Home Page
English 01 Oct 12

“Dele e Zezë” Kundër Përgjumjes

Ekspozita e piktorit Helidon Haliti, e cila është frymëzuar nga historia e tij personale, ankthet e trazimet, i ka bërë dashamirësit e artit të mblidhen në Galerinë Kombëtare. Ajo ngacmon letargjinë e skenës shqiptare të artit.

Besar Likmeta
BIRN
Autoportrets | Picture courtesy of Helidon Haliti

Gushti është një muaj jo i zakonshëm për ekspozita arti në Tiranë. Rrugët e qytetit që shpesh janë të mbushura me koas dhe shoferë të padisiplinuar bien në qetësi.

Ashtu si qyteti, skena e artit në Tiranë pushon derisa artistët dhe dashamirësit e artit shkojnë në bregdet ose ikin larg në shtëpitë e tyre të pushimit për verim.

Sidoqoftë, ekspozita që Helidon Haliti hapi në mes të gushtit, e quajtur “Delja e Zezë”, mblodhi shumë njerëz dhe bëri mediet të gumëzhijnë.

Kanavacat e gjera të Halitit, të pikturuara me ngjyra të ngrohta dhe figura të thjeshta, të cilat shpesh krijojnë shkëmbime komplekse, rrëfejnë një kërkesë të thellë dhe të ndjerë personale e artistike, nga hapat e tij të parë në ngjyra uji në moshën tetëvjeçare deri në vrasjen e katër protestuesve gjatë trazirave të Janarit të fundit në Tiranë.

Haliti thotë se kur filloi ta konceptualizojë ekspozitën, menjëherë vendosi që të gjithë karakteret do të jenë të lidhur në mënyrë rigoroze me tregimin e tij personal - frika dhe ankthi, smira e sarkazma.

Për të ikur nga vetja si individ, Haliti kaloi muaj i izoluar në studion e tij për të lidhur veten më shumë me alter-egon e tij artistike.

The exhibition 'Black Sheep' has seen a record number of visitors in the GKA | Photo courtesy of Helidon Haliti

“Periudhat kur unë mund të shkoja përtej vetes ishin te pakta, por të mjaftueshme për të sjellë këtë ekspozitë, e cila shqyrton mangësitë e mia dhe keqformimin e një vendi me kufij të imponuar”, tha ai.

Haliti i përket një brezi të ri të piktorëve bashkëkohorë  Shqipëtar që u diplomuan përgjatë viteve nëntëdhjetë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë pas rënies së regjimit komunist, i cili për gati gjysmë shekulli kishte imponuar estetikën Sociorealiste me një grusht të hekurt.   

Pas diplomimit, si shumë artistë të brezit të tij, Haliti u zhvendos në Athinë, ku hulumtoi zhanre dhe teknika të ndryshme.

Drama e emigrimit dhe vuajtja shpirtërore si një emigrant janë të reflektuara në disa cikle piktoriale si: “Këmbët”, Pëllumbi”, “Shpella” dhe “Adami dhe Eva”.

“Delja e zezë” është ekspozita e parë e artistit në Galerinë Kombëtare të Arteve, GKA, dhe përfaqëson punën e tri viteve të fundit, periudhën pas kthimit të tij në Shqipëri, e cila, edhe pse e përcaktuar shpesh nga një zymtësi personale, prodhoi një grup punësh me ngjyra të hareshme.
 
“Tani që e shoh ekspozitën si një spektator jam i habitur nga harmonia e të kundërtave, kontradiktat në dritë, hija dhe forma, ndërmjet ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta”, tha Haliti.

“Konvertimi që ka ndodhur brenda meje arrin një shprehje pothuajse të gëzueshme në tablo, që nuk mund ta shpjegoj por që më kënaq shumë”, shtoi ai.

'Black Sheep" is Helidon Haliti's first exhibition in the National Gallery of Arts | Photo courtesy of Helidon Haliti

Që kur ekspozita u hap më 16 Gusht, ka pranuar më shumë se 2500 vizitorë, një rekord për GKA-në sivjet.

Vepra kryesore ekspozitës është një pickture e madhe, gati tetë metra e gjatë, e titulluar “Dielli dhe Rrëketë,” mbas një poeme të babait të tij, poetit disident, Faslli Haliti.

 

Poema e shkruar në vitin 1972, përdor një kritikë të mprehtë për të vënë në kontrast  propagandën e regjimit komunist me realitetin e varfëruar në të cilin jetonin shumë shqiptarë.

Pas publikimit të poemës Haliti ishte ngacmuar nga nomenklatura e atëhershme letrare, i ishte ndaluar publikimi dhe ishte dërguar të punonte si punëtor krahu për një dekadë, së pari në një fermë kolektive, dhe pas katër vitesh, në gërmim kanalesh.

Helidoni thotë që piktura e tij nuk është rikrijim i poemës së babait, por më shumë hulumton impaktin që kjo poemë kishte në familjen e tyre, sakrificat e babait të tij, nëse ia kishin vlejtur apo jo. “Nganjëherë në art merr goditje më të mëdha sesa ajo që jep”, tha Haliti për poemën e babait të tij.

Ekspozita e Halitit përfshinë rreth njëzet vepra, me figura të thjeshta, simbolet e të cilave janë trajtuar me ngjyra të ngrohta, të cilat i bëjnë me lehtësi të deshifrueshme.

“Bota është shumë e lodhur, ka shumë plagë...kjo është arsyeja pse simbolet janë të thjeshta,” thotë Helidoni, duke parafrazuar një nga poemat e babait të tij. “Mllefi, dhimbja dhe problemet të përziera me ngjyra shihen më lehtë”, shtoi ai.

E vetmja pikturë në ekspozitën e Halitit që nuk është frymëzuar drejtpërsëdrejti nga jeta e tij, “21 J” i referohet protestës se përgjakshme të opozitës në Tiranë në Janar 2011, ku katër protestues u qëlluan për vdekje nga Garda Republikane dhe shumë të tjerë u plagosën.

Haliti thotë që vendosi ta përfshinte këtë pikturë në ekspozitë në momentin e fundit, ndërsa ishte duke i bartur pikturat nga studioja w tij në Galerinë Kombëtare të Arteve.

“Ndërsa ecja me një shok [në bulevard] shkela në disa pllaka, dhe mu venit qe mbi këto pllaka ishte derdhur gjak” kujton Haliti. “Kështu që vendosa ta shfaqë atë dhe nuk ka kurrfarë misteri se kujt   i referohet piktura”, shtoi ai.

Tabloja të lë përshtypjen e një lumi me gjak që gati del nga korniza me një kokë vigjilente të një këndei që shërben si kundrapunt.

Piktori mban mend të ketë parë vdekjen e protestuesve drejtpërsëdrejti në televizor, ndërsa ishte në një drekë gjate nje kolonie artistësh në Liqenin e Ohrit, dhe ishte shokuar nga ajo çfarë kishte ndodhur.

“Isha totalisht i tmerruar, i shokuar  nga fakti që shumë  nga kolegët e mi i miratonin vrasjet”, kujton Haliti.

“U ngacmova aq shumë saqë s’mundja ta tejkaloja pa reaguar”, tha  ai, duke shtuar: “Piktura më shumë është e imponuar sesa e frymëzuar.”

Ky artikull është financuar nga projekti BICCED, dhe përkrahur nga Programi Kulturor i Zvicerian.

 

blog comments powered by Disqus

Culture Policy Focus

visionaries-plan-savamala-s-revival-as-art-quarter
03 Jun 13

Visionaries Plan Savamala’s Revival as Art Quarter

It may be a transit zone for truck drivers right now but Savamala was once the beating heart of Belgrade - and will be once again if a group of artists have their way.

18 Mar 13

Diagnosing Kosovo

Blog

/en/file/show//Images/Images.New/Bloggers/Harald-Schenker-thumb.jpg
21 May 13

Esma: The Demise of a Legend

Is everybody in? The ceremony is about to begin…