Në gjyqin e gjashtë ish-anëtarëve të Ushtrisë Boshnjake, për vrasjet në fshatin Trusinë, afër Konjicit, prokurori tha se prokuroria ka bërë një marrëveshje për betimin e Rasema “Zolja” Handanovicit.
Prokurorja Vesna Budimir i tha gjykatës në Bosnje se, si pjesë e marrëveshjes për betimin e saj, Handanovic do të dëshmojë të premten, më 16 mars, në gjyqin e Mensur Memicit, Dzevad Salcinit, Senad Hakalovicit, Nedzad Hodzicit, Nihad Bojadzicit dhe Zulfikar Alispagos.
Gjykata do të marrë një vendim për mocionin deri në fund të javës.
Handanovic, ish-anëtare e Batalionit me Qëllime Speciale “Zulfikari”, dyshohet se ka vrarë tre civilë kroatë dhe tre ushtarë të Këshillit të Mbrojtjes Kroate, të cilët u dorëzuan në fshatin Trusina,më 16 prill 1993.
Handanovic u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara për në Bosnjë, në fund të dhjetori të vitit të shkuar, ku dhe po mbahet në paraburgim.
Para diskutimit rreth dëshmisë së Hadanovicit, Ivan Sagolj, dëshmitar i prokurorisë, dëshmoi para gjykatës se u arratis nga Trusina gjatë sulmit të 16 prillit 1993.
Sagolj, ish-kryetar i brigadës Herceg-Stjepan të Këshillit të Mbrojtjes Kroate, tha se mori vesh rreth masakrës në Trusinë, ditën pas sulmit.
“Smiljko Kreson e vranë në shtëpinë e tij. E dogjën shtëpinë dhe trupi nuk u nxor kurrë”, tha dëshmitari.
Të gjashtë të pandehurit akuzohen për vrasjen e 18 civilëve kroatë të Bosnjës dhe katër anëtarëve të Këshillit të Mbrojtjes Kroate në Trusinë më 1993.
Sipas padisë, Memic, Salcin dhe Hodzic, ish-anëtarë të bataljonit special “Zulfikar” të Ushtrisë boshnjake dhe Hakalovic, ish-anëtar i brigadës së 45-të “Neretvica”, morën pjesë në vrasjen e civilëve dhe të burgosurve të luftës.
Aktpadia saktëson se Bojadzic, ish-zëvendëskomandanti i batalionit “Zulfikar” urdhëroi ushtarëte tij të mos kursenin asnjë në fshat dhe se komandoi sulmin përmes radios nga kodrat mbi fshatin Trusinë.
Alispago, ish-komandant i batalionit “Zulfikar”, akuzohet se nuk i dënoi ushtarët të cilët morën pjesë në vrasje.
Duke rikujtuar sulmin në Trusinë, Ivan Sagolj tha se në mëngjes dëgjoi sulme të ashpra dhe bashkë me disa burra, u arratis për në Kriz Hill. Por nuk mund të thoshte se cilët ushtarë e sulmuan fshatin.
Duke vazhduar dëshminë e tij, dëshmitari tha se Milka Drljo erdhi në Kriz Hill dhe i tha djalit të saj Ivanit të dorëzohej, sepse ushtarët i kishin marrë vajzën dhe e kërcënuan se do ta vrisnin nëse djali nuk bashkëpunon. Shtoi se përveç Ivan Drljos, disa ushtarë të tjerë të Këshillit të Mbrojtjes Kroate u dorëzuan gjithashtu.
Dëshmitari tha se u largua për Buturovic Polje dhe mori vesh për vrasjet në Trusinë, ditën e nesërme.
“Shkuam në Katica Mlikota për të parë se ç’po ndodhte. Kur u kthye, na tregoi për masakrën se trupat ishin nëpër rrugë”, dëshmoi Sagolj.
Gjyqi do të vazhdojë më 16 mars.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.