Lajm 04 Feb 13

20,000 Veteranë Kroatë të Luftës Protestojnë në Vukovar

Protesta kundër vendimit të qeverisë kroate për ta bërë serbishten gjuhë zyrtare në qytetin e shkatërruar nga lufta u vija nga një sulm i dyshuar në fshat.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Rreth 20,000 anëtarë të shoqatave të veteranëve të luftës në kroaci protestuan në sheshin kryesor në vukovar, qytet I shkatërruar nga luftime të rënda kur u rrethua nga forcat serbe në vitin 1991.

“Këtu nuk është Serbi”, thuhej në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit që kërkuan që qeveria kroate duhet të rikonsiderojë vendimin.

 “Kryeministër, mos I provoko mbrojtësit e vukovarit”, paralajmroi organizator I protestës Tomislav Josic në protestë.

Një orë pas protestës, djali I një prifti ortodoks serb nga fshati I borovos tha se u sulmua në nëj kafeteri nga te të rinjs që poktheheshin ngaprotesta.

“Një prej tyre më shkelmoi, humba ndjenjat dhe rrashë në tokë” tha 21 vjecari Milan Lukic për gazetërt, duke tëhën se policia  I la sulmuesit të largoheshin pa ndërhyrë.

Qeveria vendosi të bëjë shkrimin cirilic bashkë me kroatin pas rezultateve të censusit të vitit 2011, që u publikua së fundi, dhe tregio se 34.87 përqind e popullatës në Vukovar janë serbë.

Ligji për të drejtat e minoriteteve në Kroaci thotë se një minoritet ka të drejtë të përdorë alfabetin dhe gjuhën zyrtare në zonat ku përbën më shumë se një të tretën e popullatës.

Shoqatat e veteranëve kundërshtuan vendimin, duke thëën se vendosja  e serbishtes duhet shtyrë për të paktën 20 vite, dhe së fundi ka hapur gjyq kundër ligjit për të drejtat e minoriteteve në gjykatën kushtetuese.

Por kryebashkiaku I vukovarit, Zeljko Sabi, gjithashtu veteran lufte që kaloi nëntë muaj në një burg serbe pasi qyteti u pushtua në nëntor të vitit 1991 , tha së fundi se ligji duhet aplikuar.

Kryeministri kroat, Zoran Milanovic ka thënë gjithashtu se qeveria nuk do të ndryshojë vendimin, “jo vetëm për shkak të rendit të ligjit, por sepse Kroacia është vend I drejtë”.

Presidenti Ivo Josipovic tha të djelën se pret “që partitë politike t’I shpjegojnë qytetarët rëndësinë e respektimit të ligjit kushtetues”.

 “Nëse nuk e respektojmë ligjin, duhet t’a ndryshojmë”, tha Josipovic.

Milorad Pupovac, kryetari I këshillit kombëtar serb, autoriteti lokal serb në Kroaci, tha se “nuk shikon asnjë arsye për shtyrjen e dy-gjuhësisë në Vukovar”.

 “Përdorimi i retorikës së luftës kundër alfabetit Cirilik është e patolerueshme dhe kundër ligjit, është gjuhë urrejtjeje, dhe sulm ndaj kushtetutës dhe ligjeve kroate”, tha Pupovac.

Vendimi I qeverisë shkaktoi inat sepse Vukovari u bë simbil I rezistencës kroate pasi u rrethua për tre muaj dhe shkatërrua pjesërisht nga Armata Jugosllave dhe paramilitarët serbë.

Më shumë se 1,600 persona vdiqën dhe rreth 2,500 u plagosën gjatë luftimit, ndërsa bombardimi i qytetit shkatërroi më shumë se 8,000 ndërtesa, përfshirë shumicën e trashëgimis austro-hungareze të Vukovarit.

Pas rënies së qytetit, të gjithë kroatët e mbetur u detyruan të largohen dhe më shumë se 200 të burgosur lufte të plagosur dhe civilë u transferuan nga spitali për në fermën në Ovcarë dhe u ekzekutuan.

Vukovari iu kthye Kroacisë në vitin 1998 por shumica e serbëve vazhdojnë të jetojnë në këtë zonë.

blog comments powered by Disqus

Subscribe to Our Newsletter