Monika Karan-Ilic, një nga gratë e pakta të gjykuara në Bosnjë për krimet e luftës, është dënuar për torturim të të burgosurve të kampit të burgimit në Brçko dhe u burgos për katër vjet.
>>>Oficerët e policisë nga Banjalluka arrestuan Semir Alukicin dhe Fikret Hirkicin nën dyshimin se kanë kryer krime lufte ndaj civilëve serbë afër Prijedorit, në vitin 1992.
>>>Duke dëshmuar në gjyqin në Hagë të Ratko Mladicit, dy gra nga Srebrenica thanë se anëtarë të familjeve të tyre u vranë nga forcat serbe të Bosnjës, pas rënies së enklavës në vitin 1995.
>>>Një dëshmitar në gjyqin e ngarkuar politikisht të shqiptarëve etnikë të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve afër Shkupit, tha se një i pandehur nuk ishte askund afër skenës së krimit.
>>>Verdikti në rastin për krime lufte ndaj dy zyrtarëve të lartë të sigurisë serbe do të jepet pas dy javësh, deklaroi Tribunali i Hagës.
>>>Boshnjakët dhe serbët e Bosnjës mbajtën përkujtimore të ndara për 21-vjetorin e një beteje të egër mes forcave lokale të sigurisë dhe Armatës Jugosllave në Brcanska Malta në Tuzla.
>>>Prokuroria kërkoi që Monika Karan-Ilic të dënohet, një nga gratë e vetme që po gjykohet për krime lufte në Bosnjë, por avokatja mbrojtëse tha se e pandehura nuk është fajtore për torturimin e të burgosurve.
>>>Një ish-luftëtar serb tha në gjykatën e Hagës se lideri serb i Kroacisë, Goran Hadzic doli vullnetar për luftë në Kroaci për shkak të propagandës së liderit të Partisë Radikale, Seselj.
>>>Një dëshmitar në gjyqin për një nga krimet e para të luftës gjatë konfliktit në Bosnjë tha se e pa të pandehurin Zemir Kovacevic që i vrau fqinjët e tij në Bosanski Brod më 1992, kur ky ishte dhjetë vjeç.
>>>Qeveria e Malit të Zi ka publikuar një draft të planit të veprimit për të rritur pavarësinë e gjyqësorit dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të BE-së për politizimin e sistemit ligjor në vend.
>>>Tetë ish-ushtarakë dhe oficerë të policisë deklaruan se janë të pafajshëm ndaj akuzës se kanë keqtrajtuar të burgosurit serbë të Bosnjës në fshatin Stupari afër Kladanjit në Bosnjën qendrore, gjatë konfliktit të viteve 1990.
>>>Në gjyqin e tre luftëtarëve serbë të Bosnjës për krime lufte në Vishegrad, të kryera në vitin 1992, një dëshmitar tha se një nga të pandehurit i organizoi konvojet për t’i larguar civilët boshnjakë nga fshatrat përreth.
>>>Ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme në Serbi, Vlastimir Djordjevic pranoi se gjatë konfliktit të vitit 1999 janë kryer krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe u kërkoi falje viktimave civile.
>>>Qeveria e kantonit në Sarajevë ka miratuar një ligj të ri që i lejon personat e zhvendosur gjatë luftës së viteve 1990 të marrin përfitime sociale kur të kthehen në shtëpitë e tyre të paraluftës.
>>>Deputetët janë këshilluar të gjejnë mënyra të tjera për të përkujtuar luftëtarët dhe viktimat e luftës, pas një numri seancash parlamentare për të përkujtuar “martirët” individualë.
>>>