Në gjyqin për krime lufte në zonën e Prijedorit në Bosnjë, një dëshmitare tregoi si e pa bashkëshortin e saj të vrarë përballë një xhamie, ku ishte ekzekutuar me persona të tjerë nga forcat serbe të Bosnjës, në vitin 1992.
>>>Lutfi Dervishi, i akuzuar se ka qenë lideri i grupit që ka bërë shkëmbimin e paligjshëm të veshkave në klinikën Medicus në Kosovë, tha në gjyq se nuk ka qenë kurrë pjesë e një plani kriminel.
>>>Të enjten, Tribunali i Hagës shfaqi në Beograd premierën e filmit dokumentar, “Krimet para Tribunalit të Hagës: Prijedor”.
>>>Prokurori i EULEX-it i kërkoi gjykatës në Prishtinë ta kthejë në paraburgim ish-komandantin e UÇK-së, Fatmir Limaj, i akuzuar për krime lufte në Kosovë në vitin 1999.
>>>Personi që sulmoi konsullatën serbe në qytetin bregdetar të Rijekës është arrestuar, raportuan mediat të premten.
>>>Gjyqtarët e EULEX-it liruan dy persona të akuzuar për përdhunim gjatë luftës dhe dënoi vetëm një prej tyre, për pronësi, kontroll, armëmbajtje dhe përdorim të paautorizuar të armëve.
>>>Gjatë dëshmisë së oficerit hollandez, Pieter Boering, prokurorët në gjyqin e Ratko Mladicit treguan përsëri regjistrimin në të cilin komandanti serb i Bosnjës, pas pushtimit të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, i tha pengjeve myslimanë se mund të “mbijetonin ose të zhdukeshin”.
>>>Prokuroria e Hagës i ka kërkuar Dhomës së Apelit të anulojë vendimin e shkallës së parë që liroi Radovan Karadzicin në mes të gjyqit nga akuzat për gjenocid, përvec se në Srebrenicë.
>>>Prokurori i EULEX-it në rastin Medicus, Jonathan Ratel tha se trafikuesit ishin” të strukturuar mirë dhe kanë vepruar në bashkëpunim”, duke rikujtuar se transplantimet janë bërë pa licenë zyrtare.
>>>Delegacioni i BE-së dhe ambasada amerikane në Bosnjë i bënë thirrje Kishës Ortodokse serbe të ndërpresë ndërtimin e mëtejshëm të një kishe afër memorialit të viktimave të luftës boshnjake në Srebrenicë, duke e quajtur atë provokativ.
>>>Një autor i panjohur hodhi një koktej Molotov në Konsullatën serbe në qytetin bregdetar të Rijekës, por nuk shkaktoi ndonjë dëm.
>>>
Në gjyqin për gjenocid në Srebrenicë, një dëshmitar i prokurorisë tha se i pandehuri nuk i ishte referuar ekzekutimit të njerëzve në digën në Petkovci, në korrik të vitit 1995, pasi kishte thënë të kundërtën e kësaj gjatë hetimit.
>>>Në gjyqin për krimet e kryera në Vogosca, një dëshmitar i prokurorisë tha se u mbajt i burgosur në Planjina Kuca në vitin 1992, ku e pa Brako Vlacon vazhdimisht.
>>>Në fjalët përmbyllëse, prokurori i EULEX-it në rastin Medicus, Jonathan Rathel tregoi provat e një rrjeti ndërkombëtar të dyshuar për trafikim organesh, duke thënë se në klinikë pa dyshim janë bërë transplantime të paligjshme.
>>>Në gjyqin për krime lufte të ish-luftëtarit boshnjak, Edin Dzeko, një dëshmitar tha se i pandehuri e sulmoi dhe e burgosi në një depo nën dhe për dhjetë ditë në vitin 1993.
>>>