Lajm 03 May 12

Argumentet Mbyllëse për Gjyqin e Haradinajt në Qershor

Trupi Gjykues i ICTY-s caktoi datat 25 dhe 26 qershor për argumentet mbyllëse në rigjykimin e Ramush Haradinajt dhe dy ish-luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Pas konferencës statusore në gjyqin e ish-komandantëve të UÇK-së, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, gjyqtarët vendosën që palët duhet të dorëzojnë argumentet e tyre përfundimtare më 11 qershor 2012.

Tribunali I Hagës, ICTY, e akuzoi Haradinajn, i cili shërbeu shkurtimisht si kryeministër i Kosovës, si dhe dy bashkëluftëtarët e tij, në vitin 2005, se kanë marrë pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, qëllimi i të cilës kishte të merrte kontrollin në Kosovë, si dhe për akte çnjerëzore ndaj civilëve serbë në qendrën e burgimit në Jablanicë.

Ekipet mbrojtëse bënë  të ditur se nuk do të paraqesin më prova.

Avokati mbrojtës i Haradinajt, Ben Emmerson, i kërkoi Trupit Gjykues t ë marrë një vendim oral për kërkesën e të pandehurit të tij për lirim të përkohshëm, deri në argumentet mbyllëse.

Gjyqtari kryesues Maloto bëri të ditur se Trupi Gjykues do të vendosë për këtë brenda 10 ditësh.

Në prill të 2008, Trupi Gjykues e liroi Haradinajn dhe Balajn nga akuzat për krimet e luftës ndaj shqiptarëve, serbëve dhe romëve në Kosovë në vitin 1998. Brahimaj u dënua me gjashtë vjet burgim.

Trupi gjykues e hodhi poshtë gjykimin dhe urdhëroi rigjykim të pjesshëm për gjashtë pika të akuzave në aktpadi, në lidhje me krimet në kampin e burgimit në Jablanicë. Gjyqtarët gjetën se gjyqi kishte përfunduar para se prokuroria kishte ekzaminuar të gjithë dëshmitarët.

Rigjykimi i pjesshëm filloi më 18 gusht 2011. Prokuroria ka thirrur gjithsej 56 dëshmitarë. Dymbëdhjetë dëshmitarë u paraqitën në gjykatë, ndërsa dëshmitë e dëshmitarëve të mbetur u dorëzuan në formë të shkruar.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter