Rreth Projektit

Iniciativa Drejtësia Tranzicionale në Ballkanështë një iniciativë rajonale e financuar nga Komisioni Evropian (2012-2014), Zyra e Jashtme e Britanisë dhe e Komonuelthit (FCO) dhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës  e Fondacioni Robert Bosch që ka për synim të rrisë të kuptuarit e përgjithshëm të publikut në lidhje me drejtësinë tranzicionale në vendet e ish- Jugosllavisë (Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, dhe Serbi) si dhe të përmirësojë gjendjen e mediave përmes rrjetit rajonal të gjashtë gazetarëve të specializuar të vendosur në nivel lokal – Ekipi Rajonal i Gazetarëve të Drejtësisë Tranzicionale.

Projekti konsiston në raportim lajmesh online- Raporti i Drejtësisë në Rajon- duke mbuluar çështje që lidhen me krimet e luftës, të gatshme në katër gjuhë (Anglisht, Serbisht/Kroatisht/Boshnjakisht, Shqip, dhe Maqedonisht), Radio Drejtësia Rajonale që mbulon raporte mujore në tre gjuhë (Maqedonisht, Serbisht/Kroatisht/Boshnjakisht dhe Shqip), dhe TV Drejtësia Rajonale si një seri e gjashtë dokumentarëve dhe një filmi qe mbulon punën hetuese të Ekipit Rajonal Gazetaresk të Drejtësisë Tranzicionale.

Projekti Drejtësia Tranzicionale në Ballkan në këtë mënyrë siguron që publiku në Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Kosovë, Maqedoni, dhe Mal të Zi, të ketë qasje të lirë dhe të hapur të lajmeve dhe analizave të paanshme rreth drejtësisë tranzicionale në rajon si një gur-themel për një demokratizim të suksesshëm, rend ligji funksional, respekt për të drejtat e njeriut, dhe të ardhme me paqe të qëndrueshme.

Pranimi i të shkuarës është një para-kusht i domosdoshëm për rajonin e ish-Jugosllavisë, për ndërtimin e një të ardhmeje demokratike të qëndrueshme dhe të sigurt. E ardhmja e rajonit të ish-Jugosllavisë dhe gjendja e marrëdhënieve të ndërsjella midis shteteve varen thelbësisht nga suksesi i institucioneve vendore të drejtësisë në trajtimin e efektshëm dhe transparent të krimeve të luftës të kryera në rajon, duke dënuar autorët e krimeve, dhe duke u sjellë drejtësi për viktimat.

Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Kosova të nxitura nga parakushtet e Bashkimit Evropian dhe të një sektori të shoqërisë civile që sa vjen e po zgjerohet, kanë nisur të merren me trashëgiminë e abuzimeve të të drejtave të njeriut të kryera gjatë luftërave të viteve 1990 për shkëputje nga Jugosllavia.

Për momentin, procese të ndryshme të lidhura me drejtësinë tranzicionale po lansohen në rajon: gjykatat kombëtare dhe lokale po procesojnë gjykime për krimet e luftës, organizatat lokale të shoqërisë civile po promovojnë një komision rajonal për të hetuar dhe hapur faktet e lidhura me luftën, dhe shkelje të tjera serioze të të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi (iniciativa RECOM), strategjitë kombëtare po adoptohen për ndjekjen penale të krimeve të luftës, dhe një numër masash ndëshkuese janë në diskutim e sipër.

Sidoqoftë, qytetarët e zakonshëm qëndrojnë të përjashtuar nga këto procese dhe të painformuar rreth progresit të drejtësisë tranzicionale, të drejtave të tyre, dhe mundësive të tyre për të qenë pjesë e progresit tranzicional.

Për këtë arsye, projekti Drejtësia Tranzicionale në Ballkan krijon një urë lidhëse midis shtetit dhe publikut duke siguruar informacion cilësor dhe të paanshëm rreth drejtësisë tranzicionale. Raportimi korrekt, i vërtetë, dhe profesional rreth krimeve të luftës po mungon në rajonin e ish-Jugosllavisë, gjë që krijon një pengesë të madhe në rrugën e vendosjes së të vërtetës dhe të largimit nga e shkuara.

Projekti Drejtësia Rajonale në Ballkan në këtë mënyrë siguron një rrjedhë të rregullt dhe të përditësuar të informacionit rreth drejtësisë tranzicionale në rajon. Në faza të ndryshme të implementimit të tij, projekti ofron gjithashtu një bazë të dhënash për çështjet e lidhura me krimet e luftës që konsiston në raportimet individuale dhe artikuj, në fazën e parë, raportime audio në të dytën, dhe dokumentarë televizivë në të tretën.

Për më tepër, krijimi i një ekipi tërësisht të trajnuar gazetarësh me ekspertizë në monitorimin e gjykatave dhe raportimin analitik është një arritje e rëndësishme për përmirësimin e  gjendjes së mediave në rajon në të ardhmen.