Rrugët e Drejtësisë

31 May 13 / 16:47:18

Episodi 14

Në këtë emision të katërbëdhjetë do të dëgjoni për presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic, dhe ish-zyrtarin e policisë, Vlastimir Djordjevic, të cilët kanë kërkuan falje për krimet që Serbët kanë kryer në Bosnjë dhe Kosovë.

 

29 Apr 13 / 10:49:40

Episodi 13

Në këtë emision të trembëdhjetë do të dëgjoni se si krimineli i dënuar i luftës, Johan Tarculovski, u prit si hero në Maqedoni pasi u lirua nga Tribunali i Hagës. Do të shohim se çfarë do të thonë festimet në Shkup për mundësitë për pajtim pas konfliktit në Maqedoni.

01 Apr 13 / 11:28:56

Episodi 12

Në këtë emision të dymbëdhjetë do të dëgjoni se si qeveria kroate ka reaguar ashpër ndaj shpërthimeve të fundit të retorikës nacionaliste kundër serbëve dhe dhunës për shkaqe etnike në Kroaci.

04 Mar 13 / 09:43:39

Episodi 11

Në këtë emision të njëmbëdhjetë do të mësoni se si qeveria kroate është e vendosur të zbatojë ligjin për përdorimin e alfabetit cirilik si e drejtë e minoritet serb, vendim ky që po kundërshtohet nga veteranët kroatë të luftës dhe një pjesë e banorëve të Vukovarit.

04 Feb 13 / 09:36:03

Episodi 10

Në këtë emision të nëntë do të mësoni për protokollin që Bosnja e Hercegovina dhe Serbia kanë nënshkruar për bashkëpunim në gjykimin e krimeve të luftës. Pavarësisht kësaj, viktimat boshnjake besojnë se nuk do të gjejnë drejtësi në Serbi.

31 Dec 12 / 11:16:46

Episodi 9

Në këtë emision të nëntë do të mësoni se si Organizatat vendore dhe ndërkombëtare po kritikojnë hapin me të cilin EULEX-i po zjgidh rastet e krimeve të Luftës në Kosovë.

03 Dec 12 / 11:17:39

Episodi 8

Në këtë emision të tetë do të mësoni rreth lirimit të gjeneralëve kroatë, Ante Gotovina dhe Mladen Markac, nga Tribunali i Hagës i cili ka shqetësuar publikun në rajon, sepse ka dështuar t'i përgjigjet pyetjes se kush i kreu krimet e pamohueshme ushtarake, gjatë dhe pas operacionit “Stuhia”, në vitin 1995.

06 Nov 12 / 12:31:34

Episodi 7

Në këtë emission të shtatë do të dëgjoni Enver Sekiraqan, një nga kriminelët më të kërkuar në Kosovë dhe dëshimtar i mundshëm në  procesin e grupit Llapi, në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.

01 Oct 12 / 11:26:23

Episodi 6

Në këtë emission të gjashtë do të mësoni se cfarë thonë të mbijetuarit nga Kampi Dretelj afër Capljinës për programin Rrugët e Drejtësisë.

03 Sep 12 / 10:40:14

Episodi 5

Në këtë emission të pestë do të mësoni se cfarë thotë Nancy Scheper-Hughes rreth deklaratave se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka shitur organe të të burgosurve të luftës.

29 Jul 12 / 22:34:38

Episodi 4

Në këtë emission të katërt do të dëgjoni se cfarë duhet të bëjë Mali i Zi në rrugën për anëtarësim në Bashkimin Europian. Do të mësoni se pse dëshmitarët e mbrojtur në Serbi kanë frikë për jetën e tyre.

01 Jul 12 / 22:35:29

Episodi 3

Në këtë emision të tretë, dëgjoni se si 17 vite që nga ngjarjet në Srebrenicë, “Gratë e Srebrenicës” përpiqen të gjykojnë ata përgjegjës për shkatërrimin e sendeve personale të viktimave të zhvarrosura në Srebrenicë.

28 Jun 12 / 15:53:48

Episodi 2

Dëgjoni reagimet në Serbi dhe Kosovë për lirimin e Fatmir Limajt, i akuzuar për krime lufte ndaj civilëve në qendrën e burgimit në Kleçkë

03 May 12 / 09:58:53

Episodi 1

Episodi i parë i programit Rrugët e Drejtësisë rreth drejtësisë tranzicionale në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Serbi.

Rreth emisionit

Programi Rrugët e Drejtësisë është një prodhim pa pagesë i BIRN-it që iu dërgohet të gjitha stacioneve radiofonike në rajonin e Ballkanit për shkarkim dhe transmetim të mëtejshëm.

Rrugët e Drejtësisë fokusohet në lajmet dhe informacionet e përditësuara për çështje, si gjyqet e krimeve të luftës, përpjekjet në drejtësinë penale dhe bashkëpunimi rajonal, gjendjen e progresit në fushën e pajtimit të pasluftës dhe shumë më tepër.

Programi mujor radiofonik prej 10 minutash do të jetë i gatshëm për ritransmetim në serbo-kroatisht, shqip dhe maqedonisht, të hënën e parë të çdo muaji.