantojë provat për pikën në aktakuzë që e akuzon ish shefin e ushtrisë serbe të Bosnjës për terrorizim të banorëve të Sarajevës.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Eksperti ushtarak, Richard Phillips, dëshmoi për strukturën e organizuar të Trupave Romanija të Sarajevës së Ushtrisë së Republikës Srpska, që e mbajti qytetin nën rrethim.

Në raportin e tij të ekspertizës, të prezantuar si provë kundër Mladicit, oficeri në pension i inteligjencës Britanike Phillips, i përshkroi Trupat e Romanijës së një njësi ushtarake të organizuar mirë, në të cilën zinxhiri i komandës dhe raportimi funksiononin në mënyrë të shkëlqyer.

Ai shpjegoi se raportet e luftimit për njësitë më të vogla- si togat, kompanitë, dhe batalionet- arrinin cdo ditë në komandat e brigadave rreth Sarajevës, që më pas i kalonin ato në komandën e Trupave.

Sipas gjetjeve të Phillips, urdhërat për aktivitetet e luftimit shkonin nga komanda e Trupave për në drejtimin e kundërt, në të njejtin zinxhir komande dhe deri tek njësitë më të vogla të frontit.

“Këto dokumenta e bëjnë të qartë se kishin një sistem të mirë raportimi lart dhe poshtë zinxhirit komandues. Komanda e Trupave ishte e aftë të shkruantë urdhra kompleks, përfshirë plane të detajuara të zjarrit me artileri, dhe t’ia kalonte zinxhirit komandues”, tha dëshmitari.

Eksperti ushtarak i prokurorisë theksoi se të gjitha brigadat dhe batalionet në Trupat e Romanijës në Sarajeve kishin mortar, dhe se kishin mbështetjen e “artilerisë së grupit të Trupave”.

Si provë që Trupat kishin modifikuar bombat e aeroplanit, që, sipas aktpadisë, u hodhën mbi Sarajevë, Phillips prezantoi urdhërin nga Gjenerali Mladic që Trupave, me kërkesë së komandantit Dragomir Milosevic”, t’i jepeshin 20, 250 kilogram bomba”.

Tribunali i Hagës ka dënuar gjeneralin Milosevic për terrorizim të banorëve të Sarajevës në vitin 1994 dhe 1995 me 29 vite burgim.  Paraardhësi i tij, Stanislav Galic, është dënuar me burgim të përjetshëm për terrorizim të civilëve në Sarajevë deri në vitin 1994.

Mladic akuzohet gjithashtu për gjenocid të kryer në Srebrenicë dhe shtatë komuna të tjerë, dëbim të boshnjakëve dhe kroatëve në Bosnjë, dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Richard Phillips do të vazhdojë të merret në pyetje më 8 nëntor.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Background

Srebrenica: Genocide Reconstructed

In July 1995 Srebrenica was shelled and occupied by the Army of Republic of Srpska,VRS, despite being declared a protected area by the United Nations. More than 7,000 people were killed, the victims of genocide.

War in Bosnia

Key dates and events in the Bosnia war.

Ratko Mladic: The Force Behind the Srebrenica Killings

The Bosnian Serb commander’s role in the genocide committed in Srebrenica is described in detail in many indictments and verdicts pronounced before local and international judicial institutions.

Subscribe to Our Newsletter