Lajm 27 Feb 13

Veteranët e Luftës në Bosnjë Protestojnë për Pensione më të Larta

Më shumë se 1,000 ushtarë pensionistë në Bosnjë protestuan jashtë parlamentit të Federatës në Sarajevë dhe u përleshën me policinë kur u përpoqën të hynin në ndërtesë.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Ish-luftëtarët, disa të veshur me rroba ushtarake, u mbodhën jashtë parlamentit të entitetit të Federatës boshnjako-kroate në Sarajevë të martën, duke bërtitur: “Hajdutë! Hajdutë”! Ndërtesa ishtë rrethuar nga policia.

Veteranët duan që parlamenti të miratojë një ligj të ri që t’i japë pensione më të mira, edhe pse kjo është kundër një marrëveshje me Fondin Ndërkombëtar Monetar, IMF,  që I dha Bosnjës 400 milion euro borxh vitin e shkuar.

FMN-ja beson se do të jetë më mirë financiarisht nëse autoritetet përcakojnë të drejtat e ish luftëtarëve për pension në nivel qendor, dhe jo duke patur ligje të ndara nga dy entitetet e sistemit të komplikuar politik në Bosnjë, Federata dhe Republika serbe.

Kryetari i  dhomës së përfaqësuesve në parlmentin e Federatës, Fehim Skaljic, iu tha gazetarëve se shpreson se një ligj do të miratohet që do të sigurojë të drejtat e veteranëve, por këmbënguli se asgjë nuk duhet të rrezikojë marrëvesjen me FMN-në.

“Duhet të jemi në dijeni se IMF-ja na ka bërë disa kërkesa dhe është në interesin e të gjithë neve që kjo marrëveshje me eFMN-së të mos cënohet’, tha Skajlic.

Përfaqësuesit e ushtarëve u takuan me delegatët e parlamentit të Federatës dhe ranë dakord për një propozim për ta shtyrë votimin për ligjin.

Sidoqoftë, kur protestuesve iu tha për vonesën, disa reaguan dhunshëm, dhe një grup i madh prej tyre u përpoq të hynte me forcë në ndërtesë dhe më pas u larguan me forcë nga policia. Televizioni lokal tregoi imazhe të dy protestuesve që ishin plagosur gjatë përleshjes.

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor