Gjykata në Beograd ka dënuar shtatë anëtarë të njësisë paramilitare “Çetnikët e Simës” me gjithsej 73 vjet burgim për vrasjen e 28 civilëve, përfshirë fëmijë, në Zvornik të Bosnjës.
Gjykata Speciale në Beograd dënoi të premten Zoran Stojanovicin dhe Zoran Djurdjevicin me 20 vjet burgim, Tomislav Gavricin dhe Zoran Alicin me 10 vjet, Djordje Sevicin dhe Dragana Djekicin me pesë vjet dhe Damir Bogdanovicin me dy vjet burgim për vrasjen e 28 civilëve romë, përdhunimin dhe torturimin e tre grave rome dhe shkatërrimin e një xhamie në fshatin Skocic.
“Duke shkatërruar [xhaminë], ata kryen një shkatërrim në masë të gjerë të pronës. Menjëherë pas këtij veprimi të pakuptimtë, shkuan në lagjen rome Skocic, ku vazhduan të kryejnë krime që treguan mungesë njerëzie”, tha gjyqtari kryesues Rastko Popovic.
Popovic tha se në vitin 1992, të pandehurit vranë 27 civilë romë në Skocic dhe i hodhën në humnerë dhe pastaj hodhën granatë dore. Civili tjetër u vra në një kopsht në fshat.
Tre gratë rome u përdhunuan vazhdimisht kur u mbajtën nën arrest shtëpiak në fshatin Malesic, mes qershorit dhe dhjetorit 1992.
“Ato u përdhunuan çdo ditë, u rrahën në pjesë të ndryshme të trupit dhe u detyruan të bënin punë të rënda. E gjithë kjo u bë sepse i përkisnin një etnie tjetër”, tha Popovic.
Zëvendësprokurori për krime lufte në Serbi, Bruno Vekaric, tha se pavarësisht dënimeve, nuk mund të thoshte se është i kënaqur se drejtësia është vënë në vend.
“Kur dëgjon se çfarë krime janë kryer është e vështirë të shprehësh kënaqësi, veçanërisht kur dëgjon se dikush vrau fëmijë të moshave nga dy deri në 12-vjeçare, gra shtatzëna dhe 20 persona të tjerë”, tha Vekaric për gazetarët, jashtë gjykatës.
Ky është rasti i pestë që është lansuar nga prokurori special i Serbisë për sulmet në Zvornik, ku janë kryer disa nga krimet më brutale të luftës në Bosnjë, gjatë viteve 1992-95.
Pas Zvornikut, qyteti mbi lumin Drina afër kufirit me Serbinë, u pushtua në maj të vitit 1992 dhe “Tigrat e Arkanit”, një njësi paramilitare serbe dëboi shumicën e popullatës joserbe.
“Tigrat e Arkanit” dyshen se kanë bashkëpunuar ngushtë me paramilitarët e Vojislav Seseljit, lideri i Partisë Radikale Serbe që po përballet me gjyqin për krime lufte në Hagë. Dy grupet paramilitare sulmuan qytetet në Bosnjë dhe Kroaci, me ndihmën e Armatës Jugosllave.
Mbetet ende e paqartë nën komandën e kujt vepruan “Çetnikët e Simës”, duke qenë se dëshmitarët në gjyq kanë thënë se njësia merrte urdhra nga selia e Partisë Radikale Serbe.
Sidoqoftë, Seselji ka mohuar se kishte kontroll mbi njësinë në Zvornik, duke akuzuar Arkanin (Zeljko Raznatovic) i cili vdiq në një përplasje mes mafias në vitin 2000, se ka pasur përgjegjësi komanduese.
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.