Lajm 03 May 12

Zëvendësi i Cermakut Pa Trupa të Pajetë në Grubor

Marko Gojevic, zëvendësguvernatori i Ushtrisë Kroate i zonës së Kninit, pas Operacionit Stuhia, në vitin 1995, pa “dy trupa të pajetë” në fshatin Grubor, ditën pasi civilët serbë u vranë nga policia speciale kroate.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Gojevic dëshmoi të mërkurën në Gjykatën e Kantonit në Zagreb në gjyqin e dy ish-policëve specialë kroatë, Frano Drlje dhe Bozidar Krajina, të cilët janë akuzuar për vrasjen e pesë serbëve të moshuar, në gusht të vitit 1995.

Në kohën që ndodhi krimi, Gojevic ishte zëvendës i Ivan Cermakut, guvernator i Ushtrisë Kroate, në zonën e Kninit.

Cermak u lirua vitin e kaluar nga Gjykata e Hagës, ICTY, nga akuzat për krime lufte në Grubor dhe krime lufte kundër civilëve serbë gjatë Operacionit Stuhia [Oluja] në vitin 1995.

Gojevic i tha gjykatës se Cermak, ditën e krimit, i tha se policia speciale kroate ishte përplasur me pjesën e mbetur të forcave serbe në Grubor dhe se kishte pasur viktima civile.

Një ditë më vonë, Gojevic, bashkë me Cermakun dhe policinë civile dhe ushtarake, shkuan në Grubor, ku pa “dy trupa të vdekur dhe një shtëpi duke u djegur”.

Jozo Bilobrk, i cili identifikoi trupat, dëshmoi se nuk ishte bërë asnjë hetim i skenës së krimit, duke shtuar se të vdekurit ishin varrosur në Knin.

Në seancën e gjykatës së mërkurën dëshmuan disa ish policë specialë të cilët morën pjesë në aksionin në Grubor. Të gjithë mohuan se panë dhunë ndaj civilëve, ose shtëpi që digjej.

Vrasjet në Grubor, më 25 dhe 26 gusht 1994, janë ndër rastet e krimeve të luftës më të njohura të kryera nga forcat kroate gjatë luftës në Kroaci.

Krimet u kryen 20 ditë pasi rendi serb në Krajinë ishte rrezuar dhe luftimi kishte mbaruar.

Pesë civilë të moshuar serbë u qëlluan për vdekje, disa prej tyre në shtretër, dhe fshati u dogj.

Mladen Markac, komandanti i policisë speciale kroate gjatë kohës së luftës, u dënua me 18 vjet burg nga ICTY vitin e shkuar, pjesërisht për krimet në Grubor. Ai e apeloi vendimin.

Gjyqi në gjykatën e Kantonit në Zagreb filloi nëntorin e shkuar. Fillimisht, një ish-polic i tretë special, Igor Beneta, ishte dënuar bashkë me Drlje dhe Krajinën, të cilët i mohuan akuzat.

Beneta ishte i lirë në kohën kur gjyqi filloi, por u gjet i vdekur tri ditë më pas, i varur në pyllin afër Kninit, që shkaktoi spekulime midis publikut se ishte vrarë.

Gjyqi do të vazhdojë më 30 maj.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus