Mbrojtja e shtatë luftëtarëve serbë të akuzuar për vrasje masive të civilëve në Zvornik në Bosnjë në vitin 1992 tha se dëshmitarët kyc të prokurorisë nuk mund të besohen.
![]() |
| Gjykata Speciale në BeogradI Foto nga Beta |
Gjatë fjalëve përmbyllëse në gjykatën speciale të Beogradit të martën, avokatët mbrojtës bënë thirrje për refuzim të dëshmive të dhëna nga tre dëshmitare kyce të prokurorisë që i mbijetuan përdhunimeve dhe torturave nga grupi paramilitar serb i njohur i Cetnikëve të Simës.
“Ju drejtohem juve, trupi gjykues, dhe po ju kërkoj të mbani parasysh se këto dëshmitare kanë ndryshuar dëshmitë të paktën tre herë deri më tani, dhe për këtë arsye nuk mund t’i konsiderojmë të vërteta”, tha avokatja mbrojtëse Gordana Zivanovic.
Ish paramilitarët serbë Damir Bogdanovic, Zoran Stojanovic, Tomislav Gavric, Djordje Sevic, Zoran Alic, Z;,dsoran Djurdjevic, dhe Dragana Djekic po gjykohen për vrasjen e 28 civilëve romë nga fshati i Skocicit, Malesic dhe Seticit, afër Zvornikut në Bosnjën veri lindore në vitin 1992.
Lideri i Centikëve të Simës, Sima Bodganodvic, vdiq në paraburgim para se të dënohej.
Dëshmia nga tre dëshmitaret e mbrojtura, me emrat e koduar ‘Alpha’, ‘Beta’, dhe ‘Gamma’, është kyc për rastin e prokurorisë.
Tre dëshmitaret u mbajtën në një shtëpi në Malesic mes korrikut dhe dhjetorit të vitit 1992, ku u abuzuan dhe përdhunuan vazhdimisht cdo ditë nga anëtarë të ndryshëm të grupit paramilitar.
Por avokati mbrojtës tha se dëshmia e tyre duhet hedhur poshtë.
“Prokuroria nuk ka prezantuar asnjë provë tjetër përvec dëshmive të këtyre dëshmitarëve të mbrojtur, për të vërtetuar se [të pandehurit] kanë shkelur në ndonjë mënyrë Konventën e Gjenevës ose vërtetuar se kanë kryer përdhunim, tortura, burgosje dhe akte të tjera cnjerëzore”, tha avokati mbrojtës, Zivanovic.
Por avokatja për Zijo Ribicin, i mbijetuari i vetëm i ekzekutimeve, këmënguli se prokuroria e ka vërtetuar rastin.
“E konsideroj këtë aktpadi të vërtetuar. Ky krim ishte i tmerrshëm dhe ekstremisht i lig.
Filloi me shkatërrimin e xhamisë, pastaj vrasjen e një komunitetit të tërë [etnik]”, tha avokatja Marina Kljajic, duke iu referuar vdekjeve të 28 romëve në fshatin Skocic.
“Zijo mbijetoi sepse ishte me fat, por familja e tij jo. Të moshuarit, gratë dhe fëmijët u vranë”, tha Kljajic.
Prokurori i Serbisë për krime lufte ka kërkuar dënime me gjithsej 98 vite burgim, me dënime maksimale me nga 20 vjetë për Stojanovicin, Sevicin dhe Djurdjevicin.
Ky është rasti i pestë që do të lancohet nga prokurori special i Serbisë për sulmet në Zvornik, ku u kryen disa nga krimet më brutale të luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë.
Pas Zvornikut, një qytet në Lumin Drina afër kufirit me Serbinë, që u pushtua në maj të vitit 1992, Tigrat e Arkanit, një njësi paramilitare serbe, dëboi shumicën e popullatës joserbe. Më shumë se 1,000 persona u vranë gjatë luftimit.
Tigrat e Arkanit dyshohen se kanë bashkëpunuar ngushtë me paramilitarët e Vojislav Seseljit, lideri i Partisë Radikale Serbe që është në gjyq për krime lufte në Hagë. Dy grupet paramilitare vazhduan të sulmojnë qytete të shumta në Bosnjë dhe Kroaci me ndihmën e Ushtrisë Jugosllave.
Mbetet e paqartë nën komandën e kujt komanduan cetnikët e Simas, duke qënë se disa nga dëshmitarët thanë se morën urdhrat nga selia e Partisë Radikale Serbe.
Sesejli, sidoqoftë, ka mohuar se ka pasur kontroll mbi njësitë në Zvornik, duke akuzuar për përgjegjësi komanduese Arkanin (Zeljko Raznatovicin), i cili vdiq në një përplasje të mafias në vitin 2000.
Fjalët përmbyllëse do të vazhdojnë më 13 shkurt.
Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.