Autoritetet në Shkup po e injorojnë dhe po e fshehin rritjen e krimeve të shtyra nga urrejtja etnike dhe fetare, thotë Komisioni i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni.
>>>Deputetët dhe organizatat e viktimave në Republikën Srpska po i kërkojnë parlamentit të japë para për të rrëzuar dënimin e komandantit serb të Bosnjës, Novak Djukic për akuzat se ka bombarduar qytetin e Tuzlës në vitin 1995.
>>>Policia serbe ka arrestuar dy persona, duke përfshirë edhe një anëtar të tanishëm të njësisë së policisë speciale së vendit, për dyshimet se kanë ndihmuar në vrasjen e të paktën 65 civilëve shqiptarë në një fshat të Kosovës.
>>>Aktivistët e iniciativës për pajtim, RECOM, thanë se kanë bërë çdo gjë që kanë mundur për të promovuar komisionin ndërrajonal të së vërtetës dhe se është koha që liderët politikë të veprojnë.
>>>Një dëshmitar në gjyqin e ngarkuar politikisht të shqiptarëve etnikë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve afër Shkupit, tha se një i pandehur nuk ishte askund afër skenës së krimit.
>>>Qeveria e Malit të Zi ka publikuar një draft të planit të veprimit për të rritur pavarësinë e gjyqësorit dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të BE-së për politizimin e sistemit ligjor në vend.
>>>Ekstradimi nga Kosova i dy shqiptarëve të kërkuar në Maqedoni për vrasjen e pesë personave afër Shkupit mund të zgjasë një vit, tha avokati i të dyshuarve.
>>>Një dëshmitar në gjyqin e profilit të lartë të “Grupit të Llapit” mohoi se të burgosurit janë rrahur dhe torturuar në burgun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llapashticë.
>>>Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë ka shprehur shqetësimin e tij për deklaratat e vazhdueshme nga politikanët serbë të Bosnjës që avokojnë për shpërbërjen e shtetit.
>>>Puna në ndryshimet në kushtetutë që kanë për synim të rrisin pavarësinë e gjyqësorit dhe të sjellin më afër anëtarësimin në BE, po pengohet nga zënkat e paszgjedhjeve, thotë një deputet.
>>>Një autor i panjohur hodhi një koktej Molotov në Konsullatën serbe në qytetin bregdetar të Rijekës, por nuk shkaktoi ndonjë dëm.
>>>
Një raport i ri për të drejtat e njeriut në Maqedoni u ka sjellë shpresë familjarëve të personave që janë zhdukur që nga konflikti i armatosur i vitit 2001 mes forcave qeveritare dhe rebelëve.
>>>Mijëra vetë mirëpritën policin Johan Tarculvoski, maqedonasi i vetëm i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, i cili nderua në një festim të organizuar nga qeveria kur u kthye në Shkup.
>>>Përgatitjet po vazhdojnë për të mirëpritur në atdhe ish-policin Johan Tarculovski, maqedonasi i vetëm i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, të cilit iu dha lirim i parakohshëm.
>>>Tribunali i Hagës ka dhënë lirim të parakohshëm për ish-policin Johan Tarculovski, maqedonasi i vetëm i dënuar për krime lufte, pasi ka kryer dy të tretat e dënimit.
>>>