Lajm 29 Mar 12

Viktimat e Përdhunimit në Bosnjë Ende Kanë Nevojë Për Ndihmë

Amnesty International thotë se Qeveria e Bosnjës po dështon të ndihmojë viktimat e përdhunimit dhe të dhunës seksuale gjatë luftës.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Jezerca Tigani, zëvendësdrejtoresha e Programeve për Europën dhe Azinë Qendrore në Amnesty International, tha në Sarajevë të enjten se 15 vjet pas përfundimit të luftës, qindra gra, të cilat ishin pre e dhunës seksuale, po jetojnë pa qasje të duhur në ndihmë mjekësore, psikologjike dhe financiare, për të cilën kanë nevojë.

“Pas gjithë kësaj kohe, liderët politikë, ende po dështojnë t’i kthejnë deklaratat e tyre në vepra dhe të ndihmojnë këto viktima”, tha Tigani.

Në një raport me titullin “Krime të vjetra, e njëjta vuajtje”, Amnesty International, AL, bën një numër rekomandimesh për zyrtarët e Qeverisë së Bosnjës, në të gjitha nivelet, në lidhje me qasje të viktimave të dhunës seksuale, në drejtësi, në të vërtetën dhe dëmshpërblime.

Sipas raportit, zyrtarë të Qeverisë së Bosnjës premtuan në 2009 se do të miratonin “një ligj të ri që do të ndihmonte viktimat të kishin qasje më të mirë në drejtësi dhe dëmshpërblime”. Sidoqoftë, shtoi Tigani, asgjë nuk është bërë deri më tani.

Tigani shpjegoi se edhe pse Bosnja dhe Hercegovina ka një detyrim nën ligjin ndërkombëtar të japë dëmshpërblime për qindra gratë që kanë vuajtur krime lufte, në vend nuk ka program të plotë për dëmshpërblim.

Lejla Hadzimesic, hulumtuese për AI, shpjegoi se qeveritë në Bosnjë ndryshojnë, por situata e viktimave mbetet e njëjtë. “ Ende po presin për drejtësi të vërtetë dhe dëmshpërblim”, shtoi ajo.

Hadzimesic shpjegoi gjithashtu se nuk ka një bazë zyrtare të të dhënave për viktimat gra të luftës, por ka vetëm një numër të përafërt të disa mijëra grave që kanë qenë pre e krimeve seksuale.

Raporti bazohet në intervistat me 24 viktimave të krimeve seksuale në kantonin e Tuzlës në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës. AI shpjegon se raporti u shkrua si “rast studimi”, porse konluzionet aplikohen për viktimat në tërë vendin.

Jezerca Tigani tha gjithashtu se përfaqësues të AI janë takuar me zyrtarë të qeverisë së Bosnjës gjatë ditëve të shkuara për të lobuar për ndryshime. Sidoqoftë, tha ajo, politikanët boshnjakë, ende duhet të ofrojnë mbështetjen e tyre të plotë dhe të dalin me propozimet e tyre për ndryshim të situatës.

“Shpresuam se do të kishim reagim më të mirë, por nuk morëm një përkushtim të fortë nga asnjë. Shpresojmë se nuk do të na duhet të kthehemi prapë në Bosnjë për të njëjtën arsye, por jini të sigurt se do të vazhdojmë të luftojmë për këtë”, tha Tigani.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus