Lajm 28 Nov 12

BE-ja Kritikon Reagimet e Kosovës për Rigjykimin e Rastit Klecka

Pas dënimit nga qeveria e Kosovës për paraburgimin e Fatmir Limajt, BE-ja thotë se ndërhyrja politike në proceset gjyqësore është e papranueshme.

Edona Peci
BIRN
Prishtinë

Sipas Michael Mann, kryezëdhënësi i përfaqësues së lartë të BE-së, Catherine Ashton, ndërhyhrja e tanishme politike në proceset gjyqësore në Kosovë është e papranueshme.

“EULEX-i [Misioni i BE-së për Rendin e Ligjit në Kosovë] u ftua nga autoritetet e Kosovës për të ndihmuar Kosovën dhe presim që autoritet në Kosovë do të mbështesin EULEX-in në punën e tij” tha Mann të martën.

“EULEX-i dhe stafi i tërë i tij, në vecanti gjyqtarët dhe prokurorët, kanë mbështetjen e plotë të njëzet e shtatë shteteve anëtare të BE-së” shtoi ai.

Deklarata vjen pasi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, përshkroi burgosjen e të shtunës sënish komandantit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, UCK, si akt tinëzar të EULEX-it. “kjo nuk është e drejtë! Kjo është e papranueshme! Kjo është e turpshme! Kjo nuk është drejtësi, kjo është mungesë dinjiteti”, tha Thaci.

Limaj i cili është tani nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe tre ish luftëtarët e tjerë të UCK-së, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, dhe Naser Shala, u burgosën pasi i ashtuquajturi rasti Klecka u dërgua për rigjykim më 20 nëntor.

Duke iu përgjigjur akuzave të Thacit EULEX-it lëshoi një deklaratë që thoshte se “nuk kishte asgjë sekrete për këto veprime”.

“Qëllimi i prokuorisë për të kërkuar për paraburgim të katër të pandehurve në rastin Klecka nuk ishte sekret. Qëllimi u bë publik të martën gjatë seacës në Gjykatën Supreme. Ishte një seancë dëgjimore e hapur për publikun” lexohet në deklaratë.

Ish ushtarët e Limajt nga brigada e 121-të “Kumanova” e UCK-së ndërprenë inagurimin e seksionit të autostradës që lidh vendin me Shqipërinë. Inagurimi ishte planifikuar për t’u mbajtur në të njejtën kohë me festimet për 100 vjetorin e pavaarësisë së Shqipërisë.
“Sot Kosova nuk do të festojë deri sa të lirohen shokët tanë” po bërtisnin veteranët e mbledhur.

Helikotperi në të cilin flturuonte kryeminstri i Shqipërisë Sali Berisha për në ceremoni u kthye mbrapsht ndërsa homologu Kosovar Hashim Thaci nuk u paraqit sic ishte planifikuar fillimisht.

Katër burrat u liruan më 2 maj nga të gjitha akuzat për torturim dhe vrasje të civilëve serbë dhe shqiptarë dhe të burgosurve të luftës serbë në burgun në fshatin në Kosovën jugore Kleckë në vitin 1999.

Pothuajse të gjitha akuzat ishin të bazuara në dëshminë e Agim Zogajt, i njohur si Dëshmitari X, që u vetëvra shtatorin e shkuar në Gjermani, para se të fillonte gjyqi i parë.

Zogaj ishte roje burgu në Kleckë dhe ditari I tij për ngjarjet në Kleckë ishte kyc për rastin e prokurorisë më 21 mars, gjykata vendosi se dëshmia dhe ditaret e tij ishin të papranueshme.

Sidoqoftë, javën e shkuar, gjyqtari i EULEX-it, Gerrit-Marc Sprenger, e rrëzoi vendimin duke i bërë dëshmitë e Zogajt të pranueshme, që ishte një nga arsyet për paraburgimin e katër ish anëtarëve të UCK-së.

“Në atë kohë kur provat ishin të prapranueshme, nuk ekzistonte frika se provat mund të ndryshoheshin. Tani që provat e Agim Zogajt janë të pranueshme, gjykata vendosi se ndryshimi i provave për të ndryshuar dëshmitë e Agim Zogajt është i mundshëm. Prandimi i provave të Agim Zogajt rrit gjithashtu rrezikun për arratisje sipas arsyeve të dhëna nga gjyqtari kryesues” thuhej në deklaratën e EULEX-it.

Ndryshe nga Kosova, Serbia e përshëndeti arrestimin, që akuzon Limajn dhe anëtarët e tjerë të UCK-së për trafikim të organeve në Kosovë dhe Shqipëri gjatë vitit 1999.

“Kërkojmë që te gjithë autorët e krimeve të luftës të sillen para drejtësisë dhe kujtojmë se familjet e më shumë se mijera jo-shqiptarëvë janë vrarë në vitin 1999 dhe po presin ende për drejtësi” tha zyra serbe për Kosovën dhe Metohinë.

Limaj u përball me akuza për krime lufte edhe në Tribunalin e Hagës, ICTY.

Akuzohej bashkë me Isak Musliun dhe Haradin Balën për krime lufte ndaj serbëve dhe shqiptarëve që dyshoheshin se kanë bashkëpunuar me Serbinë gjatë luftës në Kosovë.
Në nëntor të vitit 2005, Tribunali i Hagës e liroi dhe u kthye në atdhe i pritur si hero.

Më 16 nëntor të këtij viti, EULEX-i e paditi Limajn për krim të organizuar dhe korrupsion gjatë kohës kur ishte Ministër i Transporteve mes viteve 2008 dhe 2010.

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter