Lajm 15 Nov 12

Deklaratë si Jofajtor për Krimet në Ovcara

Petar Ciric, ish-anëtari i njësisë vullnetare serbe, deklaroi se është i pafajshëm për krimet e luftës të kryera në fermën Ovcara, afër qytetit Kroat të Vukovarit, në vitin 1991.

Marija Ristic
BIRN
Beograd
Petar Ciric, në fillim të konfliktit të viteve 1990. I Photo nga Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës në Serbi

Ish-anëtari i Mbrojtjes Territoriale në qytetin e Vukovarit, Petar Ciric, i njohur gjithashtu si Pero Cigan, u paraqit të enjten për herë të parë para Gjykatës Speciale të Beogradit.

Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi e akuzoi më 25 tetor se ka marrë pjesë në vrasjen e të paktën 193 të burgosurve të luftës më 21 nëntor, 1991, në fermën Ovcara.

“I akuzuari ishte i përfshirë në një fushatë abuzimi ndaj të burgosurve, që u detyruan të vraponin mes dy rreshtave me ushtarë për të arritur në hangar. Ai po qëndronte në një nga rreshtat, dhe shkelmoi dhe goditi të burgosurit ndërsa kalonin, duke iu shkaktuar lëndime serioze”, tha Dejan Knezevic, prokurori në rast, duke shpjeguar aktpadinë.

Pasi të burgosurit ishin vënë në listë dhe ndarë në grupe, secili grup kishte hipur në kamion dhe transportuar në Grabovoc, afërsisht 1 kilometër larg Ovcarës.

Prokurori tha se Ciric ishte pjesë e skuadrës së ekzekutimit në Grabovo, ku të burgosurit u vunë në rresht dhe qëlluan.

“Gjatë kthimit nga Ovcara për në Grabovo, i akuzuar mori pjesë edhe në ekzekutimin e grupit të mbetur të rreth dhjetë të burgosurve, që u vranë përballë hangarit”, shtoi Knezevic.

Në përgjigje ndaj fjalëve hyrëse të prokurorisë, Petar Ciric deklaroi se është i pafajshëm.

Ciric tha se ishte anëtar i njësive vullnetare serbe të përfshira në zonën e Vukovarit, veçanërisht zonën e Petrova Gorës, por se nuk kishte qenë kurrë në Ovcara dhe se deri më sot, nuk e di se ku ndodhet ferma.

Pas rënies së qytetit kroat të Vukovarit, më 19 nëntor 1991, qindra të burgosur u vranë në fermën afër Ovcarës.

Vukovari ishte qyteti i parë në Evropë që u shkatërrua nga luftimet pas fundit të Luftës Së Dytë Botërore.

Në vitin 1991, Armata Popullore Jugosllave, JNA, dhe njësitë paramilitare serbe rrethuan qytetin kroat të Vukovarit pas deklarimit nga Kroacia të pavarësisë nga Jugosllavia.

Rreth 7 000 predha u hodhën çdo ditë në qytet, gjatë një rrethimi tremujor, që shkatërroi rreth 85% të ndërtesave.

Më shumë se 3 000 persona u vranë, ndërsa mijëra joserbë u dëbuan.

Vukovari mbeti nën kontrollin serb deri në 1995. Pas Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, që përfundoi luftës në Bosnjë, Marrëveshja e ashtuquajtur Erdut, e vuri Vukovarin nën administratën e OKB-së për dy vite para se qyteti të riintegrohej në Kroaci, në vitin 1998.

Ky është rasti i katërt që gjyqësori serb po gjykon për krime të kryera në fermën Ovcara. Në gjyqet e mëparshme 15 persona janë shpallur fajtorë për krime lufte dhe dënuar me një total 207 vitesh burgim.

Për krimet në fermën e Ovcarës, Tribunali i Hagës dënoi Mile Mrksicin dhe Veselin Sljivancanin, të dy kolonelë të Armatës Popullore Jugosllave, me 20 dhe 10 vjet burgim, secili.

Gjyqi do të vazhdojë më 3 dhjetor.



 

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter