Kryeartikull 12 Mar 12

Viktimat e Luftës në Kroaci Ndëshkohen nga Gjykatat

Disa nga viktimat e krimeve të luftës në Kroaci detyrohen të paguajnë shpenzimet e gjykatës, pasikërkesat e tyre për dëmshpërblim janë refuzuar.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Historia e Marica Seatovicit është një nga 72 rastet ku viktimave iu kërkohet të paguajnë shpenzimet e gjykatës.

Mihaljo Seatovic e kaloi jetën si kamarier në Novska, një qytet i vogël në Kroacinë Qendrore. Në mbrëmjen e 21 nëntorit 1991, kur Novska ishte në frontin e luftës në Kroaci, Seatovic ishte vetëm në shtëpi.

Papritur, rreth orës 10 në mbrëmje, disa ushtarë dhunuan shtëpinë e tij dhe e çuan në një shtëpi tjetër afër, ku po mbaheshin peng fqinjët e tij Ljuban Vukic, Miso dhe Sajka Raskovic.

Aty u krye një krim mizor. Sipas aktpadisë së hedhur nga prokurori ushtarak kroat në atë kohë kundër dy ushtarëve të ushtrisë kroate, Mihaljo Seatovic u vra me 6 të shtëna. Miso Raskovic dheLjuban Vujic ishin vrarë gjithashtu. Trupi i zhveshur i gruas së Raskovicit, Sajka, u gjet i shtrirë në shtrat në katin e parë.

Autorët e krimit u arrestuan dhe u hodh padia. Por në nëntor të 1992, gjykata ushtarake e Zagrebit i liroi nën rregullat e ligjit të amnistisë të Kroacisë.

"Ka prova të arsyeshme se të paditurit e kanë kryer krimin, por ka dyshime se krimi u krye në lidhje me luftën e imponuar nga ushtria pushtuese, kështu që ligji për amnisti duhet të aplikohet”, shpjegoi gjykata në aktgjykimin e saj.

Prokurori nuk e apeloi vendimin, kështu që aktgjykimi ishte përfundimtar dhe autorët e krimit u liruan.

Për vite, familjarët e të vrarëve nuk e dinin se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre.

"Në Novska, të gjithë heshtën, duke u hequr sikur s’kishte ndodhur asgjë“, shpjegoi 15 vite pas krimit, gruaja e Mihaljo Seatovicit.

Refuzimi i kërkesës për dëmshpërblim

Në vitin 2006, bashkëshortja mësoi se si bashkëshorti dhe fqinjët e saj ishin vrarë dhe kush dyshohet se e ka kryer krimin, pasi kishte marrë, në mënyrë jo zyrtare, kopje të aktpadisë dhe të aktgjykimit të gjykatës ushtarake.

Në vitin 2004, Marica Seatovic kërkoi dëmshpërblim financiar nga Gjykata Komunale në Novska.Dy vjet më vonë, gjykata refuzoi kërkesën, duke urdhëruar Marica Seatovicin të paguajë shpenzimet e gjykatës, 8,000 kuna (rreth 1,100 euro).

Znj. Seatovic është pensioniste dhe për muaj të tërë ka paguar shpenzimet e gjykatës nga pensioni i saj mujor 2,200 kuna (300 euro).

Gjykata Supreme kroate e anuloi gjykimin, kështu që procesi i dëmshpërblimit filloi nga e para, por përsëri pa sukses për Marica Seatovicin.

Gjykata Komunale në Novska e përsëriti gjykimin, duke thënë se kërkesa e Seatovicit për dëmshpërblim  ishte nën statutin e kufizimit.

Kështu që, Marica Seatovic, e cila jeton pranë vendit ku u vra bashkëshorti i saj, tani është edetyruar të paguajë shpenzimet e gjykatës për herë të dytë.

Sipas “Documenta”-s, një OJQ për të drejtat e njeriut në Zagreb, në Kroaci, ka 72 raste të ngjashme .

Pensionistët janë më të ndikuarit

Shumica e 108 kërkesave për dëmshpërblim të dorëzuara në gjykatat kroate për vrasjet e familjarëve të afër, janë refuzuar, dhe në 72 raste, gjykatat kanë detyruar viktimat të paguajnë shpenzimet.

Shumica e rasteve janë refuzuar sepse autorët e krimeve nuk janë gjetur dhe dënuar, që do të thotë se krimet nuk janë vërtetuar në gjykatë.

Qeveria, si dhe Gjykata Kushtetuese kanë bërë përpjekje të shumta të ndalojnë praktikën e detyrimit të viktimave të paguajnë për shpenzimet e gjykatës, por praktika ende vazhdon.

Marsin e vitit të kaluar, Gjykata Komunale në Sisak e detyroi një grua, bashkëshorti i të cilës ishte vrarë në tetor të vitit 1991, të paguajë 27,000 kuna (rreth 4,000 euro) për shpenzimet e gjykatës, pasi kërkesa e saj për dëmshpërblim ishte refuzuar.

"Shumica e atyre që detyrohen të paguajnë janë pensionistë me pensione shumë të ulëta. Kështu që kërcënohen se do t’iu merret shtëpia", tha drejtoresha e “Documenta”, Vesna Terselic.

“Documenta” ka kërkuar qeverinë të heqë detyrimin për shpenzimet e gjykatës, të cilat familjarët e qytetarëve kroatë, shumica serbë, janë detyruar të paguajnë.

Shuma totale e këtyre shpenzimeve, sipas “Documenta”, është rreth 2 milionë kuna (300 mijë euro). Duke e krahasuar këtë shumë me shpenzimet e mbrojtjes së gjeneralëve kroatë të paditur nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY), “Documenta” thekson se mbrojtja e vetëm njërit prej gjeneralëve, Tihomir Blaskic, kushtoi rreth 150 milionë kuna (20 milionë euro).

"Shteti është mizor ndaj viktimave të krimeve të luftës”, thotë Zoran Pusic, kryetar i Komisionit të Qytetarëve për të Drejtat e Njeriut.

“Nëse shteti paguan për mbrojtjen e atyre të paditur në ICTY, është e arsyeshme të bëhet pyetja nëse po i mbështet krimet e luftës”, tha ai, duke shtuar se “në anën tjetër, nuk shohim asnjë vullnet politik për të dëmshpërblyer viktimat”.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus