Username: Password: Remember:


Latest Blog

Serbs Mark Sixth Anniversary of Riots in Kosovo
17 March 2010 | Bojana Barlovac

Six years after ethnic Albanians attacked Serb enclaves in Kosovo in what became the worst single attack against Kosovo Serbs since the 1999 war, reconstruction of damaged property is ongoing but Serbian officials believe that conditions for the return of the Serb population have not yet been established.

Enlargement Commissioner Encourages Serbia EU Integration
17 March 2010 | Bojana Barlovac

European Enlargement Commissioner Stefan Fuele has conveyed to Serbian officials the support of the European Commission for the country's EU integration process.

Lalovic and Skiljevic: Bad treatment during questioning
18 March 2010 |

Testifying for his defence, indictee Soniboj Skiljevic says detainees complained to him on their arrival at Kula about the way they were treated during questioning conducted before their arrival at the Facility.



Raporti i monitorimit të gjykatave

Monitorimi i punës dhe i administrimit të gjykatave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj.


Autor: Fatmire Tërdevci
Monitoruesit: Betim Musliu, Isa Gacaferi, Jusuf Thaçi, Faton Ademi, Valdrin Beka, Fatmire Haliti, Edona Musa dhe Besiana Gashi
Redaktorë: Jeta Xharra, Tom Fuller

Falënderimet
   
BIRN falënderon në mënyrë të posaçme organizatat: Rockefeller Brother Fund, Charles Stewart Mott Foundation, Balkan Trust for Democracy dhe Komisionin Europian, organizata të cilat kanë mundësuar projektin e monitorimit me mbështetjen e tyre financiare.
    
BIRN falënderon në mënyrë të posaçme: Rexhep Haxhimusën, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, Ismet Kabashin, kryetar i shoqatës së prokurorëve të Kosovës, Ismet Salihun, profesor i së drejtës penale në Fakultetin Juridik, Kujtim Kërveshin, ekspert ligjor, Musa Dragushën, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, Hamdi Ibrahimin, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, Veton Vulën, drejtor i Departamentit të Hetimeve në Institucionin e Ombudspersonit, Florin Vertopin, avokat dhe Fatos Hazirin nga Policia e Kosovës për kontributin e tyre me vërejtjet dhe sugjerimet për këtë raport.  

Projekti i monitorimit është bërë i mundur edhe në saje të bashkëpunimit me organizatat joqeveritare lokale: “Syri i Vizionit” në Pejë, “Community Building Mitrovica” në Mitrovicë dhe “INPO” në Ferizaj. Këto organizata jo vetëm që kanë ndihmuar monitoruesit e BIRN-it me ofrimin e hapësirës për të punuar, por gjithashtu kanë bashkëpunuar me ta përkitazi me ofrimin e informacioneve të ndryshme të rëndësishme për ta.
 
BIRN gjithashtu falënderon KGJK-në për akreditimin e monitoruesve në këtë institucion dhe stafin e gjykatave ku është bërë monitorimi për mundësinë e qasjes për monitoruesit.

Përmbajtja

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
METODOLOGJIA
PRAPAVIJA E PROBLEMIT
HYRJE
MENAXHIMI I DOBËT I RASTEVE GJYQËSORE
DËSHTIMI I AVOKATËVE, PROKURORËVE, DËSHMITARËVE DHE TË AKUZUARVE PËR TË MARRË PJESË NË GJYKIME
PROBLEMET E MIDIS GJYKATAVE DHE SKGJK –SË
NDARJA E PËRGJEGJËSIVE NË MES TË KËSHILLIT GJYQSOR TË KOSOVËS DHE MINISTRISË SË DREJTËSISË
NË PËRGJITHËSI MBI PARREGULLSITË DHE SHKELJE TË TJERA NË SISTEMIN GJYQËSOR
1)    Pjesëmarrja e prokurorëve publikë në disa gjykime në të njëjtën kohë
2)    Gjykimet mbahen në zyrat e gjyqtarëve
3)    Përdorimi i telefonave mobilë gjatë mbajtjes së gjykimeve
4)    Mbajtja e gjykimeve pa përkthim për palët nga minoritetet
5)    Moefikasiteti i avokatëve sipas detyrës zyrtare
6)    Mosmbajtja e uniformës nga ana e prokurorëve dhe gjyqtarëve  gjatë gjykimeve
7)    Mos përdorimi i pajisjeve elektronike nëpër gjykata
8)    Mungesa e policisë gjyqësore
9)    Jo transparenca e gjykatave
10)    Mungesa e një mekanizmi efikas të kontrollit të cilësisë së punës së gjykatave
11)    Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve
12)    Edukimi ligjor dhe mos mbajtja e provimit të judikaturës
MOSEKZEKUTIMI I LËNDËVE
RASTET E DYSHIMIT PËR KEQPËRDORIM NË MESIN E GJYQTARËVE
REKOMANDIMET


PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE


Sistemi i dobët i drejtësisë është një nga problemet kryesore, me të cilin ballafaqohet shoqëria kosovare. Dhjetë vjet pas përfundimit të luftës, mijëra lëndë kanë mbetur të pazgjidhura, duke rritur në masë të madhe pakënaqësinë e qytetarëve dhe duke ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e pasigurisë tek ata.

Hulumtimet dhe raportet e organizatave ndërkombëtare në Kosovë kanë treguar se gjykatat janë institucionet, ndaj të cilave ekziston shkalla më e lartë e korrupsionit dhe pakënaqësisë së qytetarëve.

Shkalla e kënaqshmërisë në gjykatat e Kosovës është shumë e ultë (20 %), duke i bërë ato institucionet me renditjen më të ultë në kuptimin e shkallës së kënaqësisë .

Raporti jonë është pasqyrim i gjetjeve të një monitorimi intensiv dhe të vazhdueshëm dhe është bërë me qëllim të identifikimit të problemeve dhe dukurive të përditshme në punën e gjyqtarëve.

Monitorimi i BIRN-it ka treguar se shumë lëndë mbesin të pazgjidhura ose nuk zgjidhen brenda një afati të arsyeshëm kohor për shkak të menaxhimit të dobët të tyre nga ana e administratës së gjykatës, për shkak të mos fillimit me kohë të gjykimeve, për shkak të mosardhjes së palëve etj. Monitorimi gjithashtu ka treguar edhe një aspekt tjetër që ka të bëjë me sistemin gjyqësor: korrupsionin dhe keqmenaxhimin e gjyqtarëve. Ai gjithashtu ka treguar edhe për një varg parregullsish dhe shkeljesh të tjera gjatë gjykimeve që mbahen.

Shkeljet e vërejtura gjatë monitorimit kanë të bëjnë dhe mund të grupohen në shkelje të rëndësisë absolute, relative por edhe vërejtje në kuptim të keq-menaxhimit të rolit të gjykatësve dhe administratës gjyqësore dhe proceseve që ndodhin aty në përgjithësi .

Monitoruesit e pranishëm gjatë seancave gjyqësore kanë parë raste shumë të shpeshta të pjesëmarrjes së një prokurori në disa gjykime njëkohësisht, përdorimit të telefonave mobilë gjatë gjykimeve, sidomos nga ana e gjykatësve, prokurorëve dhe avokatëve, mbajtjen e gjykimeve në zyrat e gjykatësve edhe në rastet kur sallat e gjykimeve kanë qenë të lira etj, mospërdorimin e pajisjeve elektronike edhe nga ato gjykata të cilat janë pajisur me to, mosmbajtjen e uniformës nga trupi gjykues dhe prokurorët.

Për me tepër edhe pas shpalljes së aktgjykimeve, mijëra lëndë mbesin të paekzekutuara (në veçanti lëndët civile), duke e bërë edhe më të brishtë sundimin e ligjit në Kosovë. Raporti vjetor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tregon se nga 522573 lëndë në punë gjatë vitit 2008, janë zgjidhur 312379, ndërsa kanë mbetur pa u zgjidhur 210194 lëndë.

Në anën tjetër, gjyqtarët janë të paguar pak. Derisa në shtetet e tjera, paga e kryetarit të Gjykatës Supreme është pothuajse ekuivalente me pagën e presidentit të shtetit, paga e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës është 775.60 EUR (bruto) derisa paga e presidentit të vendit është 3400 EUR.  

Në fillim

METODOLOGJIA

Raporti i monitorimit të BIRN-it bazohet në 600 pyetësorë të plotësuar gjatë periudhës mars 2008- mars 2009. Plotësimi i pyetësorëve është bazuar në vëzhgimin e monitoruesve gjatë gjykimeve ku ata kanë marrë pjesë si dhe në intervistat me palët e përfshira në kontestet gjyqësore.

Pyetësorët paraqesin aspektin sasior të mbledhjes së informatave, derisa projekti përfshin edhe aspektin kualitativ të të dhënave, të cilat janë siguruar nga intervistat me kryetarë dhe administratorë gjykatash, avokatë, staf tjetër të gjykatave, zyrtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe palët në kontestet gjyqësore.

Gjatë periudhës një vjeçare, numri i përgjithshëm i intervistave të bëra është 60. Megjithatë, shkaqe të ekonomizimit të tij ky projekt është ngushtuar në raportimin nga këto gjykata të rregullta: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri dhe Skenderaj .

Projekti ka përfshirë monitorimin e punës së gjyqtarëve vendor, dhe pas fillimit të punës së misionit evropian për sundimin e ligjit në disa raste kanë monitoruar edhe gjykimet e udhëhequra nga gjyqtarët e EULEX-it.

Me qëllim të ruajtjes së identitetit të palëve në kontestet gjyqësore, raporti ju referohet këtyre palëve vetëm me iniciale.

Në fillim
 
PRAPAVIJA E PROBLEMIT


Nisur nga rëndësia që ka niveli i sundimit të ligjit në shoqërinë e Kosovës, në kuptimin më të ngushtë të saj, niveli i cilësisë në zgjidhjen e kontesteve pranë gjykatave dhe ndikimi që ky problem ka në ekonominë, investimet dhe sigurinë në përgjithësi, dhe në veçanti ndikimin që sundimi i ligjit ka në procesin e integrimeve të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare ose rajonale, organizata BIRN ka realizuar projektin e monitorimit të gjykatave.

Si krahinë autonome, me kushtetutën e vitit 1974, Kosova ka gëzuar të drejta substanciale, duke pasur kuvendin e vet, sistemin e gjyqësisë, Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Kushtetuese.

Me suprimimin e autonomisë në vitin 1989 dhe ndryshimet kushtetuese, Kosova kishte humbur autonominë e garantuar me kushtetutën e vitin 1974, si pasojë sektori i drejtësisë vazhdimisht i është nënshtruar presioneve politike. Fillimisht, gjatë periudhave të mëdha të ndryshimeve, qytetarë të Kosovës, gjykoheshin dhe persekutoheshim për faktin kishin bindje të tjera ose sepse i takonin një përkatësie tjetër etnike të shtypur në mënyrë sistematike. Gjykimi dhe persekutimi i tyre u bë nga gjyqtarë dhe prokurorë publik në krahinën së atëhershme.

Periudha e viteve 90-ta karakterizohet me krijimin e sistemit paralel në të shumtën e rasteve, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptar ishin dëbuar nga vendet e punës, por jo të gjithë prej tyre.

Me përfundimin e luftës në vitin 1999 administrimi i këtij sektori ndodhej në një formë të ristrukturimi emergjent dhe vakumit institucional. Përgjegjësitë e këtij sektori ishin grumbulluar në të ashtuquajturën Shtylla e Parë e kësaj strukture të KB-së që kishte të bënte me policinë dhe drejtësinë. Në fillim, fusha e drejtësisë ishte në kompetenca të Departamentit të UNMIK-ut për Çështje Gjyqësore dhe Strukturës së Përbashkët të Përkohshme Administrative të Kosovës, të cilat së bashku udhëhiqnin Departamentin Administrativ të Drejtësisë, ndërsa në maj 2000 u formua Departamenti i Drejtësisë (UNMIK).
Pas formimit të qeverisë së Kosovës në mars të vitit 2002, kompetenca të caktuara të administrimit të administratës së gjyqësisë ju transferuan Ministrisë së Shërbimeve Publike (DAGJ-Departamenti i Administratës së Gjyqësisë). Në këtë periudhë dhe deri ne hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët dhe prokurorët janë përzgjedhur nga Komisioni i Kuvendit të Kosovës, ndërsa janë emëruar nga PSSP, i cili ka qenë autoriteti më i lartë për emërimin dhe shkarkimin e tyre.

Meqë për vitet të tëra nuk kishte pasur mundësi të organizohej provimi i judikaturës sepse pushteti i atëhershëm nuk njihte diplomat e fakultetit juridik paralel (1990-1999), emërimi pas luftës mund të përfshinte vetëm ish-gjyqtar dhe ish-prokuror të dikurshëm apo jurist që paraprakisht gjatë ish-regjimit kishin përfunduar provimin e judikaturës. Gjatë fazës së parë të emërimit, administrimi i sektorit të drejtësisë bëhej në bashkëdrejtim UNMIK dhe autoritete lokale.

Gjatë kësaj faze emërimit i gjyqtarëve dhe prokurorëve në këto pozita nuk i kishte paraprirë një proces i kontrollit të vlerave etike dhe profesionale të tyre dhe të aktivitetit të tyre paraprak në ushtrimin e përgjegjësive.

Me themelimin e Ministrisë së Drejtësisë në vitin 2005, një pjesë e kufizuar e kompetencave në fushën e drejtësisë i kaluan kësaj ministrie. Poashtu, në vitin 2005 u themelua Këshilli Gjyqësor i Kosovës si organi më i lartë i sistemit gjyqësor në Kosovë, përgjegjës për administrimin e tërë sistemit gjyqësor. Ky organ ashtu si të gjitha institucionet lokale të atëhershme u formua nën autoritetin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përhershëm (PSSP).

Gjatë vitit 2006, ashtu siç ishte parashikuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr 2005/53, pas vlerësimit të suksesshëm të rezultateve të arritura nga institucionet e themeluara, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përhershëm shpalli rregulloren e dytë me anë të së cilës është realizuar bartja e dytë e përgjegjësive në fushën e sundimit të ligjit duke shtuar përgjegjësitë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të përshkruara në Rregulloren 2006/26.

Nga kjo fazë deri në shpalljen e deklaratës së pavarësisë sektori ishte administruar nga UNMIK me disa përgjegjësi të bartura të institucionet vendore.

Duhet thënë se që nga koha e themelimit të administratës së UNMIK-ut në Kosovë, ligji i aplikueshëm është përbërë nga Rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjit që ka qenë në fuqi më 22 mars të vitit 1989, data e fundit kur Kosova gëzoi autonominë e saj në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë. Ligji i aplikueshëm pas vitit 1989 mund të aplikohej vetëm nëse kishte të bënte me çështje apo situata, të cilat nuk mbuloheshin nga ligji para vitit 1989 me kusht që këto ligje të mos jenë diskriminuese. Gjithashtu, më pas vlenin ligjet e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallura nga PSSP (siç është e ditur, PSSP ka qenë bartës suprem i të gjitha funksioneve në Kosovë, atij ligjdhënës, ekzekutiv dhe gjyqësor).

Për shkak të aplikimit të ligjeve të ndryshme, vazhdimisht ka pasur dhe vazhdon të ketë ndeshje të dispozitave ligjore të cilat ndër të tjerash zbehin sigurinë juridike në Kosovë, krijojnë dyshime të mëdha në mesin e komunitetit të profesionalistëve në lidhje me zbatimin e drejtë të ligjit dhe dispozitave të tilla.

Prej gjysmës së vitit 2004, sistemi gjyqësor ka filluar të aplikoj Kodin e Përkohshëm Penal dhe Kodin e Përkohshëm të Procedurës Penale, si dy ligjet bazike të së drejtës penale, të miratuara në përputhje me standardet evropiane. Institucionet e Kosovës ka kohë që punojnë në përmbledhjen e mendimeve në lidhje me ndryshimet e nevojshme të këtyre dy kodeve. Ky proces përkundër disa ndryshimeve të bëra gjatë vitit të kaluar nuk mund të konsiderohet i përfunduar. Një pjesë substanciale e kodeve është ndryshuar me anë të amandamentimit të kodeve me anë të të ashtuquajturës “negocim i fajësisë”. Megjithatë, mund të themi se sistematizimi i këtyre instituteve në dy kode penale ka lehtësuar punën në lëminë penale në zbatueshmërinë e ligjeve. Lëmia civile në anën tjetër ende mbetet një fushë e parregulluar me ligjet bazike të nxjerra nga Kuvendi i Kosovës.

Pas shpalljes së pavarësisë, vërehet një rritje e lehtë e përgjegjësive të institucioneve lokale. Por, këto nuk janë të vetmet institucione në këtë sektor meqë EULEX do të mbaj edhe pushtet ekzekutiv në këtë fushë përveç përgjegjësive monitoruese dhe këshilluese që ka në këtë dhe sektorët tjerë të sundimit të ligjit. Në të njëjtën kohë përveç paqartësive në krijimin e bazës ligjore të këtij misioni në Kosovë mbetet të vlerësohet se si ky mision do të zbatoj ligjin e aplikueshëm në Kosovë në pjesët ku institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë mundur të shtrijnë juridiksionin e tyre.

Në fillim

HYRJE


Gjatë monitorimit dhe vizitave të ekipit të BIRN-it në gjykatat të cilat i mbulon ky projekt, të gjithë kryetarët e gjykatave të qarkut dhe gjykatave komunale, e kanë arsyetuar numrin e madh të rasteve të pazgjidhura me numrin e kufizuar të gjyqtarëve.

Sipas tyre, një gjykatës është i ngarkuar me një numër të madh të rasteve gjyqësore dhe se problemi i mos emërimit të gjyqtarëve të rinj dhe rritja e numrit të gjyqtarëve më parë ka qëndruar tek Departamenti i Drejtësisë së UNMIK-ut , ndërsa tani tek Kuvendi i Kosovës, që nuk po emëron gjyqtarë të rinj.  

Mbase duhet thënë se mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë është institucionalisht më komplekse dhe ka evoluar nga forma në të cilën rolin kryesor në këtë proces e ka pasur vetëm administrata e UNMIK-ut. Për më shumë, drejtuesi i saj Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) të OKB-së në Kosovë ka qenë bartës i këtij pushteti, përgjegjësi të cilat janë deleguar pjesërisht në institucionet lokale gjatë fazës tranzicionale dhe të themelimit të Këshillit Gjyqësor dhe përfshirjes së rolit të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, edhe në këtë kohë vendimin përfundimtar e merrte përsëri PSSP dhe deri të forma institucionale me e re e cila gjen zbatim pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.  

Me qëllim të krijimit të një pasqyre objektive të përgjegjësive ashtu siç janë të garantuara në legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë sot, forma e re institucionale në Kosovë nuk përfshinë vetëm përgjegjësinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës por edhe Këshillin Gjyqësor dhe rolin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Si do që të jetë, vlen të theksohet se Republika e Kosovës në të vërtetë ka një numër të vogël gjyqtarësh krahasuar me numrin e lëndëve dhe qytetarëve që jetojnë këtu. Megjithatë, në vazhdim të këtij raporti do të vërehen edhe lëshime të mëdha që ndikojnë në zgjidhjen e një numri të vogël të rasteve të vendosura nga gjykatësit vendor e që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me numrin e vogël të gjyqtarëve për numër të qytetarëve dhe kontesteve të paraqitura para këtyre gjykatave, por edhe me faktorë të tjerë të përmendur në Përmbledhjen Ekzekutive.

Numri i gjyqtarëve varet gjithashtu edhe nga forma e organizimit të gjyqësorit. Forma aktuale e organizimit të gjyqësorit pritet t’i nënshtrohet një ndryshimi rrënjësor i cili është i përcaktuar me aktet më të larta juridike në Republikën e Kosovës. Fillimisht, kjo reformë institucionale  nuk ka qenë e mundur të ndodhë për faktin se ka munguar legjislacioni më i lartë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Mbase, kjo nuk do të duhet të ishte justifikimi më i fuqishëm i mospërpilimit të ligjeve sistemore mbi organizimin e gjyqësorit në Kosovë . Nëse mungesa e aktit më të lartë politiko-juridik të vendit ka qenë arsyetimi i institucioneve tona, si është e mundur që institucionet tona akoma nuk kanë shpallur legjislacionin nga kjo fushë përkundër faktit se tashmë Kushtetuta e Republikës së Kosovës po mbush një vit të nënshkrimit të saj nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sido që të jetë, në bazë të analizave të bëra, mund të konkludohet se procesi i përgatitjes së këtij legjislacioni nuk është proces i lehtë as në aspektin teknik të përgatitjes së tij por as të gjetjes së kompromisit politik në mes të aktorëve të përfshirë në këtë proces.  Tashmë, mungesa e politikave legjislative dhe intervenimet e shpeshta në projekt ligjet nga kjo fushë ka krijuar mundësinë e imponimit të lloj-lloj projektesh dhe ekspertësh të USAID dhe Komisionit Evropian (si projekte te asistencës teknike), autoritete të EULEX, Departamentit Shtetëror të SHBA-së etj. Nga disa akter, mbështetja duket të jetë e domosdoshme për shkak të mungesës së kapaciteteve lokale për të përgatitur ligje të tilla, ndërsa disa nga akterët (p.sh. EULEX) ndajnë edhe përgjegjësi ekzekutive nga këto përgjegjësi që pretendojnë të rregullojnë këto ligje.
 
Në fillim


MENAXHIMI I DOBËT I RASTEVE GJYQËSORE

Informatat e siguruara nga monitoruesit tregojnë se pothuajse të gjitha gjykimet fillojnë me vonesë, pikësëpari sepse gjyqtarët nuk vijnë me kohë në gjykime.

Derisa një gjyqtar zgjidh 99 raste, një gjyqtar tjetër nuk zgjidh asnjë rast gjatë tërë muajit. Duke u nisur nga fakti se lëndët në sistemin tonë gjyqësor në parim caktohen në bazë të radhitjes e jo në bazë të ndonjë kriteri diskriminues, një diferencë kaq madhe në numrin e zgjidhjes së rasteve para gjykatave të rregullta ngrit shumë pyetje dhe paraqet sfidë për përmirësimin e nivelit të menaxhimit të sektorit të sundimit të ligjit dhe të përmirësimit të sigurisë juridike në një periudhë të afërt në Kosovë.

Për të dhënë një pasqyrë më ekzakte , në vazhdim kemi shënuar vetëm një shembull, atë të numrit të rasteve të zgjidhura nga secili gjyqtar i Gjykatës së Qarkut të Pejës gjatë muajit Qershor 2008.

1.    Esat Shala, gjykatës dhe kryetar i Gjykatës së Qarkut të Pejës, 99 raste të zgjidhura
2.    Sudan Gorani, gjykatës, 0 raste të zgjidhura
3.    Ukë Muqaj, gjykatës, 17 raste të zgjidhura
4.    Salih Mekaj, gjykatës, 28 raste të zgjidhura
5.    Muharrem Hoti, gjykatës 13 raste të zgjidhura
6.    Osman Cucoviq, gjykatës 16 raste të zgjidhura
7.    Muharrem Shala, gjykatës 23 raste të zgjidhura
8.    Isa Kelmendi, gjykatës 24 raste të zgjidhura
9.    Hasan Sala, gjykatës 38 raste të zgjidhura

Është e natyrshme që shqyrtimi në fazën kryesore të kërkoj më tepër kohë se sa konfirmimi i aktakuzës të rastet penale apo edhe vet kohëzgjatja dhe caktimi i seancave përgatitore  (megjithëse në një sistem të avancuar gjyqësor, lënda përgatitet paraprakisht me kujdes të veçantë në kuptim të administrimit të provave materiale dhe formale ashtu që kjo mundëson një trajtim efikas dhe të shpejtë të materies dhe procesit në përgjithësi), megjithatë, monitoruesit kanë vërejtur se ky dallim kohor është shumë i madh dhe në shumicën e rasteve i pajustifikueshëm. Sipas kryetarit të Gjykatës Supreme, z. Rexhep Haxhimusa gjyqtarët gjatë ditës janë të angazhuar mesatarisht 5.5 orë në çështjet që kanë të bëjnë me përmbushjen e përgjegjësive që kanë.

Në shumicën e rasteve arsyeja kryesore është se thjesht se në gjyqësorin tonë punohet pak, pa afate dhe me sistem të dobët të menaxhimit, pa kapacitete adekuate dhe në fushën e ekzekutimit nuk ka as personel as përafërsisht të mjaftueshëm për të realizuar objektiva më të lakmueshme.

Në fillim

DËSHTIMI I AVOKATËVE, PROKURORËVE, DËSHMITARËVE DHE TË AKUZUARVE PËR TË MARRË PJESË NË GJYKIME

Në shumë raste, gjykatat dështojnë t’i njoftojnë palët për obligimin e tyre për pjesëmarrje në gjykim. Kjo ndodh kryesisht për shkak të adresave të panjohura të dëshmitarëve si dhe të të akuzuarve.

Përveç kësaj, gjatë monitorimit është vërejtur se gjykatat shpeshherë i njoftojnë dëshmitarët në mënyrë jo adekuate .
Përveç mungesës së shpeshtë të prokurorëve, trupit gjykues dhe dëshmitarëve, gjykimet shtyhen edhe për shkak të mungesës së të akuzuarve. Natyrisht se seancat duhet shtyrë patjetër atëherë nuk janë plotësuar kushtet esenciale për mbajtjen e saj . Megjithatë, për interes të këtij monitorimi nuk është ky fakti kryesor por vet praktika e mungesave të shpeshta dhe reflektimet që kanë ato në uljen e cilësisë së punës së gjykatave.

Ndër të tjerash, shtyrjet kanë ndodhur edhe për shkak të problemeve për transportimin e të akuzuarve nga burgu . Edhe ndarja e përgjegjësive nga kjo fushë ka evoluar deri në bartjen e këtyre përgjegjësive nga administrata ndërkombëtare në institucionet vendore. Duhet thënë se për rastet e vonesave të bartjes së personave të ndaluar nga qendrat korrektuese të shkaktuara pas marrjes së përgjegjësive nga institucionet vendore, dëshmon për nivelin e ulët të bashkëpunimit midis institucioneve të sigurisë dhe atyre të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Fakte dhe të dhëna

Nga gjithsej 513 gjykime të monitoruara gjatë kësaj periudhe kohore sa ka mbuluar ky monitorim, 304 raste kanë filluar me vonesë, 21 prej tyre nuk janë mbajtur fare, ndërsa 188 prej tyre janë mbajtur me kohë.

Në 114 raste, arsyeja e vonesës apo e mosmbajtjes ka qenë mungesa e palëve, në 56 raste trupi gjykues nuk ishte në përbërje të plotë, për shkaqe teknike  janë shtyrë apo nuk janë mbajtur 155 gjykime, ndërsa 188 raste gjykimi ka filluar me kohë. (shih tabelat 5 dhe 6).

Këto vonesa – e në veçanti mos mbajtja fare e proceseve - shkakton pasiguri juridike dhe zbeh besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.  Pasiguria vërehet përmes dy fenomeneve: atë të vet gjyqësisë kur palët marrin përsipër që problemet t’i zgjedhin edhe me metoda të dhunës  si dhe edhe në parashkrimin eventual të këtyre dhe/ose lëndëve tjera.

 Në fillim


PROBLEMET E MIDIS GJYKATAVE DHE SKGJK –SË

Administrimi i gjykatave bëhet nga Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Përgjegjësitë menaxheriale i takojnë Sekretariatit të KGJK-së.

Ndarja e përgjegjësive në mes të institucioneve pjesërisht është e rregulluar me anë të Rregullores së UNMIK 2005/52 dhe Rregullores 2005/53 si dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Përtej kësaj, rregullimi normativ i përgjegjësive të këtyre institucioneve pritet të rregullohet me ligjet sistemore mbi gjyqësorin në Kosovë përfshirë gjykatat, prokuroritë, këshillin gjyqësor dhe këshillin prokurorial.

Përgatitja e këtyre kornizave ka filluar që në viti 2004 duke vazhduar deri në momentet e përgatitjes së këtij raporti (maj 2009). Bëhet e ditur se përgatitja e këtyre ligjeve ka kaluar në faza të ndryshimeve dhe përplasjeve të mëdha të argumenteve në lidhje me formën e organizimit dhe ndarjes së përgjegjësive të institucioneve nga kjo fushë e përgjegjësisë. Për të ilustruar më mirë këtë raport, duhet thënë se që nga fazat fillestare, përplasjet kanë ekzistuar në lidhje me vendosjen e Inspektoriatit Gjyqësor dhe Prokurorial i cili në atë kohë ishte përgjegjësi ekskluzive e UNMIK-ut. Në mesin e anëtareve të grupit punues nuk kishte pajtim nëse kjo njësi duhet të qëndroj në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, të shndërrohet në Agjenci Ekzekutive në kuadër të Kuvendit të Kosovës apo të kaloj në Këshillin Gjyqësor.

Mendimet dhe argumentet në atë kohë ishin se nëse kjo njësi do të futej nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë, gjyqësori do të mund ti nënshtrohet politikës ditore të Ministrit ose grupeve politike.

Në rast të kalimit në Kuvendin e Kosovës, ekzistonte frika për intervenime politike dhe në të njëjtën kohë do të shendohet në një institucion më të cilin nuk do të preokupohej askush (agjencitë të cilat funksionojnë në kuadër të Kuvendit nuk njiheshin për ndonjë rezultat të veçantë).
Ndërsa në rast të kalimit të tij në Këshillin Gjyqësor, ekzistonte bindja për konflikt të drejt-për-drejte meqë Inspektorati duhet të hulumtoj raste të shkeljes së kodit etik të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa në të njëjtën kohë ata do të mund ti ishin vet anëtar të Këshillit Gjyqësor të cilët duhet aprovuar rezultatet e gjetjeve.

Si do që të jetë, në vitin 2008 u vendos që kjo njësi të mbetet vetëm në kuadër të Këshillit Gjyqësor dhe si pasojë dyshimet për funksionimin e saj mbeten të njëjta.

Gjithashtu bëhet e ditur se procesi i përgatitjes së këtyre kornizave legjislative  nuk është mjaftueshëm transparent. Procesi i përgatitjes së drafteve të këtyre ligjeve asnjëherë nuk është debatuar publikisht. Përkundër faktit se Ministria e Drejtësisë ka të nënshkruara tre Memorandume të Mirëkuptimit . Përveç dërgimit të vonshëm të drafteve për debat në grupet punuese, shumica e anëtarëve të këtyre organizatave nuk janë të njoftuar me përmbajtjen e projekt ligjeve. Zakonisht, grupet punuese përbëhen nga anëtar të qeverisë (zyrtar ligjor) dhe zyrtar nga projektet e asistencës teknike. Ndryshe, askush nga shoqëria civile ose institucione të njohura në Kosovë që monitorojnë zhvillimin e këtyre politikave ligjdhënëse nuk ftohen në grupe punuese.

 Administrimi i gjykatave bëhet nga Këshilli Gjyqësor. Përgjegjësia menaxheriale i takon Sekretariatit të KGJK-së.

Fakte dhe të dhëna

Problemi kryesor sipas kryetarëve të gjykatave të qarkut dhe komunale në raport me Sekretariatin e  Këshilli Gjyqësor të Kosovës (SKGJK), ka të bëjë me kompetencat që kanë ata në lidhje me stafin e administratës së gjykatave, të cilët emërohen nga SKGJK.
Gjatë takimeve me kryetarët e gjykatave, të gjithë në formë unike kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me mungesën e kompetencave për zgjedhjen e stafit të administratës.
Si rrjedhojë e kësaj, kanë thënë ata, është e pamundur të administrohet, disiplinohet apo dënohet stafi civil, edhe kur atyre, siç kanë thënë ata, u mungon efikasiteti në punë.  
Por, kryetari i SKGJK-së, Halit Muharremi ka thënë se punësimi i stafit administrativ bëhet në bazë të legjislacionit të zbatueshëm të punësimit të stafit civil.
SKGJK, ka thënë Muharremi, zgjedh stafin civil administrativ përmes komisionit pesë anëtarësh të përbërë nga zyrtarë të administratës qendrore dhe gjykatës përkatëse .

Mos-angazhimi i praktikantëve nëpër gjykata është një tjetër problem i potencuar nga kryetarët e gjykatave , i cili poashtu edhe hedhur poshtë nga Muharremi, i cili ka thënë se numri i përcaktuar i praktikantëve nëpër gjykata për një vit kalendarik është 76 aq sa zgjat praktika e tyre nëpër gjykata.

Gjatë këtij procesi të monitorimit u konstatua se për reformimin e sektorit të gjyqësorit në Kosovë është i domosdoshëm procesi i angazhimit të praktikantëve dhe bashkëpunëtorëve profesional në të gjitha instancat gjyqësore. Gjatë reformimit, sektorit të gjyqësorit i duhen kandidatë të rinj. Këta kandidatë mund të mësojnë duke u ballafaquar me probleme konkrete dhe praktike. Numri i mjaftueshëm i praktikantëve dhe bashkëpunëtorëve shkarkon gjyqtarët nga detyrime të mëdha që kanë të bëjnë me përgatitjen e shkresave dhe veprimeve teknike të cilat praktikantët dhe bashkëpunëtorët mund ti kryejnë pa ndonjë problem të madh pasi të kenë përcjellur punën në gjykata për një periudhë të shkurtër.

Meqë administrimi i gjyqësorit duket të jetë i centralizuar, duket se edhe zgjedhja e praktikantëve dhe bashkëpunëtoreve shkakton përplasje në menaxhim të burimeve njerëzore dhe financiare të gjykatave.

Përqafimi i formës së zgjedhjes së bashkëpunëtoreve apo praktikantëve nga nivelin qindor i Sekretarisë së KGJK-së ose zgjedhja e tyre nga gjykatat ku ata kanë konkurruar nuk zgjedh problemin. Vetëm një formë e decentralizimit të menaxhimit dhe delegimit të përgjegjësive dhe pastaj kontrolli i cilësisë së punës mund të operacionalizoj administrimin e gjyqësisë.

Gjithashtu, në përgjithësi, për të rritur numrin e praktikantëve dhe bashkëpunëtoreve kërkon edhe krijimin e hapësirës për punë.

Në fillim


NDARJA E PËRGJEGJËSIVE NË MES TË KËSHILLIT GJYQSOR TË KOSOVËS DHE MINISTRISË SË DREJTËSISË

Me bartjen e kompetencave nga Departamenti i Drejtësisë së UNMIK-ut tek institucionet vendore, fushat si: Inspektorati Gjyqësor, Njësia e Auditimit të Gjyqtarëve, kanë kaluar në kompetencë të KGJK-së ndërsa Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme dhe Zyra e Prokurorit Special mbesin përgjegjësi të rezervuara në bazë të pushtetit ekzekutiv që i takon EULEX-it. Ndërsa përgjegjësitë mbi bashkëpunimin juridik ndërkombëtar kanë kaluar në përgjegjësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas z. Muharremi, me këtë ndarje të përgjegjësisë që ka sektori i drejtësisë, fitohet bindja e qëndrueshme se ngatërrimi i përgjegjësive midis dy institucioneve në fjalë është shumë i mundshëm dhe njëherit një gjë e tillë bie në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës..

Një shkelje tjetër është përbërja e KGJK-së me anëtarë të ekzekutivit, legjislativit dhe me përfaqësues të administratës publike. Një gjë e tillë është lejuar me rregulloren 52/05 të PSSP-së për formimin e KGJK-së, por jo edhe me Ligjin për Përbërjen e Përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi me 30 janar 2009 .

Mirëpo, meqë kjo përbërje do të jetë vetëm e përkohshme dhe se ajo është bërë vetëm për nevoja të përfundimit të procesit të rivlerësimit të gjyqësorit në Kosovë, si e tillë ajo nuk mund të mbijetoj meqë në veçanti nga përbërja e saj vërehet kolizioni i normave në mes të Nenit 108, pika 6 e Kushtetutës së Kosovës dhe Nenit 151 mbi të cilin bazohet përbërja e këtij këshilli të përkohshëm.

Në bazë të nenit 108 përbërja e Këshillit Gjyqësor nuk do ta garantoj pavarësinë e gjyqësorit ashtu siç kërkohet me Opinionin Nr. 11 të Këshillit të Evropës. Ky opinion ndër të tjerash kërkon që përbërja e organit më të lartë të administrimit të gjyqësorit duhet të jetë plotësisht e pavarur nga pushtetet tjera ai ekzekutiv dhe legjislativ. Si pasojë, mbajtja e vendeve të rezervuara për pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ në kuadër të një Këshilli Gjyqësor në të ardhmen nuk do ta garantoj pavarësinë e tij të plotë.

Për dallim nga kjo ndarje e përgjithshme, ekziston një ndërlidhje në mes te Qeverisë së Kosovës dhe sistemit prokurorial . Në bazë të Rregullores së UNMIK nr 2005/53, shtojca XV, pika (iii), Ministria:

Siguron udhëzime për zhvillimin dhe zbatimin e politikave Prokuroriale në Prokurorinë Publike të Kosovës, që nuk kufizojnë, pengojnë ose ndërhyjnë në asnjë mënyrë në veprimet e Prokurorisë Publike dhe në zbatimin e hetimeve penale.

Ministria e Drejtësisë gjithashtu ka rol në avancimin e njohurive profesionale të Prokurorëve publik nëpërmjet Institutit Gjyqësor, ndërsa në kuptim të menaxhimit, në bazë të kësaj rregullore, pika (ii) Ministria e Drejtësisë:

Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë menaxhon çështjet administrative, financiare dhe buxhetore të Ministrisë dhe zhvillimin e rregullave administrative, teknike e financiare dhe rregullave me të cilat përcaktohet puna e personelit ndihmës dhe burimet materiale për të siguruar funksionim efikas të sistemit të Prokurorisë pa kufizuar, penguar ose ndërhyrë në asnjë mënyrë në veprimet e Prokurorisë Publike dhe në zbatimin e hetimeve penale.

Duke pasur parasysh natyrën e këtij monitorimi të kufizuar vetëm në rolin e gjykatësve dhe fenomeneve që mund të lidhen me administrimin e detyrave dhe objektivave të tyre, duhet shtuar shkurtimisht se ekziston një autoritet i pamohueshëm i ekzekutivit të Kosovës vis-a-vis prokurorisë publike dhe administrimit të saj. Fakti se administrimi i prokurorisë behët nga Ministria e Drejtësisë implikon drejt-për-drejt ritmin e punës së prokurorisë publike në Kosovë. Mungesa e mjeteve të punës, fenomen aq i shpeshtë në prokuroritë publike tërheq përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë direkte të Ministrisë së Drejtësisë në mos krijimin e kushteve themelore të punës së prokurorive e në këtë kontekst edhe të mos luftimit të formave të ndryshme të paraqitjes së krimit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Mungesa e progresit në administrimin e prokurorive si dhe mos zhvillimi i politikave prokuroriale është vërejtje që duhet adresuar Ministrisë së Drejtësisë.

Në fillim
 

NË PËRGJITHËSI MBI PARREGULLSITË DHE SHKELJE TË TJERA NË SISTEMIN GJYQËSOR

Duke u nisur nga fakti se ka hasur në një numër problemesh që ndikojnë në punën efektive të gjykatave, është konstatuar se ato duhet klasifikuar ndaras për faktin se ato përbejnë pengesa në mbarëvajtjen e procedurës, shkeljes të kodeve penale si dhe respektimin e rregullave të brendshme të gjykatave.
1)    Pjesëmarrja e prokurorëve publikë në disa gjykime në të njëjtën kohë

Në një gjykim të mbajtur më 2 qershor 2008 në Gjykatën Komunale të Pejës, prokurori publik u largua nga seanca gjyqësore pa dhënë asnjë arsyetim.

Ndërkaq, në Vushtrri në gjykimet e mbajtura në javën e dytë të qershorit, P.11/2008, P.522/2008 dhe P.62/2008, prokurori publik ka shkuar nga një gjykim në tjetrin, duke marrë pjesë në tri gjykime njëkohësisht.

Nga këto raste të lartë cekura, vlen të theksohet se prezenca e prokurorit në disa gjykime në të njëjtën kohë ulë produktivitetin dhe nivelin e argumentimit që ai është i detyruar të bëj në çdo procedurë ku prokurori vepron në bazë të aktakuzës së ngritur nga ai. Për më tepër, mbetet shumë i çuditshëm fakti se si është e mundur që disa nuk arrijnë fare t’i përcjellin rastet e paracaktuara dhe si pasojë nuk i ndjekin ato ndërsa disa të tjerë mund ti ndjekin dhe disa raste në të njëjtën kohë.

2)    Gjykimet mbahen në zyrat e gjyqtarëve

Një nga parimet kryesore të punës së gjykatave është parimi i gjykimeve të hapura përveç kur nuk vendoset ndryshe  Megjithatë, nga monitorimet e bëra një numër i çështjeve të gjykuara e që nuk kanë pasur të bëjnë më mbrojtjen e interesit të gjykatës, interesit të palëve në procedurë ose interesit publik ose ngjashëm janë mbajtur pa praninë e publikut.

Ne kemi konstatuar se shumica e gjykimeve në gjykatën komunale mbahen në zyrat e gjyqtarëve dhe jo në sallën për gjykim , duke ua pamundësuar pjesëmarrjen pjesës më të madhe të publikut . Nga 513 gjykimet e monitoruara, 138 prej tyre janë mbajtur në sallën e gjykimeve, ndërsa 375 në zyrat e gjyqtarëve. (shih tabelën 9).


3)    Përdorimi i telefonave mobilë gjatë mbajtjes së gjykimeve

Sipas monitoruesve, shumë shpesh gjyqtarë, prokurorë dhe palë të tjera pjesëmarrëse në gjykime përdorin telefonat e tyre mobilë edhepse nuk lejohet mbajtja e tyre gjatë seancave gjyqësore .

Nisur nga fakti se në Republikën e Kosovës nuk ka akoma një program të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe mbrojtja e informacioneve, identitetit, shënimeve etj, mbetet e pasigurt, monitoruesit tanë konsiderojnë se një fenomen i tillë i bartjes dhe komunikimit me celular nga sallat e gjykatave deri sa vazhdojnë gjykimet rrezikon mbarëvajtjen e procesit, mund të shkaktoj bartjen e informacioneve të personat që kanë ndonjë interes të ulët si dhe mund të cenoj privacitetin e siguruar.

Forma e komunikimit me gjykatën dhe e gjykatës me palët është e rregulluar me ligj. Duke ditur se shumë nga modelet e celularëve përmbajnë edhe kapacitet të incizimit, padyshim që duhet të ndalohet futja absolute e celularëve ku mund të incizojnë. Gjithashtu, përdorimi i çfarëdo mjeti të komunikimit në kohën e mbajtjes së seancës gjyqësore duhet të ndalohet rreptësisht.
4)    Mbajtja e gjykimeve pa përkthim për palët nga minoritetet

Ofrimi dhe garantimi i procesit gjyqësor në gjuhën të cilën palët e kuptojnë është një nga standardet që duhet të siguroj gjykata në përputhje me detyrimet ligjore që burojnë nga Neni 30 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Disa evidenca nga lëndët civile:

Në gjykimin me numër Cnr 743/07 të mbajtur në Gjykatën Komunale të Pejës ka munguar përkthyesi, edhe pse njëra nga palët e përfshira në kontestin pronësor ka qenë nga komuniteti serb. Edhe në rastin Cnr 825/07/07 të mbajtur në Gjykatën Komunale të Pejës ka munguar përkthyesi. Në rastin Cnr 1041/08 të mbajtur në Gjykatën Komunale në Pejë, përkthyesja është larguar në gjysmë të gjykimit më arsyetimin se palët e kuptojnë gjuhën shqipe, edhe pse njëra nga palët nga komuniteti boshnjak nuk e ka pohuar një gjë të tillë.

Disa evidenca nga lëndët penale:

Në rastin Pnr 114/08 të mbajtur në Gjykatën e Qarkut të Pejës më 22 shtator, njëri nga dëshmitarët ishte shtetas i Zvicrës. Lidhur me këtë gjykim, dokumente relevante si dëshmitë dhe deklaratat e dëshmitarëve të tjerë nuk ishin të përkthyera, kështu që dëshmitari M.W nga Zvicra nuk kishte njohuri se çfarë kishin deklaruar dëshmitarët e tjerë. Përkthimi ishte i mundur vetëm gjatë gjykimit

5)    Mosefikasiteti i avokatëve sipas detyrës zyrtare

Monitoruesit e BIRN-it kanë vërejtur se avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare nuk kontaktojnë me klientët e tyre para fillimit të gjykimit.
Në rastin P nr 28/08 të mbajtur në Gjykatën Komunale të Pejës, i cili paraprakisht ishte shtyre tre herë për shkak të mos plotësimit të kushteve për të mbajtur procesin gjyqësor, avokati B.C e ka pyetur prokuroren se cili është klienti i tij.

Është i pa-kontestueshëm fakti se institucionet tona duhet të përgatisin qendrat e paraburgimit dhe stacionet policore në atë mënyrë që të akuzuarit të ushtrojnë të drejtën e tyre në mbrojtje ligjore.

Gjykatat duhet gjithsesi të ofrojnë informacione të mjaftueshme mbrojtësve për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe aktivitetet e ndërmarra deri në atë moment.

Gjithashtu, në rastet e drejtësisë penale, ne konsiderojmë se gjykatat duhet të jenë më të hapura në ofrimin e dokumenteve dhe provave që përfshijnë dosjet policore dhe të gjitha dokumentet nga procesi penal.
6)    Mosmbajtja e uniformës nga ana e prokurorëve dhe gjyqtarëve  gjatë gjykimeve

Gjatë monitorimit një vjeçar, monitoruesit e BIRN-it kanë vërejtur se gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë mbajtur uniformën përkatëse në përjashtim të rastit gjyqësor Pnr: 178/08 të mbajtur më 6 janar në Gjykatën e Qarkut të Pejës dhe të gjyqtarit të Gjykatës komunale të Gjilanit, Zyhdi Haziri, i cili vazhdimisht mban uniformën në gjykimet e lëndëve të tij.
7)    Mos përdorimi i pajisjeve elektronike nëpër gjykata

Sipas Kodit të ri të Procedurës Penale, që nga data 6 prill 2004, duhet të përdoren pajisjet për audio incizim me qëllim të ruajtjes së procesverbaleve identike të seancave penale në sistemin e gjykatave të Kosovës .

Sidoqoftë, BIRN ka siguruar prova se politikat e tilla nuk janë implementuar në mënyrë efektive. Për shembull, Sadri Qosja, gjyqtar në Gjykatën  Komunale të Pejës i ka thënë monitoruesit të BIRN-it se pajisjet adekuate janë siguruar, kjo gjykatë nuk i përdor ato. Osman Cucoviq, një gjyqtar tjetër në të njëjtën gjykatë, i ka thënë BIRN-it se ai kurrë nuk ka përdorur video dhe audio incizimin. Në të vërtetë, ai dhe asistentja e tij nuk dinë as të punojnë me to. Lumturije Hoxha, avokate, ka thënë se asnjë nga gjykimet ku ka marrë pjesë ajo nuk është incizuar.

Projekti i USAID-it “Aktiviteti për Reformimin e Sistemit të Drejtësisë në Kosovë” (ARSDK) ka filluar zbatimin dhe testimin e përdorimit të pajisjeve për audio incizim në nëntë gjykata dhe një zyrë të prokurorit. Përveç këtij projekti, një asistencë teknike kanë dhënë edhe projektet e Agjencisë Evropiane për Rindërtim (Projekti SIML).

Këto pajisje janë vendosur në Gjykatat e Qarkut të Kosovë dhe në disa Gjykata Komunale. Sipas monitoruesve, këto pajisje janë përdorur në raste tepër të rralla  

Nga 513 gjykimet e monitoruara, pajisjet janë përdorur vetëm në tetë raste. (shih tabelën 6 ).

Përkundër investimeve që janë bërë në mbajtjen e të dhënave në mënyrë elektronike përmes projektit SIML (Sistemi Informativ për Menaxhimin e Lëndëve), të dhënat në gjykatën komunale dhe të qarkut të Pejës mbahen nëpër arkiva dhe letra.

Kryetari i gjykatës komunale të Pejës Xhelal Radoniqit ka thënë: “Ne jemi shumë të vjetër dhe vështirë se do të mund t’i aplikonim një sistem të tillë, sepse i njëjti nuk është realizuar as teknikisht. Vetëm një gjyqtare, Afërdita Mulhaxha ka marrë pjesë në këtë trajnim”.

Por, edhe ata që kanë mbajtur trajnimin për mbajtjen e të dhënave në mënyrë elektronike, nuk e bëjnë një gjë të tillë.“Unë dhe ndihmësja ime i kemi mbajtur disa trajnime për këtë projekt, por nuk është konkretizuar asgjë në këtë drejtim dhe ne ende punojmë me të vjetrën”, ka thënë për BIRN-in Muharrem Shala, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Pejë.
Përkitazi me regjistrimin e lëndëve në mënyrë elektronike, Ferit Osmani, gjyqtar në gjykatën komunale në Skenderaj ka thënë se mbajtja e lëndëve dhe arkivimi i tyre bëhet si më parë dhe jo në mënyrë elektronike.

Gjykimet, sipas monitoruesit të BIRN-it nuk incizohen as në Gjykatën Komunale të Vushtrrisë ku është vendosur edhe Gjykata e Qarkut dhe ajo Komunale e Mitrovicës.

Administratorja e gjykatës komunale në Ferizaj, Kadrije Lubishtani ka thënë se faza e parë e projektit SIML ka filluar në vitin 2007 dhe se në Gjykatën Komunale të Ferizajt ekziston kompjuteri me softuerin e ri. Por, sipas saj, kompjuterët e gjyqtarëve dhe referentëve janë të vjetër, prandaj përdorimi i këtij softueri është i pamundur.

Projekti SIML ka mbetur i pazbatueshëm gjithashtu edhe në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Megjithëse janë mbajtur trajnime gjatë tre vjetëve të kaluara për stafin dhe gjyqtarët për të zbatuar sistemin për regjistrimin automatik të lëndëve në gjykatë, sipas kryetarit të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, Anton Nokaj, një sistem i tillë ka mbetur jofunksional. Nokaj e ka kritikuar stafin e gjykatës, duke e quajtur atë një staf dembelësh. Edhe trajnimet e mbajtura Nokaj i ka konsideruar  joefektive dhe të bëra shkel e shko. Feriz Berisha, administrator në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës ka theksuar se vetëm 30 për qind e gjyqtarëve janë të përgatitur për sistemin në fjalë, por edhe ata, sipas tij nuk e aplikojnë atë. “Gjyqtarët ende punojnë me sistemin e vjetër. Ende më shumë i besojnë lapsit dhe shënimit në fletore se regjistrimit të të dhënave në kompjuter”, ka thënë ai.

Berisha thotë se në Gjykatë e Qarkut të Prishtinës nuk përdoren as pajisjet për audio incizim. “Aktualisht kemi vetëm një pajisje të tillë, e cila është funksionale, mirëpo nuk përdoret nga gjyqtarët vendorë, pasi në këtë sallë ku janë pajisjet, zakonisht i mbajnë seancat gjyqtarët ndërkombëtarë”, ka thënë Berisha. Projekti SIML nuk zbatohet as në Gjykatën Komunale në Skenderaj. Ferit Osmanit, gjyqtar në këtë gjykatë, ka thënë se mbajtja dhe arkivimi i lëndëve bëhet si më parë me dorë dhe jo në mënyrë elektronike.

Në rastet kur një incizim i tillë nuk ndodh, ekziston baze e fortë e dyshimit se faktet dhe deklaratat mund të bishtnohen, ose mund të zhduken nga dokumentacioni zyrtar. Përveç mungesës së aftësisë së stafit të gjykatave për ta përdorur sistemin SIML, një arsye tjetër e dështimit të realizimit të këtij projekti sipas të intervistuarve janë edhe kompjuterët shumë të vjetër, me të cilët një softuer i tillë nuk mund përdoret.

Sipas të dhënave të Agjencionit Evropian për Rindërtim, gjatë periudhës 1999 2006, Bashkimi Evropian e ka ndihmuar sektorin e sundimit të ligjit me 45 milionë, shtatë milionë kanë ndarë në vitin 2007, ndërsa 38 milionë për vitin 2008. Në vitin 2009 janë ndarë 12.5 milionë për t’u kontraktuar gjatë vitit 2010. BIRN nuk ka mundur të sigurojë të dhëna lidhur me shumën e ndarë nga USAID lidhur me projektin e pajisjes së gjykatave me pajisje për audio incizim.

Reformimi i administrimit të gjykatave dhe gjyqtarëve duhet të ketë parasysh edhe mos gatishmërinë e përqafimit të standardeve të reja në punë si dhe pajisjen e kufizuar të tyre me aftësi teknike gjithashtu.

8)    Mungesa e policisë gjyqësore

Sipas Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria është e detyruar për të udhëhequr zhvillimin e hetimeve.

Në shumë raste, detyrat e parapara gjatë hetimeve duhet të kryhen nga ana e Policisë Gjyqësore. Mirëpo ky njësit i policisë nuk është themeluar akoma.

Punët e kësaj policie aktualisht i kryejnë pjesëtarët e Njësitit Hetues të Policisë së Kosovës.

Mungesa e Policisë Gjyqësore ndikon drejtpërdrejt në mosefikasitetin e Prokurorisë dhe të Gjykatave.

Kjo reflektohet në veçanti në zbutjen dhe humbjen e provave materiale nga mungesa e profesionalizmit të nevojshëm dhe/ose humbjen e provave me qëllim në mënyrë që trajtimi të jetë tjetër fare në vazhdim të procedurës. Kryesisht, që nga hyrja në fuqi e Kodit, mungesa e këtij mekanizmi reflekton në zbutjen e politikës ndëshkuese ose në mos ndëshkimin e parashikuar për kryesit e veprave penale në vendin tonë. Nuk janë të rralla rastet kur prokurorët nuk ndodhen fare në vendin e ngjarjes për të udhëhequr me procedurën e hetimeve.

Forma më e lehtë e zbatimit të kësaj pjese të Kodit është që të behtë plotësimi i Kodit me anë të një udhëzim administrativ. Krijimi i kësaj njësie kërkon dhe ngritjen e kapaciteteve humane në kuadër të Policisë së Kosovës.

Mosfunksionimi i policisë gjyqësore është një nga arsyet për mozgjidhjen e 1400 veprave penale në komunën e Ferizajt që kanë ndodhur në vitin 2008. Kryeprokurori i Prokurorisë Komunale në Ferizaj, Ekrem Shabani ka thënë se mosfunksionimi i Policisë Gjyqësore, e cila është dashur të themelohej në vitin 2004, ndikon në numrin e madh të rasteve të pazgjidhura të veprave penale.

Prokurorët nuk mund të merren me një numër të madh të rasteve që duhen hetuar, kështu që Policia Gjyqësore mund të merret me një numër të këtyre rasteve.
9)    Jo transparenca e gjykatave

Megjithëse BIRN ka pasur qasje në monitorimin e gjykimeve, nuk mund të flitet për transparencë të gjykatave. Në përgjithësi, vlerësohet se gjykatat janë institucione të mbyllura dhe çdo informacion që kërkohet (p.sh. marrja e raporteve për lëndët e zgjidhura nga gjyqtarët) duhet të kërkohet miratimi i kryetarit të gjykatave, pasi nuk ka zyrtar për marrëdhënie me publikun.
Në të shumtën e rasteve, monitoruesit kanë raportuar për mungesën e shpalljeve të orarit të gjykimeve në ambientet e gjykatës.

Gjykatat poashtu nuk kanë faqet e tyre të Internetit, ku publiku do të mund të informohet për gjykimet e caktuara, apo për çështje të tjera që nuk thyejnë konfidencialitetin e lëndëve dhe të palëve të përfshira në kontestet gjyqësore.

10)    Mungesa e një mekanizmi efikas të kontrollit të cilësisë së punës së gjykatave

Mungesa e një kontrolli efikas të cilësisë së punës së gjyqtarëve dhe gjykatave në përgjithësi konsiderohet të jetë një nga sfidat e mëdha që karakterizojnë institucionet e drejtësisë dhe procesin e reformës së këtij sektori.
Për të krijuar një vizion më të qartë për lexuesin e këtij raporti, jemi të detyruar të marrim shembull rastet kur p.sh. një gjyqtar i akuzuar për keqpërdorim suspendohet nga detyra por asnjë instrument nuk ekziston ndoshta edhe për kontrollimin e cilësisë së vendosjes dhe rolit të saj/tij në rastet e vendosura por edhe ato të cilat janë akoma të pa vendosura. Më lartë shënuam rastin kur kryetari i një gjykate edhe pse ndodhet nën hetime, ai vazhdon të kryej detyrën e tij pa pengesa dhe i pamonitoruar. Nuk është vërejtur ndonjë rast kur për cilësinë e punës së gjyqtarëve ose prokurorëve të dyshuar për keqpërdorime janë ndërmarr dhe kontrolle të cilësisë në punë në rastet tjera.
BIRN konsideron se ndaj këtij fenomeni në Republikën e Kosovës ka një “amnisti” të heshtur të pranuar në mes kolegëve të angazhuar në sistemin e drejtësisë, të përzier edhe me mungesën e vullnetit politik për të përmirësuar nivelin e sundimit të ligjit.
11)    Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Në bazë të Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut nr. 2008/2, si dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 150, procesi i ri-emërimit udhëhiqet nga Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial (KPGJP) është trup autonom i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Procesi i ri-vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është njëri nga proceset më të rëndësishme në fushën e fuqizimit të sundimit të ligjit.

Në bazë të këtij programi që do të zgjas rreth 22 muaj, kushdo që pretendon të aplikoj në pozitën e gjyqtarit apo prokurorit duhet të kaloj në një sistem të kontrollit të të kaluarës së tij/saj.

Gjatë kohës së përgatitjes së këtij raporti të monitorimit pritet të përfundoj afati i aplikimit të të interesuarve për pozitat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky proces pritet të “pastroj” gjyqësorin nga gjyqtarë, të cilët kanë abuzuar me detyrat e tyre. Megjithatë, nuk është shumë e sigurt se çka do të ndodhë me ata gjyqtarë dhe ë të cilët mund të mos konkurrojnë dhe në këtë formë mund të mos i nënshtrohen procesit të kontrollit të të kaluarës së tyre.

BIRN konsideron se i tërë gjyqësori duhet “skanuar” dhe se për asnjë gjyqtar dhe prokurorë nuk duhet pasur “amnisti” edhe pse ai/ajo vendos të mos ri-aplikoj për pozitat e hapura. Gjithashtu, ne konsiderojmë së asnjë gjyqtar dhe prokurorë (edhe nëse nuk konkurron përsëri) nuk duhet lejuar të ushtroj ndonjë profesion të lirë ose të angazhohet në ndonjë post në administratën shtetërore derisa procesi i ri-vlerësimit të mos dëshmoj pastërtinë e tij profesionale dhe etike. Meqë periudha e ri-vlerësimit pritet të mbyllet për një periudhë 22 mujore, Oda e Avokatëve duhet të përcaktoj detyrime që nuk lejojnë kalimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve aktual në cilësi të avokatit të licencuar. Kjo duhet të vlej vetëm për arsye të kredibilitetit të këtij profesione dhe rritjes së besimit edhe në profesione të lira gjithashtu.

Për opinionin publik nuk është e qartë se çka do të ndodhë saktësisht. Me sa duket ky Komision i Përkohshëm nuk ka ndonjë hapje të mjaftueshme ndaj opinionin publik dhe shoqërisë civile e cila do të mund t’i ndihmonte në ofrimin e informacioneve të domosdoshme për vlerësimin e këtij sektori.

Numri i rasteve të zgjidhura është me qindra mija, derisa numri i atyre që  nuk janë zgjidhur është në rritje. Kuptohet që Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial  nuk do të jetë në  gjendje t’i rivlerësoj të të gjitha rastet e gjykuara dhe të zgjidhura nga gjyqtarët dhe prokurorët që nga fillimi i punës së tyre. Prandaj, BIRN është i bindur se puna e KPGJP-së nuk do të jetë e kënaqshme.


Ekzaminimi i të gjitha lëndëve do të kërkoj më shumë kohë dhe informacione (në veçanti do të mund të formohej një sistem i informimit konfidencial në mënyrë që të raportohet për të gjitha rastet e keq-menaxhuara dhe keqpërdoruara), edhe nga organizata të shoqërisë civile të cilat do të mund të mbështesnin këtë proces.
12)    Edukimi ligjor dhe mos mbajtja e provimit të judikaturës

Edhe pse Ministria e Drejtësisë ka detyrim në organizimin e provimit të judikaturës së paku tre herë gjatë vitit, bëhet e ditur se provimi i judikaturës nuk është mbajtur që nga muaji Janar i vitit 2008.

Çdo reformë coftë në substancën e vet  kërkon një numër të mjaftueshëm zyrtarësh në këtë rast të cilët do të mund të zëvendësonin ata aktual. Edhe pse kjo nevojë për reformën në drejtësi është e vet-kuptueshme, mos mbajtja e provimit të judikaturës kufizon numrin e atyre që do të mund të aplikonin pa plotësuar përjashtimet e përcaktuara me ligjin e aplikueshëm në Kosovë.

Megjithatë, duke pasur parasysh këto pengesa të pakuptimta dhe shkeljet e ligjit nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për mos organizimin e provimit të judikaturës për më shumë se një vit e tre muaj, KPGJP ka miratuar një rregullore lidhur me dorëzimin e aplikacioneve preliminare nga ana e personave të cilët ende nuk e kanë kryer provimin e judikaturës.

Projekti i BIRN-it nuk ka mundur të gjej justifikime pse është i domosdoshëm krijimi i instrumenteve jashtë rregullave ligjore tashëm të vendosura. Nëse provimi do të organizohej ashtu siç parashikon ligji mbi provimin e judikaturës, edhe Komisioni do të kishte më pak aktivitet në krijimin e opsioneve për kandidatë dhe do të mund të fokusohej më shumë në kontrollin e lëndëve si dhe cilësia e aplikantëve të rinj do të ishte shumë më e lartë.

Në fillim

 
MOSEKZEKUTIMI I LËNDËVE

Përveç vonesës së zgjidhjes së lëndëve, përkundër faktit se ky projekt nuk trajton enkas problemin e mos-ekzekutimit të lëndëve civile në gjykatat e rregullta, ky problem mbetet një ndër problemet më të mëdha përkitazi me funksionimin e sistemit gjyqësor është mosekzekutimi i tyre pas shpalljes së aktgjykimit (në vençat bëhet fjalë për lëndët civile dhe detyrimeve ndaj shërbimeve publike).

Edhe pse është pritur që legjislacioni i miratuar vitin e kaluar mbi procedurën e përmbarimit të ndihmoj në zvogëlimin e këtyre rasteve, duket se një gjë e tillë të mos ndodhë deri në fillimin e një reforme të vërtetë të këtij sektori .

Përveç kësaj, sipas Kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, nga 20,490 lëndë civile që kanë arritur në gjykatën komunale të Prishtinës, janë ekzekutuar 1,939 lëndë, ndërsa 18,551 lëndë kanë mbetur në procedim. Sipas Ukës, gjatë tremujorit të parë të vitit 2009, kanë arritur 1,548 lëndë civile, ndërsa janë ekzekutuar 491 lëndë.

Sa i përket lëndëve penale me burgim gjatë vitit 2008 ka pasur 591 raste, ku prej tyre 298 janë ekzekutuar (ekzekutimi i lëndëve nga kjo fushë është më i realizueshëm dhe teknikisht më i mundshëm).

Sipas z. Uka, problemi kryesor me mosekzekutimin e lëndëve është se në gjykatën komunale të Prishtinës është vetëm një gjyqtar për ekzekutime. Sipas tij, nga numri i përgjithshëm i rasteve në lëmin civile (afër 80%) kanë të bëjnë me kërkesat e ndërmarrjeve komunale të Prishtinës për pagimin e energjisë elektrike, mbeturinave, ujit dhe ngrohjes.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008 në gjykatën komunale të Pejës janë regjistruar gjithsej 11,267 lëndë që presin për ekzekutim. Sipas Hysen Ademit, ekzekutues vetëm gjatë vitit 2008 në këtë gjykatë kanë arritur për ekzekutim 3878 lëndë, ndërsa janë ekzekutuar 1012 lëndë. Në gjykatën komunale të Pejës, në çështjet civile janë pesë ekzekutues, ndërsa në çështjet penale janë dy referentë. Sipas Ademit, arsyeja kryesore që ndikon në grumbullimin e lëndëve janë adresat e gabuara, mungesa e hapësirave në gjykatë për depozitë gjyqësorë (psh nuk ka hapësirë për vendosjen e veturave të debitorëve në gjykatë) si dhe numri i vogël i ekzekutuesve.

Një ndër faktorët që i kontribuon mosekzekutimit të lëndëve është mosbashkëpunimi midis institucioneve financiare (bankave) dhe gjykatave, p.sh. në rastin Enr:31/08, ku objekt ekzekutimi ka qenë borxhi prej 25,000 euro. Gjykata i është drejtuar bankës ProCredit Bank, për llogarinë rrjedhëse të debitorit, e njëjta bankë e njofton gjykatën me parashtresë të datës  21 shkurt 2008 dhe parashtresë dt.13 mars 2008 për llogarinë e debitorit. Më 14 mars 2008, bankës së njëjtë i është dërguar urdhëresa nga ana e gjykatës që nga llogaria e debitorit të bëhet pagesa-bartja në llogari të kreditorit.

Më 17 mars 2008 ProCredit Bank me parashtresë e ka njoftuar gjykatën se  llogaria e tij është e bllokuar me vendim të AQF (Autoriteti Qendror  Bankar) për një borxh tjetër të debitorit dhe si pasojë nuk mund të bëhet kurrfarë transaksioni, përkatësisht zbatohet urdhri i gjykatës. Në këtë mënyrë gjykata mbetet në pamundësi për të ekzekutuar, sepse edhe pse sipas nenit 27 të Rreg. UNMIK-ut 2001/26 mbi transaksionet e  pagesave thuhet: “Banka ruan sekretin afarist dhe nuk i zbulon të dhënat e llogarive bankare të asnjë klienti, përveç rastit kur një gjë e tillë kërkohet me një urdhëresë gjyqësore, sipas ligjit në fuqi apo sipas autorizimit të shprehur të klientit”. Ekzekutuesi Beqir Muhaxheri, deklaron se bankat në Kosovë nuk po e përfillin këtë rregullore, dhe në shumicën e rasteve nuk lejojnë qasje në llogaritë e debitorëve, edhe pse ju dërgohet urdhëresë nga gjykata.

Gjatë periudhës 2000 -2008 numri i sanksioneve penale në këtë gjykatë për ekzekutim është 352, ndërsa janë ekzekutuar 197 prej tyre, ndërsa 155 kanë mbetur pa u ekzekutuar.

Sipas Kryetarit të Gjykatës Komunale në Ferizaj, z. Rifat Abdullahu, ekzekutimi i lëndëve është një ndër problemet më të theksuara në këtë gjykatë. Sipas tij, derisa ekzekutimi i lëndëve penale është pak më i kënaqshëm, ekzekutimi i lëndëve civile “është në kaos të vërtetë”.

Sipas raportit të punës së gjykatës komunale të Ferizajt, në vitin 2008 nga vitet paraprake janë bartur 3660, ndërsa gjatë këtij viti janë pranuar 2390 lëndë. Gjatë këtij viti në punë kanë qenë 6050 lëndë, ndërsa janë ekzekutuar vetëm 604 lëndë.

Gjykata komunale e Gjilanit ka hyrë në vitin 2008 me 2175 lëndë në pritje të ekzekutimit (1618 ekzekutime të lëndëve civile dhe 557 ekzekutime të lëndëve penale), ndërsa gjatë vitit 2008 janë pranuar në punë edhe 3130 lëndë për ekzekutim (2615 ekzekutime të lëndëve civile dhe 515 ekzekutime të lëndëve penale). Gjatë vitit 2008 janë ekzekutuar1471 lëndë (1009 ekzekutime civile dhe 462 ekzekutime penale ) ndërsa kanë mbetur pa u ekzekutuar 3834 lëndë (3224 ekzekutime civile dhe 610 ekzekutime penale).

Sipas z. Artan Arifit, zyrtar në zyrën e ekzekutimeve, nga 3224 lëndët civile të paekzekutuara, mbi 2000 janë vetëm të debitorëve të Postës. “Posta si kreditor nganjëherë inicion procedurë gjyqësore edhe për 25 euro borxh dhe për këtë arsye numri më i madh i lëndëve të paekzekutuara është ai i debitorëve të postës”, ka thënë Arifi. Sipas tij problemi më i madh që ndikon në mosekzekutimin e lëndëve janë adresat e debitorëve dhe numri më i vogël i ekzekutuesve (vetëm katër).

Në gjykatën komunale të Vushtrrisë nga viti 2005 e deri në fund të vitit 2008, të paekzekutuara kanë mbetur 725 lëndë (nuk precizohet sa janë ekzekutime penale dhe sa civile).
 
Nga vitet paraprake, në gjykatën komunale të Skenderajt janë bartur 800 lëndë, duke përfshirë këtu edhe sanksionet penale me gjobë si dhe lëndë të tjera civile. Në vitin 2008 janë ekzekutuar 475 lëndë, ndërsa në vitin 2009 deri më tani janë pranuar për ekzekutim 143 lëndë.

Sipas z. Isa Shala, referent në këtë gjykatë, problemet kryesore për ekzekutimin e lëndëve nga kjo gjykatë janë: mungesa e hapësirës për vendosje të sendeve dhe provave të regjistruara, pasurisë së sekuestruar, dalja në terren (për nevojat e gjykatës është vetëm një automjet), për shkak se nuk dihen adresat e palëve apo se palët kanë dhënë adresa të rrejshme, për shkak të ndërrimit të emrave të rrugëve, dhe për shkak se disa debitorë gjenden jashtë vendit.

Në fillim

RASTET E DYSHIMIT PËR KEQPËRDORIM NË MESIN E GJYQTARËVE

Rastet e dyshimit për keqpërdorime në mesin e gjyqtarëve janë objekt i trajtimit edhe nga institucionet më të larta të drejtësisë siç është Këshilli Gjyqësor i cili në kuadrin e tij ka njësi të veçantë e cila merret me përgatitjen e rasteve që kanë të bëjnë, ndër të tjerash me shkeljen e kodit etik të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Natyrisht, nuk kanë munguar rastet e intervenimit të forcave të policisë në përcjelljen e hetimeve që kanë të bëjnë me raste të tilla.

Megjithëse për momentin, numri mbetet mjaft i vogël, duket se edhe drejtësia kosovare nuk mund të lirohet nga problemi i mos-dëshmimit të të gjitha rasteve të dyshuara. Besimi në institucionet e drejtësisë vazhdon të mbetet i ulët përkundër angazhimeve dhe investimeve të bëra të mbështetura edhe nga institucionet ndërkombëtare.

- BIRN ka hulumtuar rastin e kryetarit të Gjykatës së Qarkut të Gjilanit, z. Ymer Huruglica, i cili kishte provuar të ushtronte ndikimin e vet në rastin e gjykimit të një të afërmi të tij, i zënë me 10 kg drogë të llojit heroinë. z. Huruglica e pranoi këtë fakt gjatë emisionit “Jeta në Kosovë” të transmetuar më 26 qershor 2008 për rastet e korrupsionit në kuadër të sistemit gjyqësor. Raporti pati një ndikim të menjëhershëm pasi ndaj z. Huruglicës filluan hetimet nga Zyra e Prokurorit Disiplinor (ish-Inspeksioni Gjyqësor i Kosovës). Por, përkundër këtyre hetimeve, z. Huruglica vazhdon ta kryejë detyrën e kryetarit të Gjykatës së Qarkut në Gjilan. Është e qartë që kryerja e mëtutjeshme e funksionit të gjyqtarit ose e prokurorit jo vetëm në këtë rast por në cilindo rast tjetër, gjatë fazës së hetimeve, nuk garanton procese të besueshme, qoftë të hetimeve qoftë të kryerjes së detyrave të gjyqtarit dhe prokurorit në proceset tjera të hapura. Kjo ndikon drejtpërdrejt në uljen e besimit të institucionet e drejtësisë. Për më shumë, rasti i z. Huruglica duket të jetë më i veçantë për faktin se z. Huruglica është edhe kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës. Hetimet ndaj z. Huruglica ende vazhdojnë nga Zyra e Prokurorit Disiplinor.

- Raporti hulumtues i transmetuar më 29 maj 2008, ka nxjerrë në pah lidhjen midis Dragan Stamenkoviqit dhe avokatit Bajram Krasniqi. I fundit kishte falsifikuar dokumentacionin që kishte të bënte me pronësinë e një banese në Prishtinë. Këto dokumente ishin vërtetuar nga gjyqtarja e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nexharije Hoti, dhe më pas nga gjykata e shkallës së dytë, përkatësisht Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Një vërtetim i tillë krijoi konflikt midis Mejdi Hajdarit dhe Sylejman Kllokoqit, të cilët pretendonin se ishin pronarë të ligjshëm të banesës në fjalë. Të dy kishin kontratat e shitblerjes të vërtetuara nga Gjykata Komunale e Prishtinës.
Pas transmetimit të raportit, Gjykata Supreme e Kosovës kishte abroguar vendimin Gjykatës Komunale dhe të Qarkut në Prishtinë dhe lënda ishte kthyer për rishqyrtim. Arsyet e theksuara në arsyetimin mbi prishjen e aktvendimit të këtyre gjykatave ishin të njëjtat të hulumtuara dhe theksuara në storien hulumtuese të transmetuar në emisionin “Jeta në Kosovë”.

-    Raporti i transmetuar më 29 tetor 2008 në debatin televiziv lidhur me gjendjen në fushën e drejtësisë, vërtetoi se si gjyqtarja Zahide Gjonaj ka vendosur lëndët para se ato të arrinin dhe të regjistroheshin në gjykatë. Kjo ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme, duke ngritur dyshime për përfshirjen e kësaj gjyqtareje në korrupsion. Përveç kësaj, është fakt se 100 euro janë gjetur në dokumentacionin e lëndës me të cilën është marrë Gjonaj. Të gjitha gjykimet janë mbajtur në zyrën e saj, ku ajo ka luajt rolin e gjyqtares por edhe të avokates për shumicën e klientëve të saj. Këto konstatime janë të vërtetuara nga Zyra e Prokurorit Disiplinor. Është shumë e çuditshme se si lëndët me të cilat është marrë Gjonaj janë kryer për pesëmbëdhjetë minuta, për dallim nga lëndët e tjera, të cilat presin me muaj ose vite të tëra për t’u zgjidhur. Natyrisht, në mesin e lëndëve mund të ketë pasur lëndë të cilat nuk kanë pasur për objekt ndonjë vlerë të madhe të kontestit, mirëpo, mbajtja e seancave në zyrë, tejkalimi i përgjegjësive të gjyqtarit dhe gjetja e parave në lëndë përbëjnë indice të mjaftueshme për të aktivizuar mekanizmat institucional brenda dhe jashtë Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Pas transmetimit të stories Zyra e Prokurorit Disiplinor, duke marr për bazë argumentet e prezantuara në emisionin “Jeta në Kosovë” ka ripërgatitur dosjen e gjyqtares Gjonaj, të cilën ia kishte dërguar Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për vendosje. Por, KGJK jo vetëm lëndën e gjyqtares Gjonaj, por edhe lëndë të tjera për arsye të panjohura nuk i ka vendosur as deri në muajin janar të vitit 2009, muaj në të cilin përbërja e KGJK-së ishte shuar me një dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës në përputhje me dispozitat kalimtare të Kushtetutës së Republikës së Kosovës .
-    Raporti televiziv i transmetuar më 4 prill, 2008 ka nxjerr në pah korrupsionin në gjykatën komunale të Gjilanit. Rasti kishte të bënte me një gjykim lidhur me një tentim vrasje e cila kishte ndodhur gjatë të shtënave midis dy bandave lokale në Gjilan. BIRN zbuloi se përkundër përpjekjeve të policisë dhe prokurorisë, anëtarët e bandës E7 dhe GG kishin mbetur të lirë për shkak të korrupsionit në gjyqësi. Duke ekzaminuar  rastin e tentim vrasjes, e cila kishte të bënte me një aksident të qëllimshëm automobilistik dhe të shtëna me armë, BIRN incizoi fshehurazi gjyqtarin Refki Halili të kësaj gjykate, i cili pranoi se për shkak të lidhjeve familjare ai e kishte bërë më të lehtë dënimin e personave të përfshirë në incident. Si pasojë e kësaj, vepra penale e tentimvrasjes dhe posedimit ilegal të armëve, u ndryshua nga gjyqtari në prishje të rendit, duke i dënuar personat e përfshirë me nga pesë muaj burgim. Kurse, sipas Kodit Penal të Kosovës, dënimi minimal për tentimvrasje është shtatë vjet, derisa dënimi minimal për posedim ilegal të armëve është gjashtë muaj. Raporti përfshin intervistën me gjyqtarin Aliu, sekuenca të intervistës me atë të filmuara me një kamerë të fshehur, intervista me të përfshirit në incident, të cilët konfirmuan dhe pranuan akuzat si dhe intervista me policinë, e cila ankohej se për shkak të korrupsionit në gjykata, ata arrestojnë personat e njëjtë gjatë gjithë kohës.

Në fillim


REKOMANDIMET

Për shkaqe të evidentimit më të lehtë, rekomandimet në përgjithësi i adresohen autoriteteve kompetente si më poshtë:

Rekomandimet për Parlamentin e Republikës së Kosovës:

Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi duhet të iniciojë nxjerrjen  e legjislacionit,  fusha e drejtësisë si dhe ta monitoroj zbatimin e tij.

Kuvendi i Kosovës duhet të angazhoj edhe shoqërinë civile dhe akademike në përmirësimin e cilësisë së këtyre projekt-akteve.

Rekomandimet për Qeverinë e Republikës së Kosovës:

Qeveria e Republikës së Kosovës si sponsor duhet që me procedurë të përshpejtuar të dorëzojë në Kuvend projekt ligjin mbi gjykatat, projekt ligjin mbi organizimin e këshillit gjyqësor, projekt ligjin mbi prokuroritë publike, projekt ligjin mbi organizimin e këshillit prokurorial etj.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të amandamentoj dhe përgatis legjislacionin nga drejtësia civile i cili nuk është shpallur nga PSSP si ligji mbi detyrimet, ligji mbi të drejtat reale etj.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të amandamentoj ligjin mbi procedurën e përmbarimit me qëllim të përmirësimit të legjislacionit dhe fuqizimit të mekanizmit të përmbarimit (ekzekutimit të lëndëve) në Republikën e Kosovës.

Ministria e Drejtësisë duhet urgjentisht të ndërmarrë veprime adekuate për të zbatuar ligjin për noterinë, ligjin mbi ekzekutimin e sanksioneve penale, ligjit mbi ndërmjetësimin, ligjin për organizimin dhe mbajtjen e provimit të judikaturës etj.

Ministria e Drejtësisë duhet të përgatis infrastrukturën ligjore për themelimin e policisë gjyqësore që është një nga detyrat më urgjente që ka ky institucion (në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme).

Qeveria e Kosovës duhet të garantoj transparencë në përpilimin e legjislacionit. Grupet e interesit duhet të jenë të këqyr në përgatitjen e legjislacionit që në fazat e para të përgatitjes së tij.

Qeveria e Kosovës duhet të siguroj buxhet më të madh për sektorin e drejtësisë.

Qeveria e Kosovës duhet të financoj ndërtimin e hapësirave më të mira për punë të gjykatave.

Qeveria e Kosovës duhet të rris sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Qeveria e Kosovës duhet të siguroj paga dinjitoze për gjyqësorin dhe të nivelizuara me ato të degëve të tjera të pushtetit.

Qeveria e Kosovës duhet të siguroj mjete për programin e mbrojtjes së dëshmitarëve.

Administrimin e përgjegjësive të ndara në mes të MD dhe policisë së Kosovës si në rastet e transportimit të të ndaluarve duhet të bëhet në nivel të lartë të kujdesit.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet ti koordinoj donacionet në fushën e drejtësisë.

Rekomandime për Këshillin Gjyqësor

Këshilli Gjyqësor duhet të siguroj mekanizëm më efektiv të kontrollit të cilësisë në menaxhimin e rasteve të paraqitura para gjykatave, meqë, numri i rasteve të pazgjedhura është në rritje ndërsa numri i gjyqtarëve është zvogëluar.

Këshilli Gjyqësor duhet të detyroj gjykatat që procedimin e lëndëve ta bëjnë në përputhje me sistemin automatik të regjistrimit të lëndëve.

Trupi gjykues, varësisht nga niveli i organizimit të gjykatave duhet të njoftoj eprorin e prokurorit sa herë që prokurori i ngarkuar me lëndën nuk përcjell seancat në rastet kur ai vepron në bazë të detyrës zyrtare. Këto njoftime duhet në mbahen në regjistra zyrtar dhe të jenë objekt i vlerësimit të cilësisë në punë.

Kryetari i gjykatës (varësisht se në cilin nivel behët fjalë) duhet të kontrolloj ritmin e punës së gjyqtarëve. Rastet eklatante si ato kur gjatë një muaji një gjyqtar është në gjendje të vendos 99 raste ndërsa gjyqtari tjetër nuk vendos asnjë rast duhet adresuar dhe ndërmarrë masa të përmirësimit dhe në rastin më të keq edhe disipliminin dhe shkarkimin e gjyqtarit.

Këshilli Gjyqësor duhet të siguroj se administrimi i gjyqësorit në menaxhimin e burimeve njerëzore duhet të bëhet në bazë të shpërndarjes së sistemit menaxherial në nivel gjykatash.

Këshilli Gjyqësor duhet të jetë aktiv në procesin e përgatitjes së infrastrukturës ligjore në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Opinionet e Këshillit të Evropës.

Këshilli Gjyqësor duhet të vendos rregulla strikte që ndalojnë përdorimin e mjeteve të komunikimit brenda objekteve të gjyqësorit si rasti i përdorimit të celularëve.

Këshilli Gjyqësor duhet të kërkoj nga gjykatat respektimin e uniformave për të gjithë zyrtarët dhe palët në procedurë.

Organizimi i gjykimeve duhet të bëhet brenda sallave të gjykimit me qëllim që palëve duhet dhënë mundësia e ballafaqimit. Zyrat nuk janë salla gjykimi.

Gjykatat duhet të ofrojnë përkthim për palët në procedurë (në veçanti kur ata janë anëtar të komuniteteve pakicë) në përputhje me detyrimet ligjore që burojnë nga Neni 30 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

Rekomandime për Policinë e Republikës së Kosovës

Policia e Republikës së Kosovës duhet të përkujdeset që në raste të hetimit të një keqpërdorimi të detyrës zyrtare të një gjyqtari të përcjell edhe aktivitetet t tij/saj në lëndët tjera të vendosura ose të pa vendosura akoma.

Policia e Kosovës, kurdo që prokurori nuk paraqitet në vend të ngjarjes, duhet ti përcjell ato te Kryeprokurori publik (deri sa institucionet e administrimit të prokurorisë të mos jenë krijuar). Këto informacione duhet në mbahen në regjistra zyrtar dhe të jenë objekt i vlerësimit të cilësisë në punë.

Rekomandime për donatorët:


Rivlerësimi i gjyqtareve dhe prokurorëve duhet të jetë proces transparent. Ai duhet të jetë i hapur ndaj mediave dhe shoqërisë civile si dhe ndaj organizmave që kanë mundësi të ndihmojnë në realizimin e suksesshëm të këtij programi.

Donatorët duhet dhënë donacione në përputhje me nevojat e identifikuara dhe të planifikuara duke mos i dyfishuar donacionet.

Donatorët duhet dhënë asistencë vetëm aty ku ekziston kapaciteti absorbues.

Shkarko




 
 

Living together. For some those two words are like the green or red wire on a bomb; choose the wrong one, and there’s going to be an explosion.


More Croatians are planning not to go on summer holidays this year because of the financial crisis, according to the results of market research conducted by GfK in February.


The newest Bulgarian shopping mall, “Serdika Center”, was formally opened in Sofia Tuesday.



Trencherman needed the benefit of his significant girth on a trip to this famous Belgrade haunt.


The Rise and Fall of the Worst Car in History, By Jason Vuic


Tim Burton’s latest film, Alice in Wonderland, is easily his most visually stunning yet, showing just how vividly the magic can be put on the big screen. Burton has lined a top-notch cast in front of a green wall allowing him to let his imagination fly, but limiting the actors’ opportunity to give vent to their expressions.