Lajm 12 Jan 18

Vejushat kroate të luftës presion televizionit publik kroat për komedinë “ofenduese”

Vejusha të veteranëve të luftës kanë dënuar televizioni publik kroat për transmetimin e një filmi komedi që flet për hetimet për pensionet e tyre – edhe pse ai u lëviz dhe u transmetua në një orar më të vonë.

Sven Milekic
BIRN
Zagreb
Skenë nga filmi, Foto: Youtube.

Radio Televizioni kroat, HRT, riprogramoi një komedi romantike pasi të vejat e veteranëve të luftës për pavarësi të Kroacisë - zyrtarisht të referuar si "mbrojtësit" - protestuan për shfaqjen para ndërtesës së transmetuesit publik të enjten.

Pasi premiera e “Ministria e Dashurisë” u njoftua se do të transmetohej në orën 21:00 – ora e zakonshme për premierat e HRT-së – ai më pas u shty për në orën 23:20, orari i filmave për të rritur.

Protesta para ndërtesës së HRT-së të enjten u udhëhoq nga Vejushat e Mbrojtësve Kroatë të Luftës për Atdhe - termi zyrtar për luftën.

Grave iu bashkuan vetë veteranë të luftës, përfshirë edhe Josip Klemm, i njohur për udhëheqjen e një proteste një vit e gjysmë të gjatë të veteranëve para Ministrisë së Veteranëve të Luftës në Zagreb.

Vejushat akuzuan HRT-në dhe filmin për "shpifje ndaj Luftës për Atdhe dhe Kroacisë” dhe thanë se lëvizja e tij në një orar të mëvonshëm s’kishte qenë mjaftueshëm.

“Edhe pse personat përgjegjës në HRT ishin paralajmëruar se komedia “Ministria e dashurisë” na tall dhe ofendon ne vejushat, fëmijët, bashkëshortët tanë të vrarë, Luftën për Atdhe dhe Kroacinë, ata vendosën ta transmetojnë atë sonte,” tha grupi.

Ata thanë se ministri i veteranëve të luftës Tomo Medved i kishte dërguar një letër HRT-së, duke i kërkuar atyre ta hiqnin nga transmetimi filmin.

Ministria tha për BIRN se së shpejti do të publikonte një përgjigje ndaj numrit të kërkesave që mori në lidhje me këtë çështje.

Vejushat dhe veteranët e luftës thanë se filmi ishte problematik sepse ngjarja përqendrohet tek dy punonjës të Ministrisë së Veteranëve që sillen rrotull në Kroaci dhe hetojnë mashtrime të mundshme nga vejushat e luftës që marrin pensione në emër të burrave të tyre të vdekur ose të vrarë.

Traileri i filmit.

Një komedi e lehtë, ajo tregon dy burrat që hetojnë nëse disa nga këto vejusha janë riamartuar që atëherë apo jetojnë në lidhje jo-martesore, gjë që do të bënte që ato të humbisnin pensionet e tyre.

Pasi filloi fushata kundër filmit, HRT-ja në fillim vendosi të mos e transmetonte atë javën e kaluar. Më pas vendosi ta transmetonte atë më 4 janar, por më pas transmetoi diçka tjetër në çastin e fundit dhe vendosi ta transmetonte atë këtë të enjte.

Të mërkurën, përfaqësues të vejushave dhe shoqata Gratë nga Lufta për Atdhe e kritikuan filmin në programin televiziv të krahut të djathtë “Bujica” të drejtuar nga Velimir Bujanc.

Pas protestës të enjten, HRT vendosi ta transmetonte filmin në një orë më të vonë pa ndonjë shpjegim.

Nuk është hera e parë që shoqatat e veteranëve të luftës dhe ato të vejushave kanë protestuar kundër filmave dhe shfaqjeve teatrale.

Në vitin 2016, disa organizata të veteranëve të luftës dhe individë protestuan kundër dokumentarit danezo-kroat “15 minuta - Masakra në Dvor”, i cili tregonte historinë e një krimi lufte të kryer nga njësi të panjohura më 8 gusht 1995 në qytetin e Dvorit, kur u vranë civilë serbë me aftësi të kufizuara.

Edhe pse filmi synonte të vinte në shënjestër trupat daneze të OKB-së që qëndruan në anë dhe panë sesi ekzekutoheshin civilët, kritikët në Kroaci pohuan se ai ishte një sulm ndaj Kroacisë.

Ata thanë se ishte sidomos problematike që një film i tillë ishte financuar me fonde shtetërore nga Qendra Audio-Vizive Kroate, HAVC.

Ishte një pikënisje mosmarrëveshje publike kundër kreut të HAVC në atë kohë, Hrvoje Hribar, me veteranët e luftës që ngritën akuza kundër tij për korrupsion.

Në vitin 2014 pati premierën filmi i parë aksion për luftën e viteve 1990. “Numri 55” tregonte historinë e vërtetë të ushtarëve kroatë të paktë në numër që luftonin serbët në fshatin Kusonje në Sllavoninë Perëndimore, duke u fshehur në shtëpinë me numrin 55.

Edhe pse filmi u lavdërua dhe fitoi shumë çmime, disa veteranë lufte prapë kritikuan faktin se filmi nuk tregoi ushtarët me rruzaret që kishin pasur nëpër duar ose në qafë.

Në vitin 2014, disa veteranë lufte protestuan gjithashtu kundër premierës së një shfaqjeje teatrale për Aleksandra Zec, një vajzë 12 vjeçare serbe e Kroacisë e vrarë në Zagreb nga anëtarët e një batalioni policor rezervë kroat, të udhëhequr nga Tomislav Mercep.

Në vitin 2013 disa organizata veteranësh lufte protestuan kundër një shfaqje teatrale dramatike “Vajza të mira, të vdekura” për shkak të një posteri ku shfaqej Nëna e Zotit teksa prekte një grua tjetër te gjoksi.

Disqus

blog comments powered by Disqus

Sfond

fshihen-të-drejtat-e-minoritetit-serb-në-kroaci-09-02-2015

‘Fshihen’ të drejtat e minoritetit serb në Kroaci

Analistët pohojnë se përgjigja e heshtur ndaj vendimit të qytetit kroat të Vukovarit për të hequr tabelat dygjuhëshe, me shkronja latine dhe cirilike serbe, tregojnë se BE-ja e ka humbur fokusin e saj ndaj të drejtave të pakicave.

Disidenti kroat kishte frikë se mos rrëmbehej nga spiunët Jugosllavë

Gjyqi i Zdravko Mustac dhe Josip Perkovic, ish shefa të spiunazhit jugosllav të akuzuar për vrasjen e një emigranti kroat, dëgjoi se viktima në mënyrë të përsëritur i tha të dashurës gjermane se ai po jetonte me frikë.

Veteranët kroatë të luftës organizojnë protestë të re kundër alfabetit cirilik

Aktivistët në Vukovar vendosën letra ngjitëse të mëdha me flamuj kroatë mbi tabelat me germa cirilike nëpër ndërtesat publike duke rigjallëruar protestat pasi përpjekjet e tyre për referendum kombëtar mbi çështjen dështuan.

Gjyqësori serb ende i ndikuar nga qeveria, anketa nxjerr në pah

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Serbi nuk besojnë se sistemi është i fuqishëm sa duhet për t’i marrë vendimet e tij në mënyrë të pavarur, një anketë e re nxjerr në pah.

Buletini ditor