Dënimi me burg i ish-policit Zeljko Ivanovic u rrit në 24 vite nga gjykata e apelit në Sarajevë, që vendosi se ka ai ndihmuar në gjenocidin në Srebrenicë duke marrë pjesë në vrasjen e 1, 000 boshnjakëve.
>>>Shqetësimet vazhdojnë se Këshilli Gjyqësor në Mal të Zi, që zgjedh gjyqtarët e vendit, mund të jetë i ndikuar politikisht nga autoritetet e vendit, ka paralajmëruar një organizatë e të drejtave të njeriut.
>>>Në gjyqin e ish-luftëtarit serb të Bosnjës, Miroslav Gvozden, familjarë të personave të moshuar të vrarë afër qytetit të Sanski Mostit në vitin 1992 dëshmuan se si vdiqën të dashurit e tyre.
>>>Një dëshmitar në gjyqin e ish-liderit serb të Bosnjës, Radovan Karadzic tha se i pandehuri nuk kishte kontroll mbi ushtrinë dhe se shumica e viktimave të masakrave nuk ishin civilë paqësorë.
>>>Një e-mail i gjyqtarit të Tribunalit të Hagës që sugjeron se lirimet e profilit të lartë nga gjykata mund të ketë qenë për shkak të presionit politik ka shkaktuar kontroversi pasi iu kalua mediave.
>>>Një ish-oficer i ushtrisë serbe të Bosnjës dëshmoi në Hagë se pengjet boshnjake nga Srebrenica duartrokitën Mladicin pas i tha se do të liroheshin gjatë shkëmbimit të të burgosurve.
>>>Misioni i rendit të ligjit të BE-së, pas kritikave nga shoqatat e veteranëve të luftës dhe ish -luftëtarët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës tha se do të vazhdojë të gjykojë të dyshuarit pavarësisht kritikave.
>>>Ish-oficeri serb i Bosnjës, Momir Pelemis u lirua me apel për përfshirje në vrasjen e të paktën 1, 000 boshnjakëve nga Srebrenica në vitin 1995.
>>>Me rastin e shënimit të 20 vjetorit që nga krijimi i Tribunalit të Hagës, kryetari Theodor Meron prezantoi planin për verdiktet e mbetur për të dyshuarit e profilit të lartë për krime lufte.
>>>Një dëshmitar tregoi në gjyqin në Hagë të ish-liderit serb të Kroacisë, Goran Hadzic si i mbijetoi vrasjeve masive nga forcat serbe në fermën e Ovcarës në vitin 1991.
>>>Ish-ushtarët e ushtrisë boshnjake, Nedzad Hodzic dhe Dzevad Salcin, në gyq për krime lufte, janë paditur përsëri për torturim dhe abuzim seksual të të burgosurve serbë dhe kroatë.
>>>Zyrtarët në Kosovë kanë ngritur shqetësime se ndoshta nuk do të jenë në gjëndje të dëmshpërblejnë sic duhet viktimat e përdhunuara gjatë luftës, pavarësisht presionit të aktivistëve për të drejtat e njeriut.
>>>Dëmshpërblimet që i jepen viktimave të torturave dhe abuzimit gjatë luftës së viteve 1990 janë të pakta, ndërsa gjyqet janë të gjata dhe shteti po përpiqet të fshehë rolin e tij në konflikt, thotë një raport i ri.
>>>Ushtari serb i Bosnjës, Predrag Prosic u dënua me tre vite burgim për burgosjen e paligjshme të civilëve boshnjakë në veri të vendit në vitin 1992.
>>>Tribunali i Hagës do të përfundojë të gjitha gjyqet në tre vitet e ardhshme, dhe më pas, apelet e mbetura do të ndërmerren nga një organ i OKB-së, u deklarua në Sarajevë.
>>>