Dëshmitarja e parë për prokurorinë në gjyqin e Slobodan Grujicit për krime të kryera në Zvornik, në vitin 1992, tha se dëgjoi se i pandehuri i kishte vrarë bashkëshortin.
Më 26 prill 1992, Pasa Memisevic u largua nga fshati në Motovo, afër qytetit të Zvornikut, me dy fëmijët, sepse druhej për sigurinë e tyre, ndërsa bashkëshorti qëndroi pas.
Ajo tha se nuk dëgjoi asgjë për bashkëshortin e saj deri në qershor të 1992, kur takoi 14-vjeçarin Safet Subasic në Tuzla, i cili i tregoi për fatin e bashkëshortit të saj.
“Subasic më tha se në 10 maj, ai dhe disa persona të tjerë ishin kapur në fshatin Zmajevac dhe se Grujici, i cili ishte fqinji ynë, ua lidhi duart dhe pastaj i vrau të gjithë, përveç Subasicit, i cili arriti të arratisej”, tha dëshmitari.
Sipas aktpadisë, më 10 maj 1992, Grujic, ish-ushtar serb i Bosnjës, mori pjesë bashkë me disa persona të tjerë në burgosjen dhe vrasjen e dhjetë civilëve boshnjakë në komunën e Zvornikut.
Avokati i të pandehurit, Dragan Gotovac, tha se Memisevic më parë i tha Zyrës së Prokurorisë në Tuzla se Grujici ishte i shoqëruar me ushtarë të tjerë dhe se nuk ishte Grujici ai që e kreu vrasjen.
Dëshmitarja u përgjigj se kishte ushtarë të tjerë prezentë, porse Subasic u kishte thënë se Grujici ishte ai që vrau burrat.
Memisevici tha se i gjeti eshtrat e bashkëshortit të saj në vitin 1997 në një varrezë në fshatin Pandurica, afër Zvornikut, dhe se kishte edhe nëntë ose dhjetë trupa të tjerë gjithashtu.
Gjyqi do të vazhdojë më 16 maj 2012.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.