Në gjyqin e ish-katër anëtarëve të Forcave të Mbrojtjes Kroate, një dëshmitar i prokurorisë në Bosnjë tha së dëgjoi për përdhunimet, abuzimin seksual dhe vrasjen e një të burgosuri në Dretelj.
Sead Kurtic, ish-anëtar i Forcave Mbrojtëse Kroate, tha së në vitin 1992 ishte magazinier në barakat në Dretelj afër Capljinës, ku pa burrat dhe gratë serbe të burgosura.
“Mendoj së ishin burgosur për shkak të etnisë së tyre”, tha dëshmitari, duke shtuar së dëgjoi nga ushtarë të tjerë se disa të burgosur ishin rrahur.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorisë, dëshmitari tha së dëgjoi gjithashtu për një vrasje në Dretelj, ndërsa njerëzit po flisnin për përdhunimin e burrave dhe abuzimin seksual ndaj grave.
Prokuroria ë Bosnjë dhe Hercegovinës akuzon Ivan Zelenikën, Srecko Hercegun, Edib Buljubasicin, Ivan Medicin dhe Marina Grubisic-Fejzicin për krime ndaj civilëve serbë të Bosnjës, të burgosur në kampin Dretelj në vitin 1992.
Sipas aktpadisë, Zelenika ishte oficer i Forcave të Mbrojtjes Kroate, Hercegu ishte komandant i kampit në Dretelj, Buljubasic ishte zëvendësi i tij, ndërsa Medic dhe Grubisic-Fejzic ishin roje.
Në aktpadi përmendet së të gjithë morën pjesë në torturat dhe se i detyruan të burgosurit të bënin punë të rënda, ndërsa disa persona vdiqën nga abuzimet.
Kurtic dëshmoi se iu besuan çelësat e magazinës dhe një uniformë në Dretelj nga Ivan Pertusic. Ai shtoi së pa Edib Buljubasicin në ndërtesë, por nuk e dinte se çfarë pozitë kishte në atë kohë.
“Srecko Herceg vinte dhe shkonte gjithashtu. Gjithmonë mbante me vete fletore dhe shkruante diçka në to”, tha dëshmitari, duke shtuar së nuk e pa kurrë Hercegun duke dhënë urdhra.
Kurtic e njihte të pandehurën Marina Grubisic nga Capljina, tha ai. E pa në Dretelj, gjithashtu. “Nuk kishte gradë, ishte ushtar si unë”, shpjegoi dëshmitari.
Ai tha së të burgosurit në Dretelj nuk ishin shumë larg nga magazina e tij dhe ishin të mbyllur brenda.
“Iu jepnin ushqim, i linin të dilnin jashtë dhe i mbyllnin prapë brenda, ushtarët ose roja në detyrë”, tha ai, dukë shtuar se nuk e dinte se kush ishte përgjegjës për të ruajtur të burgosurit.
Gjyqi do të vazhdojë më 26 shkurt.
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.