Çfarë është Drejtësia Tranzicionale?

Drejtësia Tranzicionale, një fushë që studion si të merremi me të shkuarën e shkeljes së të drejtave të njeriut në shoqëritë në tranzicion, është vendosur në qendër të përpjekjeve për demokratizim nga organizatat ndërkombëtare sepse mund të funksionojë si një lehtësuese efektive e pajtimit dhe stabilizimit të pas-konfliktit.

Sot, drejtësia tranzicionale shpesh ngatërrohet me drejtësinë ndërkombëtare dhe ndjekjen penale. Sidoqoftë, siç tregon edhe ky projekt, drejtësia tranzicionale ka synime më larg-pamëse sesa thjesht  dënimi i autorëve të krimit. Synimi i saj thelbësor është të ndërtoje paqe të qëndrueshme dhe të ndihmojë gjatë demokratizimit, përmes shërimit shoqëror dhe përpjekjeve për ri-pajtim.

Sipas Qendrës Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale, përpjekjet e drejtësisë tranzicionale përfshijnë:

  • Të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për shkeljet e kryera në lidhje me dënimet penale, dhe format jo-juridike të hetimit (si psh. mekanizmat e kërkimit të së vërtetës)
  • Të ofrojë dëmshpërblim për viktimat dhe të plotësojë disi nevojat e tyre
  • Të transformojë sistemet e sigurisë, t’i bëjë ata përgjegjës për shkeljet në të kaluarën, dhe të heqë mundësisht abuzesit e të drejtave të njeriut nga institucionet publike
  • Të reformojë institucionet publike për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve nga e kaluara


Për më tepër, drejtësia tranzicionale përfshin gjithashtu një llojshmëri të gjërë të mekanizmave të kërkimit të së vërtetës si iniciativa kërkimore, komisione, dhe qendra dokumentimi.

Kështu pra, drejtësia tranzicionale, ndërton rrugën nga shkeljet të drejtave të njeriut në të kaluarën për në regjime të qëndrueshme dhe demokratike të bazuara në rendin dhe ligjin.

Në ish-Jugosllavi, peshorja e abuzimeve të të drejtave të njeriut është themeluar kryesisht nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në Ish-Jugosllavi (ICTY) dhe më vonë nga ndjekja penale vendore e krimeve të luftës. Sipas ICTY mbi 130,000 humbën jetët dhe shtëpitë e tyre në ish-Jugosllavi në vitet 1990.

Nevoja për të dhënë llogari për krimet e kryera në të kaluarën ka qenë e pamasë duke pasur parasysh natyrën e kontestuar të konfliktit dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme rreth shkaqeve dhe motivit të luftës.

Përpjekjet për drejtësi tranzicionale në ish-Jugosllavi kanë qenë fillimisht të ngadalta dhe të përqendruara në dënimin e krimeve të luftës. Dënime të shumta janë dhënë në Bosnje dhe Hercegovinë në nivelin e kantonit dhe rajonit, gjithashtu edhe në Dhomën e Krimeve të Luftës të Gjykatës së Bosnje Hercegovinës që nga 2005.

Në vende të tjera të ish-Jugosllavisë, progresi ka qenë shumë më i ngadaltë dhe hezitues.  Kroacia themeloi dhoma te specializuara për t’u marrë me rastet e krimeve të luftës dhe Serbia krijoi Dhomën e Krimeve të Luftës në Gjykatën e Qarkut në Beograd po atë vit, por  ka hasur shumë sfida që atëherë, si për shembull frikësim te deshimitareve.

Frikësimi i dëshmitarëve ka qenë një problem serioz, veçanërisht në Kosovë, në lidhje me rastet e hetuara nga ICTY dhe hetimet e bëra në vitin 2000 nga prokurorët ndërkombëtarë.

Së fundmi, përveç mekanizmave juridikë të kërkimit të së vërtetës, në rajon janë iniciuar qendra vendore për vendosjen e fakteve, komisioni rajonal i kërkimit të së vërtetës RECOM, dhe iniciativa të ndryshme për gjetjen e fakteve përmes kërkimeve të ndryshme dhe qendrave të dokumentimit.

Lustrimet dhe riparimet kanë qenë gjithashtu në agjendat e brendshme, sidoqoftë progresi në të gjitha këto fusha ka qene tepër  i ngadalshëm.

Është pra e rëndësishme për të dhënë një mbulim të vazhdueshëm nga mediat për përpjekjet që bëhen në vendet e ish-Jugosllavisë dhe të informohet publiku vendor dhe ndërkombëtar për progresin e bërë në këtë fushë.