Lajm 05 Apr 12

Viktimat e Përdhunimit në Bosnjë dhe Kroaci Luftojnë për Drejtësi

Gratë e përdhunuar gjatë luftërave në Bosnjë dhe Kroaci meritojnë drejtësi, ndreqje dhe dëmshpërblim, u vendos në tryezat e rrumbullakëta për të drejtat e viktimave në Sarajevë dhe qytetin kroat, Vukovar. 

Boris Pavelic dhe Denis Dzidic
BIRN
Vukovar dhe Sarajevë

Lejla Mamut, nga OJQ-ja zvicerane për të drejtat njerëzore , tha në tryezën e rrumbullakët në Sarajevë, se qeveria e Bosnjës duhet të sigurojë që çdo viktime e luftës, veçanërisht e dhunës seksuale, të ketë qasje në drejtësi.

“Viktimat duhet të kenë të drejtë për ndihmë ligjore dhe mbështetje pa pagesë. Kërkojnë gjithashtu informacione nga institucionet ligjore se çfarë po ndodh në rastin e tyre. Bosnja ka arritur progres, por ende ka më shumë për t’u bërë”, tha Mamuti.

Por Kroacia ka edhe më shumë për të bërë, sipas përfaqësuesit të përhershëm të programit të UNDP-së në Kroaci, Louisa Vinton. Duke folur në tryezën e rrumbullakët në Vukovar “Dhuna seksuale gjatë luftës”, ajo tha se ligjet e tanishme në Kroaci nuk sigurojnë drejtësinë e duhur për viktimat.

Vinton theksoi se përdhunimi u përdor si armë për të frikësuar dhe poshtëruar armikun gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

“Është e nevojshme të riparohet dinjiteti i viktimave, gjë që është e mundur vetëm përmes dënimit të autorëve të krimeve”, tha Vinton.

Disa viktima të përdhunimit gjatë luftës në Kroaci thanë në tryezën e rrumbullakët në Vukovar se kishin dhënë disa herë dëshmitë e tyre në polici, por asgjë s’ka ndodhur dhe askush nuk është dënuar.

“Gratë e përdhunuar i kanë dhënë deklaratat e tyre në polici, por ato po mungojnë. Personalisht kam folur me median disa vite më parë, rreth përdhunimit tim disa vite më parë, por asnjë zyrtar nuk më pyeti për asgjë”, tha një nga viktimat.
“Nuk mund të presim gratë e përdhunuar të shkojë nga dera në derë të flasin për çfarë u ndodhi. Ajo është detyrë e shoqërisë”, tha Marija Sliskovic nga shoqata Gratë në Luftën e Atdheut, e cila konsideron se shoqëria kroate është e papërgjegjshme kundrejt viktimave të përdhunimit gjatë luftës.

Në Sarajevë, Bozidarka Dodik dhe Ibro Bulic, prokurorët e Shteti në Bosnjë, Alma Taso-Deljkovic, drejtoresha e programit të mbështetjes së dëshmitarëve në Gjykatën e Bosnjës dhe Sabiha Husic nga Medica Zenica, folën për punën e tyre me gratë viktima të dhunës seksuale, të cilat paraqiten si dëshmitare të mbrojtura.

Përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit në Bosnjë dhe Hercegovinë thanë se cilësia e punës me dëshmitarët e mbrojtës kërkon më tepër fonde nga ato që kanë në dispozicion.

Tryeza e rrumbullakët në Sarajevë u mbajt më 4 prill, dhe u organizua nga organizata Swiss Track Impunity Always, TRIAL, Medica Zenica dhe Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY.

Tryeza e rrumbullakët në Vukovar u mbajt një ditë më herët, dhe u organizua nga OKB-ja dhe administrate e qytetit të Vukovarit, nën mbikëqyrjen e presidentit kroat Ivo Josipovic.

Para dy tryezave të rrumbullakëta, pjesëmarrësve iu tregua një dokumentar i quajtur “Dhuna seksuale dhe triumfi i drejtësisë” i bërë nga Programi i ICTY-s.

“Qëllimi i këtij filmi është të tregojë faktet të cilat janë vërtetuar pa asnjë dyshim, veçanërisht në një kohë kur faktet e gjykatës po mohohen përditë”, tha Nerma Jelacic, zëdhënëse në ICTY.

Shfaqja e dokumentarit nga ICTY dhe tryezave të rrumbullakëta do të vazhdojë gjatë prillit dhe majit në Tuzla, Mostar dhe Prijedor, dhe pastaj Serbia.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus