Lajm 17 May 12

Cdo i Pestë nga Emigrantët e Malit të Zi u Arratis nga Luftërat

Gjatë luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë, Mali i Zi prit numrin më të madh të emigrantëve, tregon Zyra për Statistika në Mal të Zi, MONSTAT.

Milena Milosevic
BIRN
Podgoricë

Në 50 vitet e fundit, vitet 1990-të ishin dekada ku pati më shumë emigrantë, rreth 42,000 erdhën në vend, lexon rezultati i censusit të vitit 2001 për migrimin e popullsisë, i publikuar nga MOSTAT-i.

Migrimi arriti pikën më të lartë në shpërthimin e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 1992, dhe pastaj përsëri gjatë konfliktit në Kosovë, i cili kulmoi me bombardimin e NATO-s të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, në vitin 1999.

Në këto dy periudha, rreth 17,000 emigrantë erdhën në vend.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se 20 për qind të popullatës së përgjithshme të Malit të Zi janë të ardhur nga vende të tjera.

Të pyetur, emigrantët shumica thonë se lëvizën në Mal të zi për “arsye familjare”. Shtatëmbëdhjetë për qind e tyre, sidoqoftë, erdhën për t’iu shpëtuar luftërave.

Rezultatet e MOSTAT-it tregojnë se më pak se një e treta e emigrantëve që u vendosën në vend nuk kanë nënshtetësi malazeze, edhe pse 8 për qind e tyre janë në procedura për ta marrë.

Censusi i popullatës u bë prillin e shkuar. Mbuloi të gjithë qytetarët malazezë dhe të huaj si the personat pa shtet, me rezidencë të përhershme, ose të përkohshme, në Mal të Zi.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Subscribe to Our Newsletter