About

Filmi dokumentar i BIRN “Shtëpia jote ishte e imja” tregon historinë se si lufta detyroi fshatarë në Serbi dhe Kroaci të shkëmbenin shtëpitë me njëri-tjetrin në një përpjekje për të shpëtuar jetët e tyre.

 Në vitin 1992, pas shpërthimit të luftës në ish-Jugosllavinë e atëhershme, serbët dhe kroatët nga Kula në Kroaci dhe Hrtkovci në Serbi shkëmbyen shtëpitë dhe u shpërngulën në fshatrat e njëri-tjetrit.

Kjo u përshkrua si një “zhvendosje njerëzore”, por, në fakt, ishte shkëmbim me dhunë i popullsisë në mes të një lufte.

 “Shtëpia jote ishte e imja” ndjek historitë jetësore të dy banorëve të fshatrave – Goran Trlaiç, i cili u largua nga Kula drejt Hrtkovcit në vitin 1992, dhe Stjepan Roland, i cili u largua nga Hrtkovci drejt Kulës të njëjtin vit.

Para konfliktit të viteve 1990, Kula në Kroaci popullohej kryesisht nga serbët, ndërsa shumica e banorëve në Hrtkovci në Serbi ishin kroatë.

Që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, ata kishin jetuar bashkë në paqe – deri në zgjedhjet e para shumë partiake në vitin 1990, kur nacionalistët erdhën në pushtet dhe pakicat s’ishin më të mirëpritura në asnjërën nga republikat.

Një sërë kërcënimesh dhe incidentesh të dhunshme nisën një reaksion zinxhir ndërsa banorët e Kulës dhe Hrtkovcit shkëmbenin pronat që të mund të arratiseshin në një vend të sigurt.

Kujtimet personale në “Shtëpia jote ishte e imja” tregojnë se si ky shkëmbim i detyruar i popullsisë pati një efekt afatgjatë shkatërrues në jetët e njerëzve të zakonshëm nga të dy fshatrat.

Trailer

Crew

Regjisor: Janko Baljak

Gazetarë: Drago Hedl (Kroaci), Maja Zivanovic dhe Ivana Nikolic (Serbi)

Realizmi: BIRN

Drejtor fotografie: Jovan Milinov SAS

Kameraman: Bojan Djurisic

Redaktore filmi: Nemanja Babic

Dizajni grafik dhe animacioni: Jelena Sanader

Kompozitor dhe teknik zëri: Janja Lončar

Masterizimi: Postproduction McGuffin

Përkthyes nga anglishtja: Zvonimir Ivanov

Redaktoi nga anglishtja: Matthew Collin

Shofer: Borislav Živin