Lajm 12 Nov 12

Aktgjykimi për Haradinajn do të Jepet më 29 Nëntor

Gjykata Ndërkombëtare për Krime në Jugosllavi, ICTY, do të japë aktgjykimin në rastin kundër ish-liderit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, Ramush Haradinaj, më 29 nëntor.

Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj akuzohen se kanë qenë pjesë e aksionit të përbashkët kriminal dhe për krime ndaj shqiptarëve, serbëve dhe romëve në Kosovë, në kampin e burgimit në Jabllanicë.

Ky është gjyqi i dytë për të tre burrat. Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u liruan nga të gjitha akuzat për krime lufte pas një gjyqi trevjeçar në ICTY. Brahimaj u dënua me gjashtë vjet burgim për trajtim mizor dhe tortura.

Ata u kthyen në ICTY për rigjykim të pjesshëm pasi prokuroria e bindi gjyqtarin e apelit se gjykata nuk kishte dhënë kohë të mjaftueshme për të dëgjuar provat nga dy dëshmitarë kyç.

Treshja është paditur më parë për akuza në lidhje me vrasje, pengmarrje, torturim dhe përdhunim të serbëve, romëve dhe shqiptarëve, mes marsit dhe shtatorit të vitit 1998.

Haradinaj, 43-vjeç, u padit në vitin 2004, kur ishte kryeministër i Kosovës dhe u dorëzua vullnetarisht në gjykatë. Lideri i Aleancës për të Ardhmen e Kosovës, AAK, gëzon mbështetje të gjerë politike në Kosovë.

Ish-komandanti i UÇK-së për zonën e Dukagjinit, Haradinaj u lirua përkohësisht në mes të korrikut në pritje të aktgjykimit përfundimtar të rigjykimit. Ai është nën arrest shtëpiak në Prishtinë dhe do të transferohet në njësinë e burgimit në Tribunal para se të jepet vendimi përfundimtar.

AAK-ja ka thënë se pret që ai të lirohet dhe t’i kthehet politikës.

Talk about it!

blog comments powered by Disqus

Latest Headlines

News 23 Jun 17

Hague Tribunal Shares Lessons of War Crime Probes

News 23 Jun 17

Croatia Seeks Role in Bosnian Croats’ Hague Trial

News 20 Jun 17

Serbian Official Denies Key Role in Croatian War

News 15 Jun 17

Serbian Security ‘Trained Serb Forces in Croatia’

News 15 Jun 17

War Crimes Defendants Unharmed by Hague Jail Fire