Lajm 07 Dec 12

Veteranët e UÇK-së në Protestë për Burgosjen e Limajt

Rreth 200 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, protestuan në Prishtinë duke kërkuar lirimin e ish-komandantit të tyre, Fatmir Limajt, dhe tre ish luftëtarëve të tjerë, të gjithë të pandehur në rastin Kleçka.

Edona Peci
BIRN
Prishtinë

Duke bërtitur “UÇK, UÇK, UÇK” dhe “Liri për çlirimtarët” protestuesit mbanin foto të Limajt dhe banera duke protestuar përballë njërës prej ndërtesave të Misionit të Rendit të Ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX, në qendër të Prishtinës.

Muharrem Xhemajli, drejtori i Organizatës së Veteranëve të Luftës përshkroi vendimin e EULEX-it për të mbajtur në paraburgim Limajn dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së si “absurd dhe të pabazë” duke nxitur misionin për të ndaluar “gjuetinë e shtrigave” kundër ish-anëtarëve të UÇK-së.

Limaj dhe tre të pandehurit e tjerë në rastin “Kleçka”, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala, u vendosën në paraburgim për një muaj më 26 nëntor.

EULEX-i pat thënë se “ka rrezik arratisje dhe rrezik të ndryshimit të provave” në lidhje me të akuzuarit, duke pasur parasysh aktin se akuzohen për ofensiva kriminale shumë serioze”.

Xhemajli  iu bëri thirrje institucioneve të Kosovës  për të rishqyrtuar qasjen e tyre ndaj fuqive ekzekutive të EULEX-it.

“Lojërat politike të EULEX-it kanë për synim të dëmtojnë luftën që UÇK-ja ka bërë”, theksoi Xhemajli.
         
Më 2 maj, Limaj dhe tre ish-anëtarët e UÇK-së u liruan nga të gjitha akuzat për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë në të ashtuquajturin rasti Kleçka.

Sidoqoftë, prokuroria  e EULEX-it apeloi aktgjykimin dhe më 20 nëntor rasti u dërgua për rigjykim.

“Nuk do të ulemi duar kryq. Do të vazhdojmë të kërkojmë që të gjitha proceset kundër luftëtarëve të UÇK-së të mbyllen”, tha Xhavit Jashari, kreu i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së.

blog comments powered by Disqus

Sfond

gjyqësori-serb-ende-i-ndikuar-nga-qeveria-anketa-nxjerr-në-pah

Gjyqësori serb ende i ndikuar nga qeveria, anketa nxjerr në pah

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Serbi nuk besojnë se sistemi është i fuqishëm sa duhet për t’i marrë vendimet e tij në mënyrë të pavarur, një anketë e re nxjerr në pah.

Buletini ditor