Donatorët

Iniciativa Drejtësia Tranzicionale në Ballkan mbështetet nga Komisioni Evropian, Ministria  e Punëve të Jashtme  të  Zvicrës dhe Zyra e Jashtme e Britanisë dhe e Komonuelthit (FCO).

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës (FDFA) 

FDFA financon 24.37 për qind të Programit të Drejtësisë Tranzicionale në Ballkan.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme formulon dhe koordinon politikën e jashtme zvicerane, sipas udhëzimeve të Këshillit Federal. Aktiviteti i FDFA-së bazohet në 5 objektiva të politikës së jashtme, të përcaktuara në Kushtetutën Federale:

  • bashkëjetesë paqësore ndërmjet popujve,
  • respekt për të drejtat e njeriut dhe përkrahjen e demokracisë,
  • mbrojtjen e interesave të ekonomisë zvicerane jashtë vendit,
  • lehtësimin e nevojave dhe varfërisë në botë,
  • ruajtjen e ambientit natyror.

 

FDFA e ka selinë në Bernë dhe mbi 300 përfaqësime të huaja (ambasada, misione, konsullata, zyra ndërlidhëse dhe koordinimi)

 

Komisioni Europian

Komisioni Europian është trupi ekzekutiv i Bashkimit Europian (BE) dhe partneri më i rëndësishëm dhe donatori kryesor i Programit të Drejtësisë Tranzicionale në Ballkan.

BE-ja dërgon burime të shumta në Bosnje dhe Hercegovinë, brenda strukturës së Politikës së Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri (CFSP) dhe Politikës Evropiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes (ESDP).

Duke pasur parasysh anëtarësimin e mundshëm të Bosnjës dhe Hercegovinës në BE, në të ardhmen, BE-ja ndihmon Bosnjën dhe Hercegovinën për të arritur stabilitet të institucioneve, duke garantuar demokraci dhe rend ligjor, si për shembull, media të pavarur dhe gjyqësor transparent.

Komisioni Europian është i bazuar në Bruksel dhe Luksemburg dhe ka mbi 20,000 të punësuar.

 

Zyra e Jashtme e Britanisë dhe e Komonuelthit (FCO)

 Zyra e Jashtme dhe e Komonuelthit (FCO) ka një rrjet mbarëbotëror ambasadash dhe konsullatash, që punësojnë më shumë se 14 000 persona në rreth 270 zyra diplomatike. FCO-ja punon me organizata ndërkombëtare për të promovuar interesat e Britanisë dhe të sigurisë globale, përfshirë BE-në, NATO-n, Kombet e Bashkuara, Këshillin e Sigurisë së OKB-së dhe Komonuelthin.

 Fondi për Programin Strategjik promovon aksion për çështje globale në fushat me rëndësi strategjike për Mbretërinë e Bashkuar. Fushat e tanishme në fokus përfshijnë Partneritetin Arab, diplomacinë komerciale, kundër proliferimin, kundër terrorizmin, të drejtat e njeriut, mirëqenie, programe bilateriale dhe territoret tejoqeanike