Veteranët e luftërave të viteve 1990 akuzojnë autoritetet se po neglizhojnë ata që i thirrën të luftojnë, nga dëshira për t’u distancuar nga ato që tani shihen si konflikte të turpshme.
Veteranët e Luftës në Mal të Zi thonë se janë bërë një turp për autoritetet. Duke qëndruar përballë ndërtesës së ushtrisë në Niksic, Slobodan Zugic, i cili luftoi në luftërat Jugosllave flet se “sa padrejtësisht dhe joprofesionalisht po trajtohen veteranët”.
Ai thotë se edhe pse i mbijetoi luftës, është psikologjikisht i shkatërruar.
Një veteran tjetër, Desimir Hajvaz, thotë se edhe pse Shtetet e Bashkuara e humbën luftën në Vietnam “ushtarët nuk u poshtëruan”, si këtu.
Një ushtar në Ushtrinë e vjetër Jugosllave, JNA, Hajvaz, luftoi në luftën e viteve 1992-1995 në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe është dëmtuar nga një shpërthim predhe. Në vitin 1999, ai luftoi përsëri gjatë bombardimit të NATO-s në Jugosllavinë që kishte mbetur.
Sot, Hajvaz vuan nga emfizema, dëmtime në shpinë dhe probleme me tiroide, rezultat, thotë ai, i dëmtimeve në Bosnjë dhe radiacionit nga bombardimi i NATO-s. Pensioni i tij mujor është vetëm 100 euro, të cilin e merr nga shteti si veteran me aftësi të kufizuara.
Por, Hajvazi thotë se shkalla e paaftësisë së tij nuk u vlerësua siç duhej.
“Komisioni e vlerësoi nivelin tim të paaftësisë si 60 për qind”, shpjegoi ai. “Por Akademia Ushtarake në Beograd më tha se duhet të vlerësohet të paktën 80 për qind, sepse gjendja e mushkërive të mia nuk mund të trajtohet, as me operacion dhe as me ndonjë lloj medikamenti.
Pakti i Heshtjes?
Radan Nikolic, kryetari i Shoqatës Malazeze të Veteranëve të viteve 1990-të, thotë se personat që ai përfaqëson u dërguan në luftë nga shtetit, porse problemet e tyre janë bërë një temë tabu.
Ai thotë se edhe qeveria edhe opozita mbajnë një “pakt heshtjeje” për çështjet e veteranëve.
Edhe pse republika e vogël e evitoi pasojat më të rënda të shpërbërjes së Jugosllavisë, 35,000 veteranë të JNA-së përbëjnë një numër të konsiderueshëm të një popullsie me vetëm 620,000 banorë.
Por, “veteranët e luftës kanë një imazh negativ, i cili është rezultat i marrëveshjes politike midis Serbisë dhe Kroacisë e cila ia la të gjithë fajin për luftërat e viteve 1990 ish JNA-së dhe Serbisë”, thotë Nikolic.
Rezervistët malazezë morën pjesë në luftën e JNA-së kundër shtetit të ri të pavarur të Kroacisë, në fillim të viteve 1990-të.
Por Nikolic kujton se Stjepan Mesic, ish-president i Kroacisë, në vitin 2004, tha zyrtarisht se Kroacia dhe Mali i Zi “nuk kanë luftuar kurrë kundër njëri-tjetrit”.
Pjesërisht si rezultat i veprimeve të tilla, Nikolic thotë se “zyrtarët e Malit të Zi sillen sikur 35,000 veteranë nga vitet 1990-të nuk jetojnë këtu”.
Për kontrast, në Kroaci, veteranët marrin një sërë përfitimesh sociale, si dhe gëzojnë raportim pozitiv nga ana e medias.
Turpi Kroaci - Mal i Zi filloi kur Mali i Zi me vetëdije u distancua nga Serbia dhe mori hapa drejt ripajtimit rajonal - proces i cili fitoi një momentum shtesë, kur ai u deklarua i pavarur nga Unioni i Shteteve të Serbisë dhe Malit të Zi, në vitin 2006.
Në vitin 2000, qeveria i kërkoi falje zyrtarisht kroatëve për vuajtjet dhe humbjet që iu kishin shkaktuar ushtarët malazezë, veçanërisht në zonën e Dubrovnikut, e cila nuk është larg nga Mali i Zi, të cilin e rrethuan forcat e JNA-së.
Një ligj i mirë i aplikuar keq:
Nën Ligjin e Malit të Zi për të Drejtat e Veteranëve të Luftës dhe Personave me Aftësi të Kufizuara, veteranët e viteve 1990-të, përveç familjeve të atyre të lënduar në sulm, nuk kanë të drejtë të kenë “trajtim të veçantë”.
Për këtë arsye, vetëm 254 veteranë nga kjo periudhë kanë të drejtë të marrin asistencë nga shteti për aftësi të kufizuara, thotë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Nikolic thotë se vetëm 23 veteranë të dëmtuar rëndë marrin asistencën e duhur.
Ai thotë gjithashtu se ndërsa ligji është i arsyeshëm në teori, implementimi i tij nuk është.
“Sjellja rigoroze” e komisionit vlerësues punon kundër interesave të veteranëve, thotë ai.
“Shumë personave të sëmurë nuk iu dha statusi i veteranëve me aftësi të kufizuara”, sipas Nikolicit. “Dhe shumë vuajnë nga sindroma të stresit post-traumatik. Mali i Zi është vendi i vetëm në rajon që nuk e ka adresuar çështjen”.
Hajvazi pajtohet. “Pasojat psikologjike dhembin më shumë, sesa lëndimet fizike”, thotë ai.
“Por komisioni nuk merret me këtë. Edhe sot, ngrihem natën, pjesërisht sepse më dhëmb gjoksi dhe nuk marr dot frymë. Pastaj djersitem. Për shkak të stresit. Duhet të marr medikamente rregullisht”.
Konflikte të ndryshme:
Sociologu Srdjan Vukadinovic thotë se mobilizimi ishte i orkestruar nga regjimi i Miloshevicit, jo elita malazeze.
“Elita thotë se pas 1997 u larguan nga Miloshevici. Kështu që, nëse flasin hapur për veteranët e 1990-ës, do t’iu duhet të përfshihen prapë në çështjet e luftës - dhe kjo është diçka me të cilën duan të lajnë duart”, thotë ai.
Për kontrast, veteranët e Luftës së Dytë Botërore “i kanë ruajtur të drejtat e tyre, të fituara nën legjislacioni e vjetër federal [jugosllav]”, thotë Nikolic. “Marrin rroge veteranësh, ndërsa asnjë nga ne nuk merr diçka të tillë”.
Vukadinovic sugjeron se trajtimi i ndryshëm reflekton ndryshimet midis dy konflikteve.
“Në Luftën e Dytë Botërore po luftonim kundër një armiku të huaj, një perandorie të madhe, [Gjermania], ndërsa në vitet 1990-të lufta ishin midis nesh [midis ish-jugosllavëve], thotë ai.
Nuk është shumë dashamirës ndaj çështjes së veteranëve, duke thënë se “duhet thënë hapur se shumica e tyre iu bashkuan ushtrisë në vitet 1990-të sepse prisnin ndonjë shpërblim”.
Nikolic e hedh poshtë këtë, duke thënë se përgjigja në mas për mobilizim në Mal të Zi në vitin 1991 ishte një reflektim i traditave ushtarake të vendit dhe ngjarjeve në Kroaci.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us