Slavko Degoricija, zëvendësministri i Brendshëm gjatë kohës së luftës në Kroaci, dëshmoi të martën se ai dhe ministri i Brendshëm e dinin për burgun në Pakracka Poljana që mbahej nga njësia “Mercepovci”.
Duke dëshmuar në burgun për krime lufte kundër Tomislav Mercepit, këshilltarit të lartë në Ministrinë e Brendshme gjatë kohës së luftës në Kroaci, Degoricija tha se dëgjoi ankesa për sjelljen e njësisë “Mercepovci” gjatë luftës, nga disa persona në qytetet Vukovar, Gospic dhe Pakrac, ku njësia operonte.
Që Mercepi komandonte “Mercepovcin”, nuk ka dyshime,”, tha Degoricija.
Degoricija tha se Mercepi ishte një nga ata persona “që vepronin jashtë kornizës ligjore” dhe “nuk donte të qetësonte tensionet”, në fillim të luftës në Kroaci.
Kjo ishte arsyeja pse, siç tha Deogricija në gjykatë, nuk kishte marrëdhënie të mira me Mercepin.
Njësia e Mercepit përbëhej nga 30-50 burra dhe vepronte “si e pavarur, por me siguri që dikush i mbronte,” tha Degoricija, pa përmendur se kush ishte.
I pyetur të shpjegojë se pse “Mercepovci” kishin bexha të policisë, Degoricija u përgjigj se “kushdo që donte mund të bëhej polic” në ato kohë.
Sipas Dagoricijës, policëve vullnetarë nuk iu ishin dhënë armë zyrtarisht, por mund të lëviznin me armë që i blinin vetë.
Komisioneri i qeverisë kroate gjatë luftës për kantonin e Pakracit, Vladimir Delac, i cili u takua me Mercepin gjatë luftës në Pakrac, dëshmoi se “e mendonte Mercepin si autoritativ, sepse e konsideronte si këshilltar të ministrit”.
Tomislav Mercepi është akuzuar, si komandant i njësisë policore, se ka urdhëruar personalisht arrestimin e paligjshëm, torturimin dhe vrasjen e civilëve nga tetori deri në mes të dhjetorit 1991, në Zagreb dhe përreth dhe në qytetet Kutina dhe Pakrac në Kroacinë qendrore.
Sipas aktpadisë, njësia e tij e policisë, “Mercepovci” burgosën ilegalisht 52 persona, kryesisht serbë të Kroacisë, duke vrarë 43 prej tyre, ndërsa tre u zhdukën dhe gjashtë iu mbijetuan torturave.
Gjyqi do të vazhdojë më 9 korrik.