Rreth Ekipit

Pjesëtarët e ekipit të Drejtësisë Tranzicionale në Ballkan përfshijnë menaxherë, redaktorë, dhe gazetarë shumë të aftë nga rajoni dhe më gjërë, si dhe një ekip gjuhësor përkthyesish dhe lektorësh me përvojë, në terren.

Gordana Igrić, Drejtoreshë e BIRN-it

Gordana është themeluesja e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN). Aktualisht punon si Drejtoreshë e Rrjetit Rajonal, dhe tani gjithashtu si Kryeredaktore për Programin e Drejtësisë Tranzicionale në Ballkan. Ajo e filloi karrierën e saj si gazetare në Beograd, në vitin 1981 dhe më vonë raportoi nga Bosnja dhe Kosova, gjatë luftërave që vijuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, dhe u kthye aty pas konfliktit për të hulumtuar dhe dokumentuar krimet e luftës. Gordana ka marrë çmime të shumta në gazetari si Overseas Press Club (USA) Award për Raportimin për të Drejtat e Njeriut, si dhe një çmim të Human Rights Watch, në të njëjtin vit për hulumtimin e saj për krimet e luftës në Foçë, Bosnje dhe Hercegovinë. Para se të themelonte BIRN-in, ajo ishte menaxhere e projektit për Ballkanin në Institutin e Raportimit të Luftës dhe Paqes (IWPR), nga 1999 deri në gusht të 2005-ës, gjatë kohës, kur raportimi nga Ballkani i IWPR-së mori çmime të ndryshme të shtypit dhe citime në media.

Anisa Sućeska-Vekić, Menaxhere e Projektit

Anisa është drejtoresha e BIRN-it në zyrën rajonale në Sarajevë. Më parë, ajo ka punuar me një numër institucionesh kryesore të BE-së dhe KB-së dhe grupe donatorësh, në administratë dhe njësi planifikimi, duke filluar me OSBE-në në vitin 1996 (Departamenti i Zgjedhjeve në BiH) dhe më vonë në Kosovë si Menaxhere Operacionale, deri në vitin 2002. Më pas, ka qenë koordinatore e shoqërisë civile për Planin Strategjik për Reduktimin e Varfërisë, Synimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, dhe Programet për Gjininë në UNDP. Në vitin 2004, shkoi në Iran për të punuar si Shefe e Mbështetjes për Organizatën për Migrim në Programin Afgan dhe Irakian për Zgjedhje. Nga viti 2005 deri në vitin 2007, ajo ka punuar si Menaxhere e Programit për organizatën ndërkombëtare në BiH, “Gratë për Gratë”. Si anëtare e grupeve të shumta zhvillimi në BiH, ka punuar si konsulente dhe vlerësuese për projekte në çështje gjinore, shoqëri civile, qëndrueshmëri, dhe zhvillim shoqëror dhe kulturor në Ballkan. Që nga janari i vitit 2005, puna e saj është fokusuar në rolin e medias dhe shoqërisë civile në zbulimin e krimeve të luftës në BiH. Në vitin 2007, u emërua drejtoreshë e BIRN BiH dhe në pozitën e saj si Menaxhere e Projektit ka qenë e ngarkuar me Programin e Raportimit të Drejtësisë dhe të gjitha projektet e tjera të lidhura me këtë në BiH, si dhe së fundi edhe me projektin e Drejtësisë Tranzicionale në Ballkan.

Marina Radenković, Koordinatore e Projektit

Marina iu bashkua ekipit të BIRN-it si koordinatore e projektit Drejtësia Tranzicionale në Ballkan. Më parë, ajo ka punuar në fushën e OJQ-ve dhe me Kombet e Bashkuara në projekte për çështjet e të drejtave të njeriut. Marina është juriste dhe ka Master për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe një Master tjetër për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut nga Universiteti “La Sapienza”, në Romë, Itali. Ajo ka kryer studime për gratë në fushën e gjinisë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit.

Ana Petruševa, Redaktore Menaxhuese

Ana ka punuar si gazetare që nga viti 1997. Ka qene pjesë e stafit të gazetarëve për revistën “Forum”, me bazë në Shkup, deri në vitin 2000. Gjatë konfliktit të 1999-ës në Kosovë, ajo punoi me stacionet televizive Arte, Spiegel TV dhe Rai Uno. Në vitin 2000, fitoi një bursë për një vit zhvillimi profesional në Universitetin e Indianës në Shkollën e Gazetarisë, dhe qëndroi për një vit në Shtetet e Bashkuara. Gjatë qëndrimit të saj jashtë shtetit, Ana punoi si korrespondente për Deutsche Welle-n, në shërbimin e Maqedonisë. Nga viti 2001 ajo raportoi rreth konfliktit në Maqedoni dhe pasojat e tij për Reuters-in. Në vitin 2002, ka qene bashkë-producente për dokumentarin e IWPR-së - “Ohrid and Beyond”. Ka qenë gjithashtu Drejtoresha e IWPR-së për Maqedoninë, që nga viti 2003, deri në 2005. Në vitin 2005, ajo themeloi Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese - BIRN, në Maqedoni. Në vitin 2006 ishte producente e dokumentarit të BIRN-it për Kosovën “Does Anyone Have a Plan?”.

Matthew Collin,  kryeredaktor për gjuhën angleze

Matthew Collin është gazetar, transmetues dhe autor, i cili ka punuar si korrespondent për BBC-në, Al Jazeeran dhe Agence France-Presse. Ai ka qenë gjithashtu redaktori i The Big Issue, uebfaqes Time Out dhe revistës i-D. Matthew ka punuar në media të shkruara, televizion, radio dhe online dhe ka shkruar për një numër të gjerë gazetash dhe revistash, përfshirë The Guardian, The Observer dhe The Wall Street Journal. Librat e tij përfshijnë “Serbia po Thërret” dhe “Koha e Rebelëve”. Matthew iu bashkua BIRN-it në janar të vitit 2013.

Famir Aliu, Gazetar dhe Reporter (Kosovë)

Para se t’i bashkohej Ekipit të Gazetarëve të Drejtësisë Tranzicionale në Ballkan, Fatmiri ka punuar në pozitën e kryeredaktorit në TV Klan Kosova në Prishtinë. Më parë, ka punuar si gazetar për media të ndryshme rajonale si Koha Ditore (2005-2008), Agjencinë Gjermane të Lajmeve (2005-2011) dhe Agjencinë e Lajmeve KosovaLive (2002-2005). Ka punuar gjithashtu si zyrtar kombëtar programi për Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran, si përkthyes kryesor nga Frëngjishtja për Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (1999-2001), dhe përkthyes nga Frëngjishtja për KFOR-in. Fatmiri është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Frënge në Universitetin e Prishtinës.

 

Edona Peci, Gazetare dhe Reportere (Kosovë)

Edona iu bashkua Rrjetit Rajonal Gazetaresk të Drejtësisë Tranzicionale në Ballkan, pas punës si korrespondente nga Prishtina për Radion Europa e Lirë (2008 - 2013). Gjatë punës në njësinë shqiptare për REL, ajo ka raportuar  kryesisht për çështje politike, të sigurisë dhe ato ndëretnike. Për disa muaj, Edona ka punuar si redaktore freelance dhe transmetuese në selinë e Radios Europa e Lirë në Pragë, Republikën Çeke. Më parë (2006-2008), ajo ka punuar për Televizionin Satelitor Shqiptar – ALSAT, duke raportuar nga Kosova. Edona, aktualisht po përfundon studimet Bachelor në Departamentin për Shkenca Politike dhe Administrim Publik në Universitetin e Prishtinës.

 Melisa BilalovicRedaktore në Radio

Melisa Bilalovic ka punuar si gazetare, që nga viti 2001, kur u diplomua në gazetari në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë. Para se t’i bashkohej BIRN-it, ka punuar si zyrtare për marrëdhënie me publikun në Komisionin e Shtetit për Mbledhjen e Fakteve për Krimet e Luftës; gazetare në radio, si dhe regjisore në BH Radio 1 dhe Radio FBIH. Bilalovici ka qenë kryeredaktorja e Shërbimeve të Medias në Bosnjë dhe Hercegovinë. Iu bashkua ekipit të BIRN-it më 2012 si gazetare dhe redaktore për Radio Drejtësia dhe redaktore për projektin Drejtësia Tranzicionale në Ballkan.

Denis Džidić, Gazetar dhe Reporter (Bosnje dhe Hercegovinë)

Denisi iu bashkua zyrës rajonale të BIRN-it në Sarajevë në vitin 2008 si gazetar i përfshirë në projektin e Raportimit të Drejtësisë. Më parë, ka punuar për dy vjet për Institutin e Raportimit të Luftës dhe Paqes (IWPR), ku fitoi përvojë të vlefshme në raportimin e gjykimeve të krimeve të luftës dhe çështjeve të lidhura me drejtësinë tranzicionale. Në të shkuarën ka punuar me kohë të pjesshme për gazetën ditore Oslobođenje, revistën për të rinj REZ dhe webfaqen e SouthEastern European Times (SETimes.com). Denisi është duke përfunduar studimet pasuniversitare për gazetari në Universitetin e Sarajevës.

Dragana Erjavec, Redaktore Televizive

Dragana ka qenë pjesëtare e ekipit të BIRN-it në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, nga gushti i vitit 2008. Gazetare me më shumë se nëntë vjet përvojë, para se t’i bashkohej BIRN-it, ajo e filloi karrierën si reportere në radio në Studio B dhe Radio Index, në Beograd, në vitin 1999. Pasi u zhvendos në Sarajevë, në vitin 2001, u diplomua për gazetari në programin me titullin “Media Plan”. Që atëherë, ka punuar në stacione të shumta të medias vendore, si TV OBN, Radio MIR, TV Production XY Films dhe Radio Evropa e Lirë. Në vitin 2008, punoi në një program serial radiofonik rreth drejtësisë tranzicionale dhe krimeve të luftës, prodhuar nga ALTER MEDIA dhe UNDP në BiH.

Siniša Jakov-Marušić, Gazetar dhe Reporter (Maqedoni)

Sinisa është kontribues i rregullt për pjesën e lajmeve dhe analizave të publikimit online të BIRN-it, Balkan Insight. Ka raportuar mbi zhvillimet politike, shoqërore, dhe ekonomike në Maqedoni. Sinisa ka studiuar Etnologji dhe Antropologji dhe në vitin 2007 ka mbaruar shkollën e Gazetarisë në Institutin Maqedonas për Media – MIM, në Shkup. Artikujt dhe analizat e tij janë publikuar gjithashtu në media të tjera vendore, të shkruara dhe elektronike.

Milena Milošević, Gazetare dhe Reportere (Mal i Zi)

Milena i është bashkuar së fundi Rrjetit Rajonal të Gazetarëve të Drejtësisë Tranzicionale të BIRN-it, pasi ka punuar për dy vjet me Shoqatën e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS), duke shkruar artikuj dhe raporte rreth çështjeve aktuale shoqërore dhe politike në Serbi dhe në rajonin e Ballkanit. Në të shkuarën, ka punuar për Qendrën Helenike për Studime Europiane (EKEM) në programin “Duke Transformuar Ballkanin”. Ka kryer një sërë kursesh trajnimi për raportim dhe punë gazetarie. Ka Master në studime Europiane Juglindore nga Fakulteti i Shkencave Politike dhe Administrata Publike, në Universitetin e Athinës, dhe një Master tjetër nga Fakulteti i Shkencave politike, në Universitetin e Beogradit, ku është fokusuar në gazetari.

Boris Pavelić, Gazetar dhe Reporter (Kroaci)

Boris Pavelic ka punuar si gazetar për të pavarurën ditore “Novi List” në Rijekë, Kroaci, që nga viti 2000. Ka mbuluar një sërë çështjesh të lidhura me tranzicionin e pasluftës dhe është veçanërisht i fokusuar në situatën politike aktuale dhe traumën e pasluftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Ka punuar gjithashtu si reporter nga Afganistani dhe Pakistani, Iraku, Gjeorgjia dhe bombardimi Izraelit në Gaza në vitet 2008/2009. Në vitin 2010, ai ka publikuar një libër rreth 10 viteve presidenciale të ish-presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesic, të titulluar “Dhjetë vite më të mira”. Është gjithashtu bashkautor i një libri rreth gjeneralit famëkeq të ushtrisë Kroate, Ante Gotovina.

Marija Ristić, Gazetare dhe Reportere (Serbi)

Marija i është bashkuar Rrjetit Rajonal të Gazetarëve të Drejtësisë Tranzicionale të BIRN-it, pasi ka përfunduar një praktikë në Njësinë e Shtypit dhe Informacionit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Serbi. Ka punuar gjithashtu si ndihmës/redaktore dhe gazetare shkencash në Institutin për Sisteme Informatike dhe Media Kompjuterike, në Universitetin Teknik në Graz-it. Përfundoi, po ashtu, një praktike si gazetare me focus në ekonomi në gazetën ditore A.D Politika. Gjatë studimeve të saj në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd ka punuar gjithashtu si gazetare për revistën studentore Politokolog, dhe si drejtuese për produksionin radiofonik “Slasaonica 6” për Radio Studio B në Beograd. Ka pasur edukim shtesë në Shkollën për Gazetari Hulumtuese në Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Serbi, Qendrën Europiane të Gazetarisë në Holandë, dhe në organizata të tjera.

 Emica Niami-Nalbantić, Përkthyese (Maqedonisht)

Emica është përkthyese me përvojë nga Anglishtja në Maqedonisht dhe interpretuese gjykate e certifikuar. Është diplomuar në gazetari në Shkup, Maqedoni. Në të shkuarën ka punuar për gazetën studentore Student Word, Macedonian Radio, revistën politike Denes dhe gazetën ditore Macedonian Denses. Ka punuar për A1 TV për më shumë se 18 vjet, fillimisht si reportere dhe më vonë si redaktore e lajmeve ditore. Që nga viti 2000, Emica ka punuar në Bosnje dhe Hercegovinë si korrespondente për Radion Deutsche Welle dhe Macedonian A1TV. Ka punuar gjithashtu për NTV 99, RTV Alfa, revistën politike Walter, Radio Fern, Radio Alfa, si dhe një numër organizatash joqeveritare.

Oto Oltvanji, Përkthyes dhe Redaktor (Serbisht)

Oto ka punuar vazhdimisht si përkthyes i pavarur për zyrat e BIRN-it në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë, që nga marsi i vitit 2008. Nga viti 1998, deri në vitin 2004, ka punuar si interpretues dhe gazetar për shërbimin e lajmeve në anglisht në radion kryesore të pavarur në Serbi dhe stacionin televiziv B92. Po ashtu, ka punuar si zëvendëskryeredaktor për shërbimin e lajmeve në Anglisht, nga viti 2000 deri më 2004. Ka përkthyer letërsi artistike në serbishte, nga autorë si Lucius Shepard, George Pelecanos dhe Jonathan Lethem. Otto ka publikuar mbi 30 histori të shkurtëra dhe dy romane “Këpucët e zeza” (1995) dhe “Shtylla e Natës” (2010), të dyja për Samizdat B92.

Belinda Vrapi, Përkthyese dhe Redaktore (Shqip)

Belinda ka punuar për BIRN-in, që nga viti 2010. Ka qenë veçanërisht e përfshirë në projekte të ndryshme me zyrën e BIRN-it në Kosovë dhe ka kontribuar në gazetën në gjuhën angleze Prishtina Insight. Në 2011-ën ka qene praktikante në zyrën e BIRN-it në Sarajevë si reportere në gjykatë për gjyqet e krimeve të luftës. Më parë ka punuar në Këshillin e Europës në Qendrën Europiane për Gjuhët Moderne si asistente. Belinda është duke përfunduar studimet universitare në Universitetin Amerikan në Kosovë në Politika Publike dhe Menaxhim.

Nadira Korić, Lektore (Serbisht dhe Boshnjakisht)

Nadira i është bashkuar ekipit të BIRN-it BIH, në shkurt të vitit 2007, si lektore për projektin Raportimi i Drejtësisë, dhe së fundi iu bashkua Ekipit të Drejtësisë Tranzicionale në Ballkan. Më parë ka punuar për javoren boshnjake BH Dani, si lektore për 8 vjet (1997-2005).

Lidija Bakarić, Lektore (Kroatisht)

Lidija iu bashkua fillimisht zyrës rajonale të BIRN-it në Sarajevë, në vitin 2010, si lektore për projektin Raportimi i Drejtësisë në Bosnje dhe Hercegovinë. Lidija është gjithashtu skenariste e pavarur për pjesë radiofonike në BH Radio 1. Është diplomuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese dhe Bibliotekari në Fakultetin e Filozofisë në Sarajevë.

Faton Osmani, Lektor (Shqip)

Fatoni punon për Gazetën Jeta në Kosovë/BIRN si gazetar dhe lektor, që nga tetori 2011. Para se të punësohej në BIRN, ka punuar për gazetën ditore Expres në Prishtine, si redaktor për gazetën online dhe për televizionin Kohavision, si gazetar. Përvoja e tij në gazetari përfshin gjithashtu punë me gazetën ditore Lajm, ditoren Shekulli, Agjencinë e Lajmeve Kosova Live, dhe ditoren Kosova Sot. Fatoni është diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë.

Tamara Chausidis, Lektore (Maqedonisht)

Tamara është gazetare dhe lektore me përvojë të gjerë në media në Maqedoni. Ka filluar të punojë për BIRN-in në Maqedoni në vitin 2005 si redaktore në zyrën rajonale në Shkup. Ka punuar gjithashtu si redaktore në Radio Maqedonia- Radio Shkupi, Radion Evropa e Lirë, dhe TV ALSAT-M.

Marina Šestović, Lektore (Montenegrin)

Marina ka punuar si lektore dhe redaktore gjuhe për portalin online e lajmeve të Malit të zi ND Vijesti  për më shumë se shtatë vjetë. Është diplomuar në fakultetin e Arteve në Podgoricë, Mal të Zi, për Gjuhë dhe Letërsi Serbe.