serbi-arrestohet-zyrtari-i-lartë-i-policisë-për-krime-lufte
22 May 13 Serbi: Arrestohet zyrtari i lartë i policisë për krime lufte

BIRN-i ka mësuar se zyrtari i njësisë së policisë speciale të Serbisë, i arrestuar për dyshime se ka ndihmuar në masakrën e të paktën 65 civilëve shqiptarë në një fshat të Kosovës në vitin 1999, është Vladan Krstovic.

>>>
dëshmitari-në-rastin-për-krimet-e-luftës-në-kosovë-akuzon-prokurorët-e-be-së
22 May 13 Dëshmitari në rastin për krimet e luftës në Kosovë akuzon prokurorët e BE-së

Një dëshmitar në gjyqin e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar se kanë abuzuar të burgosurit në një burg gjatë luftës në Kosovë, tha se nuk është rrahur kurrë dhe i akuzoi prokurorët e BE-së se i kanë bërë presion.

>>>
serbi-arrestohen-dy-persona-për-masakrat-e-vitit-1999-në-kosovë
21 May 13 Serbi: Arrestohen dy persona për masakrat e vitit 1999 në Kosovë

Policia serbe ka arrestuar dy persona, duke përfshirë edhe një anëtar të tanishëm të njësisë së policisë speciale së vendit, për dyshimet se kanë ndihmuar në vrasjen e të paktën 65 civilëve shqiptarë në një fshat të Kosovës.

>>>
shtetet-e-ballkanit-duhet-të-mbështesin-komisionin-e-të-vërtetës-tani
20 May 13 Shtetet e Ballkanit “duhet të mbështesin komisionin e së vërtetës tani”

Aktivistët e iniciativës për pajtim, RECOM, thanë se kanë bërë çdo gjë që kanë mundur për të promovuar komisionin ndërrajonal të së vërtetës dhe se është koha që liderët politikë të veprojnë.

>>>
serbia-do-të-rindërtojë-kampin-e-përqëndrimit-të-luftës-së-dytë-botërore-si-memorial
20 May 13 Serbia do të rindërtojë kampin e përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore si memorial

Autoritetet në Beograd planifikojnë të rindërtojnë kampin e përqendrimit “Judenlager Semlin”,  ku janë vrarë më shumë se 7 000 gra dhe fëmijë hebrenj, duke e kthyer në qendër memoriali.

>>>
haga-cakton-datën-për-vendimin-e-stanisicit-dhe-simatovicit
16 May 13 Haga cakton datën për vendimin e Stanisicit dhe Simatovicit

Verdikti në rastin për krime lufte ndaj dy zyrtarëve të lartë të sigurisë serbe do të jepet pas dy javësh, deklaroi Tribunali i Hagës.

>>>
vojislav-seselj-frymëzoi-serbët-të-luftonin-kroatët
15 May 13 Vojislav Seselj “frymëzoi serbët të luftonin kroatët”

Një ish-luftëtar serb tha në gjykatën e Hagës se lideri serb i Kroacisë, Goran Hadzic doli vullnetar për luftë në Kroaci për shkak të propagandës së liderit të Partisë Radikale, Seselj.

>>>
zyrtari-i-policisë-serbe-kërkon-falje-për-krimet-e-luftës-në-kosovë
14 May 13 Zyrtari i policisë serbe kërkon falje për krimet e luftës në Kosovë

Ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme në Serbi, Vlastimir Djordjevic pranoi se gjatë konfliktit të vitit 1999 janë kryer krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe u kërkoi falje viktimave civile.

>>>
nuk-ka-pasur-abuzime-ne-burgun-e-ushtrise-clirimtare-te-kosoves
09 May 13 “Nuk ka pasur abuzime” në burgun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Një dëshmitar në gjyqin e profilit të lartë të “Grupit të Llapit” mohoi se të burgosurit janë rrahur dhe torturuar në burgun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llapashticë.

>>>
kroaci-zhvarrosen-56-trupa-te-serbeve-te-vrare-gjate-luftes
08 May 13 Kroaci: Zhvarrosen 56 trupa të serbëve të vrarë gjatë luftës

Trupat e 56 civilëve serbë të vrarë gjatë “Operacionit Stuhia”, të kryer nga ushtria kroate në vitin 1995, u gjetën në një varr masiv në qytetin bregdetar të Zarës.

>>>
gjeneralet-jugosllave-levduan-njesine-paramilitare-te-arkanit
08 May 13 Gjeneralët jugosllavë “lëvduan njësinë paramilitare të Arkanit”

Raporte të Armatës së Popullit Jugosllav lëvdonin paramilitarët e njohur të udhëhequr nga Zeljko Raznatovic, i njohur si Arkan, për veprimet e tyre gjatë luftës në Kroaci, u tha në gjyqin e Goran Hadizicit në Hagë.

>>>
be-ja-nis-hetime-te-reja-per-trafikim-organesh-ne-kosove
30 Apr 13 BE-ja nis hetime të reja për trafikim organesh në Kosovë

Pasi pesë persona u dënuan për përfshirje në tregti të paligjshme organesh në një klinikë në Kosovë, prokurorët e BE-së thanë se po hetojnë tetë të dyshuar të tjerë.

>>>
kosove-denohen-pese-persona-per-trafikim-te-organeve
29 Apr 13 Kosovë: Dënohen pesë persona për trafikim të organeve

Gjykata në Kosovë ka dënuar pesë personat pjesë e grupit që ka bërë tregti të paligjshme organesh duke marrë dhe shitur veshka në klinikën Medicus në Prishtinë.

>>>
kroacia-dhe-serbia-mund-te-rrezojne-gjyqet-per-gjenocid
29 Apr 13 Kroacia dhe Serbia “mund të rrëzojnë gjyqet për gjenocid”

Ministrja kroate e Punëve të Jashtme, Vesna Pusic tha se pasi janë ndërmarrë “hapa të mëdhenj” për të gjetur kroatët e pagjetur që nga lufta, Zagrebi dhe Beogradi mund të rrëzojnë akuzat reciproke  për gjenocid.

>>>
ne-kroaci-gerrmohen-varre-masive-te-serbeve
29 Apr 13 Në Kroaci gërmohen varre masive të serbëve

Zhvarrosja e trupave të civilëve serbë në varrin e dyshuar masiv, të vrarë gjatë “operacionit Stuhia” të ushtrisë kroate në vitin 1995, ka nisur në qytetin bregdetar të Zarës.

>>>

Buletini ditor

* fushë e detyrueshme
Drejtësia Tranzicionale në Ballkan: Buletini ditor
Formati i E-mailit