Hulumtim 08 May 14

Historia për Luftën e I Botërore shkakton ndasi në mesin e fëmijëve shkollorë të Ballkanit

Një qind vite nga atentati i Sarajevës, shkollat në ish shtetet e Jugosllavisë ligjërojnë histori të ndryshme për shkaktarët e luftës 1914-1918, duke pasqyruar kështu konfliktet më të fundit

Denis Dzidic, Marija Ristic, Milka Domanovic, Josip Ivanovic, Edona Peci, Sinisa Jakov Marusic
BIRN
Sarajevo, Belgrade, Zagreb, Pristina, Skopje

“Ata njerëz ishin terroristë – Gavrilo Principi dhe gjithë të tjerët,” tha Salih Mehmedovic, i cili po qëndronte në vendin tek Ura Latine në Sarajevën qendrore ku i riu serb i Bosnjës kishte vrarë Mbretin Franz Ferdinandin e Austro Hungarisë 100 vite më pare – vrasje kjo që nxiti një luftë shkatërruese katër vjeçare.

Mehmedovic, boshnjak, tha se nuk kishte dyshim se Serbia ishte përgjegjëse për vrasjen . “Aa kanë vepruar sipas urdhrave të Serbisë. Ne duhet të fajësojmë Serbinë për këtë luftë,” këmbëngul ai.

Gavrilo Princip, një i ri atentator

Princip , serb nga Bosnja dhe i biri i një postieri, lindi në vitin 1894 në Obilaj në Bosnjë dhe Hercegovinë, e cila u aneksua nga perandoria Austro-Hungareze në vitin 1908.

Pasi u shpërngul në Beograd, ai iu bashkëngjit një grupi militant që njihej si Bosnja e Re, i cili besonte se mund të përdorë dhunën për të çliruar rajonin nga sundimi austro-hungarez dhe bashkuar sllavët e jugut.

“Unë jam nacionalist jugosllav, i dua gjithë jugosllavët të bashkuar, në ndonjë formë politike, dhe dua që ata të jenë të lire nga austriakët ,” kishte thënë Princip gjatë gjykimit ndaj tij, sipas një libri shkollor të historisë për fëmijët në Sarajevë.

Kjo celulë revolucionare vendosi në shënjestër Mbretin Franz Ferdinand të Austrisë, kur ai dhe bashkëshortja e tij Sofia, vizituan Sarajevën më 28 qershor 1914 për të inspektuar forcat e armatosura austro-hungareze.

Njëri nga grupi i Principit, hodhi një bombë në automjetin e tij, por nuk e qëlloi. Por më vonë, po atë ditë, Principi i vrau që të dytë – Franz Ferdinandin dhe bashkëshorten e tij – veprim ky që bëri që Austria t’i shpallte luftë Serbisë një muaj pas kësaj ngjarjeje.

Ai u akuzua për tradhti dhe vrasje, por sipas ligjit austro-hungarez ai nuk mund të ekzekutohej në kohën kur kreu krimin sepse akoma nuk ishte bërë 20 vjeç.

Ai u dënua me 20 vite burgim, por vdiq nga tuberkulozi në burg të Austrisë në prill 1918.

 
 

Derisa shtetet e Ballkanit po bëhen gati për të shënuar shekullin e fillimit të Luftës së Parë Botërore gjatë kësaj vere, secili prej tyre po ua mësojnë fëmijëve një interpretim ndryshe të vrasjes që nxiti luftën.

Principi portretizohet në librat e historisë së shteteve të ish Jugosllavisë si terrorist apo si rebel me një kauzë – perceptime këto që pasqyrojnë ndarjet bashkëkohore në rajonin i cili akoma po rimëkëmbet nga luftërat e përgjakshme të viteve të nëntëdhjeta.

Derisa ishin pjesë e Jugosllavisë, fëmijët në të gjitha këto vende kanë mësuar historinë e njëjtë. Tani ata kanë versionet e veta mbi të vërtetën, të formësuar nga luftërat e fundit, dhe tani ato versione ata ua kalojnë gjeneratave të ardhshme.

“Dikur ishte vetëm një diskurs mbi Luftën e Parë Botërore derisa vend ii tyre ishte Jugosllavia. Por ai vend u zhduk 23 vite më parë dhe me te edhe ky diskurs, sepse shtetet që linden nga shpërbërja e Jugosllavisë kishin perceptime të ndryshme mbi të kaluarën,” sqaron Nenad Sebek, drejtor ekzekutiv në Qendrën për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore, e cila kishte analizuar tekstet shkollore në rajon.

“Tani e kaluara po i përshtatet diskurseve të elitave në pushtet në këto vende ,” tha Sebek.

Mësimdhëniet në Bosnjë pasqyrojnë ndasitë etnike

Në Bosnjën dhe Hercegovinën e ndarë etnikisht, nuk ka një qëndrim të përbashkët për Principin apo për origjinën e Luftës së Parë Botërore.

Fëmijët serbë të Bosnjës zënë mësime të ndryshme mbi interpretimet e historisë të boshnjakëve dhe kroatëve. Për boshnjakët dhe kroatët, Principi ishte një atentator politik i Beogradit. Për serbët e Bosnjës, ky atentat ishte vetëm pretekst për Austro-Hungarinë dhe Gjermaninë të kryejnë agresion ushtarak ndaj Serbisë.

Këto ndarje gjithashtu pasqyrohen edhe në përkujtimet rivale për një shekull për këto ngjarje që do të mbahen në Bosnjë.

 
Ura Latine në Sarajevë ku është vrarë Mbreti Fran Franz Ferdinand was shot. Foto: Wikicommons.

Një sëri ngjarjesh do të organizohen në Sarajevë, përfshirë edhe ekspozita, koncerte dhe takim me aktivistët paqësor nga e tërë bota.

Por serbët e Bosnjës do të mbajnë organizimet e tyre në qytetin lindor të Vishegradit, të përgatitura nga regjisori i filmit Emir Kusturica, dhe një statujë e Principit edhe do të vendoset në pjesën lindore serbe të Sarajevës.

Në zonat boshnjake, si në regjionin e Bihaqit dhe Sarajevës në pjesën veri perëndimore dhe qendrore të Zenicës dhe Dobojit, tekstet shkollore flasin për lidhjet e Principit me Serbinë.

Teksti shkollor në serbisht thotë që grupi i Principit, Bosnja e re ‘ mbështetjes nga organizata sekrete të Serbisë’, ndërsa tekstet shkollore në Bihaq flasin drejtpërsëdrejti për konspiruesit që ishin të ‘ mbështetur nga Serbia’. Tekstet shkollore të Zenicës e përshkruajnë organizatën ‘Bosnja e Re’ si organizatë terroriste.

Libri i historisë që përdoret nga nxënësit kroat të Bosnjës gjithashtu përshkruajnë Bosnjën e Re si një grup ‘terrorist’.

Por në republikën e dominuar serbe, Bosnja e Re përshkruhet si një ‘organizatë’ dhe tekstet shkollore vënë theksin në atë sesi Austro-Hungaria

‘ ka përdorë’ atentatin ndaj Franz Ferdinantin si pretekst për të ‘fajësuar Serbinë’ dhe për të shpallë luftë vendit.

Ky përshkrim, që fare nuk befason, për këtë luftë është i ngjashëm me ato përshkrime që gjenden në tekstet shkollore që përdoren në Serbi.

Zeljko Vujadinovic, profesor i historisë nga Banja Lluka në Republika Srpska thotë se ‘ ne po shohim se kemi të bëjmë me mendësinë aktuale politike të transferuar në të kaluarën’.

Sugjerimet se Bosnja e re ishte një ‘Al Kaidë e Luftës së I Botërore’ janë rezultat i luftës së viteve të nëntëdhjeta, këmbëngul ai.

“Karakterizimi i Bosnjës së Re dhe Principit si terroriste është një përpjekje për të vënë faj për ngjarjet e mëdha gjithë botërore në ‘politikat espanzioniste territoriale të Serbisë’ gjë që është qartë gabim’ thotë Vujadinovic.

Profesori i historisë në Sarajevë, Zijad Sehic , gjithashtu mendon se e kaluara është rishkruar në mendësinë e pas luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Dhe vetëm pas rënies së Jugosllavisë, u bë që Principi të përshkruhet si nacionalist i Serbisë dhe jo si luftëtarë për bashkimin jugosllav, thekson ai.

“Tani që Jugosllavia nuk ekziston më, veprimet e tij shihen ngushtësisht dhe tani bëhet që ai rilind si një hero i Serbisë,” thotë Sehic.

 

Serbia vë theksin në ‘krimet e luftës’ të Austrisë

Grafiti mural i dëmtuar i Gavrilo Principit në Beograd.

Një monument për Gavrilo Princip pritet të vendoset edhe në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, kur fëmijët shkollor mësohen se ky vrasës po luftonte për një kauzë të drejtë.

Serbia do të stampojë monedhë argjendi me fytyrën e atentatorit për të shënuar një shekull përvjetor, ndërsa vet qeveria do të organizojë disa ekspozita komemorative.

Kisha Ortodokse Serbe në ndërkohë do të shpallë atentatorin si hero kombëtar. “Gavrilo Princip vetëm po mbronte lirinë dhe popullin e tij,” deklaroi kohë më parë kleriku udhëheqës, Metropolitani Amfilohije.

“Në Serbi, akoma ekziston narrativi i vjetër nga ish Jugosllavia, e cila thotë se Lufta e I Botërore ndodhi për shkak se pati një hero të madh dikur që quhej Gavrilo Princip,” tha Sebek.

“Ai bëri atentat ndaj mbretit Franz Ferdinand, i cili personifikonte forcat okupuese të Austro-Hungarisë dhe pastaj Autro Hungaria dhe Perandoria Gjermane okupoi Serbinë, dhe trimat serbë luftuan dhe u munduan shumë gjatë luftës, por ata në fund edhe u lënë anash,” tha ai.

Në rrugën Gavrilo Princip në Beograd, shumë njerëz këmbëngulin se Serbia nuk ka nxitur luftën 1914-18.

 

Rruga në Beograd me emërtimin Gavrilo Princip

“Serbia ishte e dërmuar pas dy luftërave ballkanike [1912-13] dhe nuk ka dashur edhe një luftë në vitin 1914. Lufta e Madhe ishte rezultat i aspiratave imperialiste të Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë,” tha Aleksandar Dasic, redaktor i një faqeje të internetit.

“Faji për Luftën e I Botërore, i bie Autro-Hungarisë dhe dëshirave imperialiste për të zaptuar tërë Ballkanin nën perandorinë e tyre. Serbia nuk duhet të fajësojë Principin,” tha Jelena Cebic, shitëse.

Tekstet shkollore në Serbi pretendojnë që shkaktari i përgjithshëm i Luftës së I Botërore ishte “lufta mes fuqive të mëdha për dominim dhe kontroll ekonomik në Evropë ”.

Libri shkollor i klasës së shtatë thotë se Austro –Hungaria ka ‘përdor[‘ atentatin në Sarajevë si arsyetim për luftën e ‘shumë dëshiruar’ kundër Serbisë ‘ edhe pse qeveria e Serbisë nuk ishte përgjegjëse për atentatin’.

Atentatori i Sarajevës përshkruhet thjeshtësisht si “një i ri serb nga Bosnja”.

“Princip ishte pjesë e lëvizjes Bosnja e Re dhe po besonte që atentatet dhe sakrificat personale duhet të ndryshojnë politikat kundër serbëve dhe sllavëve të tjerë të jugut,” thuhet në libër.

Një kapitull u kushtohet fitoreve heroike të Serbisë dhe Malit të Zi gjatë luftës, ndërsa theksi vihet në krimet e pretenduara të luftës të kryera nga Autro-Hungaria.

“Armata Austriake ka kryer krime të tmerrshme të luftës ndaj civilëve serbë,” thuhet në librat shkollor, duke dhënë detaje për paraburgime masive në kampe, djegie të fshatrave, torturë të civilëve dhe ndalimin e përdorimin të simboleve kombëtare serbe dhe alfabetit cirilik.

Por Dubravka Stojanovic, profesoreshë në Universitetin e Beogradit, thotë se historia e luftës në Serbi mësohet ‘në kontekst të miteve nacionaliste dhe interpretimit që Serbia është një komb vet-flijues”.

Princip përdoret si mekanizëm për të promovuar ideologjinë në pushtet, thotë Stojanovic.

“Gjatë kohës së Millosheviqit, nëntitulli nën fotografinë e Principit shkruante ‘hero i Serbisë’, tregon ajo.

“Më nuk është kështu – por thuhet se ai ishte nacionalist serb përkundër faktit se ai veten e kishte quajtuar nacionalist jugosllav” përfundon ajo.

Kroacia fajëson ekspansionizmin e Serbisë

Libri shkollor i historisë në Kroaci

Shkollat në Kroaci mësojnë sesia Serbia është fajtore që ka nxitur luftën 1914-18, duke kërkuar zgjerim të territorit të vet dhe duke mbështetur një terrorist. Tekstet shkollore të historisë në Kroaci thonë se Serbia është njëra nga vendet përgjegjëse për shpërthimin e Luftës së I Botërore.

Duke njohur faktin se Austro-Hungaria dëshironte të siguronte kontroll në Evropën Juglindore, tekstet shkollore të vitit të katërt të shkollës së mesme thonë që Serbia ‘kërkonte zgjerim territorial në vendet që ishin nën sundimin otoman deri në kohën e luftërave ballkanike 1912-1913, dhe nuk pajtohej me aneksimin e Bosnjës dhe Hercegovinës nën Austro-Hungari, për shkak të pretendimeve territoriale që kishte ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës’.

Bosnja e Re përshkruhet si një grup i cili ka kryer “aksione ilegale terroriste” në shërbim të Serbisë për të marrë nën kontroll Bosnjën dhe Hercegovinën dhe krijuar ‘Serbinë e Madhe’.
 
“Një organizatë sekrete e njohur si ‘Bashkim apo Vdekje’ (gjithashtu e njohur edhe si ‘Dora e Zezë’ e formuar në Serbi në vitin 1911, kishte mision krijimin e Serbisë së Madhe përmes aktiviteteve terroriste’ – thuhet më tej në libër.
 
“Qëllimi i organizatës, diç definohej edhe në kushtetutë ishte ‘bashkimi serbëve’ – vazhdon të thuhet po aty.

Historiani Martin Previsic thotë që plani për ‘Serbinë e Madhe’ është temë e cila trajtohet në tekstet shkollore të Kroacisë që nga shekulli i XIX-të, gjatë Luftërave Botërore dhe deri në historinë e ish Jugosllavisë. ‘Po ai paragraf të çon edhe tek viti 1991 dhe ‘ Lufta në Atdhe’ kundër forcave të Serbisë në vitin 1991-1995’ - thotë ai.

Disa prindër në Sheshin e Mbretit Tomisllav në Zagreb nuk janë të sigurte nëse Serbia duhej fajësuar apo jo ‘ Ideja për çlirim nga Perandoria Autro-Hungareze ishte legjitime, edhe pse është e vështirë që të shihet Gavrilo Princip si një hero’ – deklaroi njëri nga prindërit, Drazenka Kosic

Kosova mbetet neutrale përkundër luftës së 1990-ta

Libri shkollor i historisë në Kosovë

Prindërit në kryeqytetin e Prishtinës, që i kanë të freskëta kujtimet për dhunën dhe represionin e Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës, thonë ë faktor për shpërthimin e Luftës së I Botërore ishte vet agresioni i Serbisë.

“E tërë bota ka vuajtur sherri i Serbisë,” tha një vendas në Prishtinë, Ajvaz Abazi.

“Serbia ka lënduar shumë njerëz, edhe ata nga Kosova prandaj është e natyrshme që ata i japin rëndësi kriminelëve të vet siç ishte edhe Principi,” deklaroi një qytetar tjetër, Xhevdet Hoxha.

Por fëmijët shkollorë në Kosovë mësojnë një version të historisë që gjason më shumë me tekstet shkollore të Jugosllavisë së vjetër, ku Serbia trajtohet me një simpati relative si një vend që po mundohej të shmangte luftën.

Mësimet për Luftën e I Botërore, të shkruara pas luftës së viti 1998-99 mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të Beogradit, përshkruajnë Principin si ‘nacionalist serb’ dhe jo si nacionalist jugosllav – por nuk akuzohet Serbia si përgjegjëse për luftën.

Duke përshkruar ultimatumin austriak ndaj Serbisë pas vrasjes së Franz Ferdinand, libri shkollor sugjeron që Beogradi kishte arsye të bazuara për t’a refuzuar atë.

“Për Serbinë, pranimi i një kërkese të tillë nënkuptonte humbjen e pavarësisë” thuhet aty.

Arben Arifi nga Instituti i Historisë i Kosovës tha se ishte një arsye praktike për një interpretim relativisht beninj të rolit të Serbisë .

“Autorët që shkruan tekstet shkollore të historisë para dhe pas pavarësisë janë pak a shumë autorët e njëjtë,” tha Arifi .

Por Shkëlzen Gashi, nga shkencat politike me specializim në histori, thotë se tekstet shkollore në Kosovë janë përplot me ‘pasaktësi, gënjeshtra, falsifikime, që ngritin dyshime në mesin e shkollarëve lidhur me Serbinë ‘.

“Serbia nuk akuzohet direkt për nxitjen e luftës, por vetëm indirekt duke thënë se lufta filloi për shkak të atentatit të Franz Ferdinand që ka kryer një pjesëtarë i organizatës nacionaliste serbe, Gavrilo Princip,” thotë Gashi.

Maqedonia akuzon fuqitë e mëdha ‘imperialiste’
Libri shkollor i historisë në Maqedoni.

Tekstet shkollore në Maqedoni këtë luftë e përshkruajnë si “luftën e parë imperialiste botërore” duke u përqendruar në ndarjen e territorit të Maqedonisë së pasoi, duke i fajësuar fqinjët, në veçanti Bullgarinë, dhe jo Serbinë, për një ekspansionizëm agresiv.

Historiani maqedon Novica Veljanovski parapëlqen të shfajësojë Serbinë “Është vërtetuar se shteti i Serbisë nuk kishte qëllim dhe as plan për të vrarë mbretin Franz Ferdinand,” tregon ai . “Serbia nuk mund të fajësohet për fillimin e luftës.”

Libri shkollor në Maqedoni thotë se Austria, Italia dhe Gjermania ishin nxitësit, duke përdorë atentatin e ‘organizatës sekrete revolucionare’ të Principit si shkas..

“Austria-Hungary ka përdorë këtë ngjarje për të akuzuar Serbinë për organizimin e atentatit duke i dërguar ultimatum Beogradit me kushte krejtësisht të papranueshme” thuhet më tej.

Bullgaria akuzohet se ka zhvilluar ‘politika ekspansioniste’ dhe luftë ‘për të marrë nën kontroll tërë Maqedoninë’.

Shumë qytetarë në kryeqytetin e Shkupin gjithashtu nuk fajësojnë Beogradin për Luftën e I Botërore.

“Pse Serbia? Jo. Secili e di që atentati i kryer nga Principi ishte vetëm shkas për të filluar luftën,” deklaroi një banor i Shkupit, Slavjan Radenski. “Nuk mund të fajësohet tërë shteti për veprimin e një individi,” tha një tjetër banore, Milanka Malinova.

Pa shpresë për një të vërtetë të përbashkët?

Pllaka në Sarajevë në përkujtim të atentatit të vitit 1914.

Foto: Michael Buker/Wikicommons.

Në vendin ku është vrarë Franz Ferdinandi 100 vite më parë në Sarajëve, disa qytetarë nuk shqetësohen se çfarë mësojnë shkollarët për Luftën e I Botërore.

“As nuk e di dhe as nuk mërzitem t’a di,” thotë Adnan Tepic. “ne duhet të harrojmë këtë të kaluar të largët.”

Të tjerët mendojnë që duhet mësuar faktet pa anime. “ne fëmijëve duhet të ua mësojmë faktin se atentati ka ndodhur dhe të ia lëmë individit që të ketë interpretimin e vet,” tha Atija Masic.

Por derisa përvjetori i 100-të afron, ka fare pak shpresa që grupet rivale etnike dhe politike në Ballkan do të gjejnë një qëndrim të përbashkët mbi shkaktarët e luftës 1914-18, thotë profesori i historisë Zijad Sehic.

“Ne kurrë nuk do të pajtohemi në këtë çështje. Qëndrimet janë shumë të largëta me njëra tjetrën,” tha ai “Asnjëherë nuk do të ketë një të vërtetë të përbashkët.”

Disqus

blog comments powered by Disqus

Sfond

fshihen-të-drejtat-e-minoritetit-serb-në-kroaci-09-02-2015

‘Fshihen’ të drejtat e minoritetit serb në Kroaci

Analistët pohojnë se përgjigja e heshtur ndaj vendimit të qytetit kroat të Vukovarit për të hequr tabelat dygjuhëshe, me shkronja latine dhe cirilike serbe, tregojnë se BE-ja e ka humbur fokusin e saj ndaj të drejtave të pakicave.

Disidenti kroat kishte frikë se mos rrëmbehej nga spiunët Jugosllavë

Gjyqi i Zdravko Mustac dhe Josip Perkovic, ish shefa të spiunazhit jugosllav të akuzuar për vrasjen e një emigranti kroat, dëgjoi se viktima në mënyrë të përsëritur i tha të dashurës gjermane se ai po jetonte me frikë.

Veteranët kroatë të luftës organizojnë protestë të re kundër alfabetit cirilik

Aktivistët në Vukovar vendosën letra ngjitëse të mëdha me flamuj kroatë mbi tabelat me germa cirilike nëpër ndërtesat publike duke rigjallëruar protestat pasi përpjekjet e tyre për referendum kombëtar mbi çështjen dështuan.

Gjyqësori serb ende i ndikuar nga qeveria, anketa nxjerr në pah

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Serbi nuk besojnë se sistemi është i fuqishëm sa duhet për t’i marrë vendimet e tij në mënyrë të pavarur, një anketë e re nxjerr në pah.

Buletini ditor