Home Page
МакедонскиEnglish 01 Oct 12

Bullgarët ndryshojnë dorëshkrimin maqedonas

Si duket një muze belg duket se i është nënshtruar presionit bullgar për të hequr fjalën ‘maqedonas’ nga emri i një ekspozite të dorëshkrimeve mesjetare.

Aneta Risteska
BIRN Shkup
 

Informata për ekspozitën e dorëshkrimeve antike të quajtur “Njëmijë vjet traditë shkrimi në Maqedoni,” e cila së shpejti do të hapet në Muzeun Mbretëror Mariemont në Belgjikë ka bërë shumë bujë tek fqinji i Maqedonisë – Bullgaria dhe ka nxitur një diskutim të pahijshëm lidhur me emrin e saj.

Ditën e fundit të gushtit, shpallja që paralajmëronte këtë ekspozitë u hoq në mënyrë të mistershme nga web-faqja e Muzeut Mbretëror.

Fakt interesant është se para largimit të shpalljes nga web-faqja, u vendos informata për mbajtjen e një tjetër ekspozite të quajtur “Traditat e shkrimit”.

Ndryshimet shkaktuan turbullira në Maqedoni, edhe pse deri tani autoritet nuk e kanë sqaruar se a do të vazhdojnë ta përkrahin këtë ekspozitë nëse asaj i hiqet emri për të cilin janë pajtuar.

Kundërthëniet filluan kur disa historianë bullgarë dhe disa deputetë të Parlamentit Evropian e dënuan ekspozitën e planifikuar në Belgjikë si falsifikim dhe kërkuan që ajo të anulohet nëse nuk i ndryshohet titulli.

“Nuk ka dorëshkrime maqedonase që datojnë në shekujt X dhe XIX,” sepse “kombi dhe gjuha maqedonase janë formuar në vitin 1944 dhe asgjë nuk mund të lidhet me historinë maqedonase para kësaj periudhe,” tha për agjencinë bullgare të lajmeve Focus Bozidar Dimitrov, Drejtor i Muzeut Kombëtar në Sofje.

Ky historian kontrovers flet për një nocion jo të pazakontë në Bullgari, sipas së cilit Maqedonia përbën një konstruksion artificial të Jugosllavisë komuniste.

“Më vjen keq për kolegët e mi në Muzeun Kombëtar në Bruksel ku do të mbahet ekspozita,” tha ai.

Nuk e di nëse ka kush t’u thotë se termi ‘Dorëshkrimet mesjetare maqedonase’ është fare i pakuptimtë,” shtoi Dimitrovi.

Dimitrovi tha se nuk ekzistojnë dorëshkrime mesjetare maqedonase, por vetëm dorëshkrime bullgare, serbe dhe greke.

Historiani bullgar Plamen Pavlov pajtohet me Dimitrovin dhe thotë se maqedonasit i kanë mashtruar belgët.

Deputeti bullgar i Parlamentit Evropian Andrey Kovachev, udhëheqës i delegacionit bullgar në grupin e Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, shkoi edhe më larg se kaq.

Ai i kontaktoi autoritetet belge dhe kërkoi nga ta që të anulojnë ekspozitën, për të parandaluar ‘manipulimin’ e asaj që ai vlerëson se janë ‘fakte shkencore’ mbi natyrën bullgare të këtyre dorëshkrimeve.

“Unë ia sqarova shefit të Muzeut se është shkencërisht e pasaktë për muzeun që t’i eksponojë këto dorëshkrime si maqedonase,” tha ai.

“Përveç kësaj, unë veç e kam informuar Belgjikën se nuk do duhej të lejojmë që dorëshkrimet të shfrytëzohen për provokime dhe manipulim të fakteve dhe të dhënave shkencore. Pres që Brukseli të përgjigjet sa më shpejt që të jetë e mundur,” shtoi Kovachevi.

Kovachev tha se ai nuk insiston që ekspozita të anulohet.

  Thesari i nisur për Belgjikë:
 


39 dorëshkrimet e restauruara që janë të shkruara në alfabet cirilik dhe glagolik dhe datojnë në shekullin X dhe XIX, janë duke u përgatitur për transportim në Belgjikë më 9 tetor.


Është hera e parë që Maqedonia ka organizuar një ekspozitë të tillë jashtë territorit të saj.  


Biblioteka Kombëtare dhe Universitare, Arkivi kombëtar, Instituti për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzetë e Ohrit dhe Bitolës kanë kontribuar në këtë angazhim.


Mihajlo Georgievski, specialist i literaturës mesjetare të krishterë e ka kryer përzgjedhjen finale.
 
Mes këtyre dorëshkrimeve janë ungjilli Asemanii dhe ungjilli Zografski, të shekullit X, Sinai Psalter, Sinai Euchologium, dorëshkrime glagolike të Ohrit nga shekulli XI dhe dorëshkrime tjera të shekullit XII.


Disa nga këto dorëshkrime do të eksponohen si kopje, ngase origjinalet janë në Moskë dhe në Bibliotekën e Vatikanit.  


Të gjitha ato që datojnë nga shekulli XIII deri në shekullin XIX, siç janë ungjilli Lenten Triodion dhe Kratovo, do të jenë origjinale.

.

“If the manuscripts are correctly presented, the exhibition can be a model for a common representation of the shared history of the Republic of Bulgaria and Republic of Macedonia," he said.

He maintained that if Macedonia complied, it would be a sign that the country was taking its EU membership hopes seriously.

It would show it had “met the recommendations of the European Parliament since the last report on country’s progress towards EU membership”.

Focus news agency then reported on August 29 that the Belgian museum had assured Kovachev that the word "Macedonian" woud not feature in the name of the exhibition.

The apparent change of plan is an embarrassment for the Macedonian National and St Clement of Ohrid University Library, which planned the exhibition in cooperation with Vallon Brussels International, the Mariemont Royal Museum and the Macedonian embassy in Belgium.

The goal was to present the Slavic written cultural and historical tradition through Slavic Christian monuments from 10th to 19th century that contain Glagolitic and Cyrillic enscriptions.

Representatives of the Macedonian side have maintained that there will be no cancellation, delay or intervention regarding the name of the exhibition and have refused to comment on the Bulgarian complaints.

 

“Nëse dorëshkrimet do të paraqiten si duhet, kjo ekspozitë mund të jetë model për përfaqësim të përbashkët të historisë së përbashkët të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë,” tha ai.

Ai thotë se nëse Maqedonia pajtohet me këtë, kjo do të ishte një shenjë se ky shtet e ka marrë me seriozitetin e duhur çështjen e anëtarësimit në BE.

Kjo do të tregonte se ajo “ka vepruar në pajtim me rekomandimet e Parlamentit Evropian që nga raporti i fundit i progresit drejt anëtarësimit të vendit në BE.”

Agjencia e lajmeve Focus më pas raportoi më 29 gusht se muzeu belg e kishte siguruar Kovachevin se fjala ‘maqedonase’ nuk do të gjendej në titullin e kësaj ekspozite.

Ndryshimi i këtij plani është fyes për Bibliotekën Kombëtare dhe Bibliotekën e Universitetit ‘Shën Klementi i Ohrit’ të cilat planifikuan këtë ekspozitë në bashkëpunim me Vallon Brussels International, Muzeun Kombëtar Mariemont dhe Ambasadën Maqedonase në Belgjikë.

Synimi ishte që të paraqitet tradita e shkrimeve kulturore dhe historike sllave përmes monumenteve të sllavëve të krishterë që datojnë nga shekujt X deri XIX e të cilat përmbajnë shkrime glagolike dhe cirilike.

Përfaqësues maqedonas kanë vazhduar të thonë se nuk do të ketë anulim, shtyrje apo intervenim sa i përket emrit të ekspozitës dhe kanë refuzuar çfarëdo komenti lidhur me ankesat bullgare.

Ata thonë se për këtë pozitë shumë moti është arritur pajtimi me Vallon Brussels International dhe me Muzeun Mbretëror.

Dy ekspertë të historisë sllave nga Belgjika dhe një nga Zvicra i kanë studiuar dorëshkrimet më parë dhe një javë pas këtij studimi i kanë dorëzuar raportet e tyre me të cilat ia kanë dhënë dritën e gjelbër organizimit të kësaj ekspozite.

“Detyrë e jona është jo vetëm kujdesi për trashëgiminë kulturore të vendit por edhe paraqitja e saj,” tha Drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, Mile Boseski.

“Nëse nuk do ta kishim pëlqimin e Brukselit, ne nuk do ta shpallnim datën e hapjes së ekspozitës, apo jo?” pyeti ai.

“Dhe po të kishte çfarëdo ndryshimi sa i përket titullit të ekspozitës, a nuk do të na lajmëronte Belgjika dhe jo nga Bullgaria?”

Ai tha se ata veç ishin duke punuar në përcjelljen e posterëve dhe katalogëve për këtë ekspozitë.

“Dorëshkrimet që do të eksponohen duhet të bartin emrin ‘maqedonas’, ngase ato vijnë nga territori i Maqedonisë dhe shprehin tipare gjuhësore të gjuhës sllave të Kishës Maqedonase dhe dialekteve maqedonase,” deklaroi Instituti për Gjuhën Maqedonase në Shkup.

Ky institut thotë se për më shumë se një gjysmë shekulli një sërë institucionesh shkencore dhe kulturore në Maqedoni janë marrë me studimin e dorëshkrimeve mesjetare dhe se ato gjithnjë kanë shfrytëzuar mbiemrin ‘maqedonas’ si përcaktues.

Historianët maqedonas thonë se mohimi i identitetit maqedonas është gjë e zakonshme për disa kolegë të tyre dhe politikanë nga Bullgaria, megjithëse jo për të gjithë ata.

Historiani maqedonas Ilija Velev thotë se reagimet bullgare kanë konotacion tërësisht politik dhe nuk meritojnë shumë vëmendje, në veçanti pasi që nuk rrjedhin nga ekspertë të respektuar të fushës përkatëse.

“Trashëgimia e dorëshkrimeve maqedonase është plotësisht e njohur në studimet sllave,” tha Velev.

“Dimitrov dhe Pavlov... veprojnë si mercenarë politikë... dhe nuk merren seriozisht as në Bullgari,” tha ai.

“Ajo që është me rëndësi është fakti se nuk ka pasur ndonjë reagim të tillë nga komuniteti [më i gjerë] shkencor bullgar, i cili nuk i quan dorëshkrimet tona mesjetare ‘maqedonase’ por ‘bullgare’ apo ‘sllave të vjetra’, por e pranon se ato i përkasin Maqedonisë,” sqaroi Velev.

“Askush nuk mund të fshijë asgjë që është verifikuar dhe përcaktuar se i përket trashëgimisë kulturore maqedonase. Ne nuk duhet të brengosemi për këtë,” vazhdoi ai.

Autori i ekspozitës, Profesori Mihajlo Georgievski, pajtohet se reagimet e tilla nga individë të caktuar në Bullgari kanë mundur të priten.

“Çka mund të prisni nga një mjedis që vazhdimisht ua mohon kulturën, kombësinë, identitetin e çdo gjë tjetër?” pyeti ai gjatë një interviste për portalin MKD.

“Ajo që atyre u dhemb është fakti se dorëshkrimet më të vjetra janë me origjinë nga Maqedonia dhe janë të regjistruara [në muze botërore] si dorëshkrime nga Maqedonia apo me origjinë maqedonase,” shtoi Georgievski.

Edhe pse Shkupi dhe Sofja kanë marrëdhënie të mira politike, ato kanë qëndrime të kundërta sa i përket të kaluarës dhe të tashmes, të cilat rregullisht shkaktojnë tensione mes tyre.

Shkupi pretendon se në Bullgarinë perëndimore ekziston një pakicë e konsiderueshme etnike maqedonase, ndërsa Sofia insiston se këta njerëz janë të gjithë bullgarë. Në anën tjetër, Sofja zyrtare ankohet se bullgarët në Maqedoni janë viktima të represionit.

Edhe pse Bullgaria ishte një nga shtetet e para që njohu Maqedoninë pas shpalljes së pavarësisë nga Jugosllavia në vitin 1991, ajo kurrë nuk e ka pranuar ekzistimin e kombit dhe gjuhës maqedonase si të ndryshme prej asaj bullgare.

Më herët këtë vit një film ende i papublikuar maqedonas i quajtur ‘Gjysmëloja e tretë,’ që bën fjalë për një histori dashurie në kohën e shkatërrimit të komunitetit çifut në Maqedoninë e okupuar nga Bullgaria, shkaktoi edhe një tjetër kacafytje ndërkufitare.

Georgievski theksoi se dorëshkrimet që duhet eksponuar kryesisht datojnë nga shekujt X deri XII, ndërsa ka edhe të tjera të shekujve XIII deri XIX.

“Këto janë versione origjinale që mbahen në institucione maqedonase. Këto dorëshkrime janë me origjinë nga Maqedonia, mbahen në Maqedoni dhe natyrisht kanë tipare linguistike të vendit ku janë krijuar... politika nuk do duhej të ndërhyjë në shkencë,” shtoi Georgievski.

Ky artikull është financuar përmes projektit BICCED, të përkrahur nga Programi Kulturor Zviceran .

blog comments powered by Disqus

Culture Policy Focus

visionaries-plan-savamala-s-revival-as-art-quarter
03 Jun 13

Visionaries Plan Savamala’s Revival as Art Quarter

It may be a transit zone for truck drivers right now but Savamala was once the beating heart of Belgrade - and will be once again if a group of artists have their way.

18 Mar 13

Diagnosing Kosovo

Blog

/en/file/show//Images/Images.New/Bloggers/Harald-Schenker-thumb.jpg
21 May 13

Esma: The Demise of a Legend

Is everybody in? The ceremony is about to begin…