Warning: igbinary_unserialize_header: unsupported version: 1631204660, should be 1 or 2 in /var/www/www.balkaninsight.com/lib/vendor/hat/common/cache/Cache.php on line 1674 Warning: igbinary_unserialize_header: unsupported version: 1631203642, should be 1 or 2 in /var/www/www.balkaninsight.com/lib/vendor/hat/common/cache/Cache.php on line 1674 Aktgjykimet e Hagës Nuk “Justifikojnë” Luftërat në Kroaci dhe Kosovë :: Balkan Insight
 
 
 
Koment 30 Nov 12

Aktgjykimet e Hagës Nuk “Justifikojnë” Luftërat në Kroaci dhe Kosovë

Kroacia dhe Kosova nuk duhet t’i shohin vendimet për Gotovinën dhe Haradinajn si përligjje të luftës së tyre “të drejtë”.

Florian Bieber
Graz

Lirimi i Ramush Haradinajt nga Haga u prit gjerësisht edhe para lirimit surprizë të gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markac, dy javë më parë.

Skenat festive janë të ngjashme si në Prishtinë ashtu edhe në Zagreb, dhe deklarata e kryeministrit Hashim Thaçi se lirimi ishte provë e “luftës së drejtë” që UÇK-ja luftoi ka jehonë të njëjtë me deklaratat e bëra në Zagreb pas vendimit të mëparshëm.

Në Beograd, presidenti Tomislav Nikolic interpreton vendimin si një provë tjetër që Tribunali i Hagës është i anshëm kundër serbëve.

Por çfarë do të thonë këto lirime për rajonin? Së pari, nuk duket se përkthehen në pasoja të menjëhershme politike: po, aktgjykimi për Gotovinën pati efekt ftohës në marrëdhëniet mes serbëve dhe kroatëve.

Por, këto marrëdhënie janë bërë shumë më të rezervuara që kur Nikolici u bë president i Serbisë dhe bëri një numër deklaratash provokuese, përfshirë karakterin e supozuar serb të qytetit lindor kroat Vukovar.

Pra, aktgjykimi vetëm konfirmoi se marrëdhëniet serb-kroate janë më të këqija seç ishin një vit më parë.

Për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, vendimi për Haradinajn ka pasoja edhe më të pakta. Nuk kishte qortime për të shkuarën mes dy vendeve siç ishte rasti në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë.

Shumica e serbëve janë të bindur se lideri i Kosovës, Hashim Thaçi, është personalisht përgjegjës për krime lufte dhe se shumë shqiptarë në Kosovë e lidhin kryeministrin serb Ivica Dacic me ish-regjimin e Slobodan Milosevicit, gjë që nuk i ka penguar të dy kryeministrat të takohen me njëri-tjetrin.

Kështu pra, nuk është habi që Dacic në deklaratën e parë pas lirimi sinjalizoi se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës do të vazhdojë javën tjetër në Bruksel. Për tani, Serbia duket të jetë shumë e përkushtuar për të dialoguar me Kosovën (nëse përkushtimi arrin deri në marrëveshje mbetet për t’u parë) për të përdorur rastin e Haradinajt si pretekst për të ndaluar bisedimet.

Pasojat e vendimeve kanë shumë më gjasa të kenë pasoja negative në politikat vendore në Kroaci, Kosovë dhe Serbi.

Në Serbi, kredibiliteti i gjykatës së Hagës ishte i ulët që më parë, ndërsa lirimet e Gotovinës Markacit dhe Haradinajt ndihmojnë, ato nuk ndryshuan dinamikën.

Lirimet e rrisin perceptimin për një gjykate të padrejtë që nuk është në gjendje, ose nuk ka vullnet të penalizojë joserbët. Pra, tregimi i viktimizimit mori konfirmim të volitshëm në vendim dhe i bën punët më të vështira për aktivistët e të drejtave të njeriut që u përpoqën të ndryshojnë perceptimet e publikut për më shumë se një dekadë.

Në Kroaci dhe ndoshta në Kosovë edhe më shumë, lirimet shihen gabimisht si përligjje e luftërave që supozohen të drejta.

Dënimi i Gotovinës ose Haradinajt nuk do të kishte thënë se luftërat e bëra nga ushtria e Kroacisë, ose nga UÇK-ja do të përcaktoheshin si të padrejta, dhe as nuk sugjeron lirimi i tyre të kundërtën.

Vendimet vetëm lirojnë disa individë nga përgjegjësia kriminale, e bazuar gjerësisht në baza të ngushta teknike.

Ashtu si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk vendosi për substancën e deklaratës për pavarësi të Kosovës, ICTY nuk vendosi për substancën e luftërave.

Rreziku tani është se do të jetë e vështirë të sfidohet tregimi në Kroaci dhe Kosovë për një luftë të drejtë dhe luftim i drejtë i luftës. Pra, vetëreflektimi kritik për luftërat është bërë më i vështirë.

Së fundmi, lirimi i detyron aktivistët e të drejtave të njeriut dhe shkollarët të kenë një shikim më të kujdesshëm mbi mbështetjen në ICTY si arbitri më i lartë për fajin në lidhje me luftërat në Jugosllavi.

Së fundi, Christian Nielsen, që punonte për zyrën e prokurorëve në ICTY, pyeti nëse gjykimet e gjykatës mund të shërbejnë si “drafti i parë i historisë”.

Aktgjykimet sugjerojnë ndryshe.

Shpresa mes vëzhguesve ishte se aktgjykimet do të japin një interpretim të padiskutueshëm të ngjarjeve dhe do të shërbejnë si themel për hulumtime të mëtejshme dhe për pajtim gjithashtu.

Shpresa të tilla mund të kenë qenë të pamatura dhe tepër ambicioze. Duke folur nga ana ligjore, aktgjykimet mund të jenë fjala e fundit për përgjegjësinë e individëve për krime lufte.

Por, nuk janë dhe nuk duhet të jenë fjala e fundit për diskutimin dhe interpretimin e luftërave dhe identifikimin e përgjegjësive të aktorëve të ndryshëm.

Aktgjykimet në Hagë janë një rrëfenjë e kujdesshme se gjetja dhe rindërtimi i dëmeve të luftës dhe krimeve të saj është një proces i dhimbshëm që do t’i lërë shkollarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe gjykatat vendore me shumë punë për të bërë.

Gjykata sapo e bëri këtë punë shumë më të vështirë.

Florian Bieber është profesor dhe drejtor i Qendrës për Studimet për Europën Juglindore në Universitetin e Grazit. Blogjet i tij i gjeni në http://fbieber.wordpress.com dhe tweets në @fbieber

blog comments powered by Disqus

Background

Timeline – Cuska Case

Timeline of events in the case against 13 former Serb fighters charged with committing war crimes in the villages of Cuska, Zahac, Ljubenic and Pavlac in Kosovo in 1999.

Subscribe to Our Newsletter

Warning: igbinary_unserialize_header: unsupported version: 1010792557, should be 1 or 2 in /var/www/www.balkaninsight.com/lib/vendor/hat/common/cache/Cache.php on line 1674