Profil 23 Feb 13

Vdes Dessa Trevisan, Korrespondentja Legjendare e Gazetës “Times”

Gazetarja e lindur në Jugosllavi raportoi disa nga ngjarjet më të trazuara në Europën Lindore gjatë Luftës së Ftohtë dhe më vonë me u përplas me qeverinë e Slobodan Milosevicit, gjë që i kushtoi personalisht.

Marc Tanner
BIRN
Londër

Diva e shtypit në Beograd në vitet 1980 dhe fillim të viteve 1990, kritike e mprehtë e Slobodan Milosevicit dhe një nga lidhjet e fundit me botën e monarkisë së para luftës në Jugosllavi vdiq në Londër në moshën 88 vjecare.

Dessa Trevisan, e lindur në familjen Pavlovic, pati një fëmijëri të turbullt, dhe përjetoi disa nga ngjarjet më traumatike të Jugosllavisë së shekullit të 20-të. Fëmijë e prindërve të pasur- babi i saj ishte serb dhe nëna Kroate- vitet e para të jetës ishin të privilegjuar. Duke jetuar në Zagreb dhe Beograd ishte shoqe fëmijërie me mbretin Peter të Jugosllavisë.

Por, kur filloi adoleshencën, mbi të u mblodhën retë e stuhisë. Familja e saj u detyrua të arratisej nga Zagrebi me tren mbrëmjen e pushtimit Ushtasha në vitin 1941, rrethana të cilat i lanë një mospëlqim për nacionalizmin kroat.

Disa vite më vonë, pushtimi komunist i Jugosllavisë rezultoi në trauma të tjera. Shumica e pronave të familjes u konfiskuan, babai i saj u burgos, dhe Trevian fajësoi vetëvrasjen e vëllait në persekutimin që ajo dhe anëtarë të tjerë të borgjezisë së vjetër përjetuan në botën e egër të viteve 1940 dhe 1950.

Një nga shkrimet e saj më të bujshme ishte reportazhi për martesën e presidentit Tito me serben e Kroacisë, tërheqse dhe elegante, e quajtur Jovanka, të cilën Trevisan e kujtonte si figurë serioze dhe të hijshme në ditët e para të martesës

Tridhjetë vitet e mëpasshme e panë Trevisanin në kulmin e karrierës së saj si reportere në Europën Lindore, me lajme live për ofertën e Rumanisë për tu bërë më e pavarur në Bashkimin Sovietik, ngritjen dhe rënien e eksperimentit cek në socializëm dhe lëvizjen Fytura Njerëzore dhe Solidaritet në Poloni.

Trevisan- emër që e pati nga bashkëshorti italian- u kthye për t’u kujdesur për nënën e saj në Beograd në vitet 1980 dhe më pas u vendos për të jetuar në kryqytetin jugosllav.

Aty u bë figurë e njohur, që pati një lloj salloni joformal ditën në restorantit e qendrës ndërkombëtare të shtypit në praninë e nënës së saj të veshur në mënyrë perfekte dhe natën ishte me grupe gazetarësh dhe diplomatësh duke ngrënë pata në zgarë në Klubin e Shkrimtarëve në rrugën Francuska. 

Iu desh të përballonte faktin se nëna e saj as shumë e dashur nuk e dinte më se kush ishe, ishte e bindur se jetonte në Austro-Hungari në vitet 1900, dhe kishte zakon të këndonte me zë të lartë refrenin e këngës kroate “Hrvatska nije propala dok mi zivimo” [Kroacia nuk do të rrëzohet deri sa të jetojmë ne], dhe për shkak të kësaj ajo dhe Desa u hodhën jashtë nga një taksi një herë.

Ndërsa Trevisan po përballonte përkeqësimin mendor të nënës së saj, e gjeti veten në situatë të vështirë me valën e re të nacionalizmit serb nën Slobdan Milosevicin, që e urrente dhe ishte e bindur se do ta conte vendin në errësirë.

Pikëpamjet e saj për  konfliktin në Kosovë, ishin në fakt më me nuancë sesa shumë persona mendonin, dhe e shikonte kryengritjen e shqiptarëve të Kosovës me pak mosbesim. Por ishte e bindur se taktikat agresive të Milosevicit në provincën e atëhereshme ishin shkatërrimtare, dhe për shkak të kësaj prishi marrëdhëniet me shumicën e miqve më të afërt serbë, përfshirë drejtoreshën e teatrit, Mira Trailovic.

Regjimi e konsideronte tradhtare të Serbisë, dhe ndihej e rrethuar në apartamentin  e saj në Palmoticeva, ku disa herë morri kërcënime për vdekje dhe një herë u qëllua në rrugë.

Trevisan nuk kishte durim për Franjo Tudjmanin dhe mbulimin e tij të regjimit Ustasha në Kroaci, ishte njësoj kundër taktikave të Milosevicit atje gjithashtu.

Plackitja e zonave të pushtuara nga serbët në Kroaci e neveriti dhe shpërtheu me zemërim gjatë kulmit të luftës në Kroaci kur një kamarier në Klubin e Shkrimtarëve bëri gabim dhe i shërbeu verë nga krahinat përreth Vukovarit.

“Cfarë është kjo?” tha ajo, duke ekzaminuar gotën me shikim të egër. “Verë nga Ilok?  E VJEDHUR! Si GUXON dhe më shërben verë të vjedhur!”, ulëriti. Kamarieri u zhduk në qilar dhe shishen ofenduese dhe u kthye me dicka më pak kontroverse.

 
Ajo informonte cdo vizitor dhe diplomat të huaj që takonte kundër Milosevicit, dhe kur e ndjente se nuk kishte patur shumë sukses, e mundte heshtjen me frazën “Shiko! I njoh unë këta njerëz! Ishte fanse e zjarrtë e kundërshtarit kryesor të Milosevicit, Vuk Draskovic.

Me pamundësi për ta larguar me shantaze, regjimi e largoi duke i marrë akreditimin, dhe kështu doli në pension në vitin 1993 në Londër, dhe ia la vendin përfundimisht Tim Judahs në “Times”.

Sidoqoftë, jeta e re në Londër nuk i solli paqe. Për gjithë urrejtjen për regjimin e Milosevicit, dhe koston e lartë që kundërshtimi i saj i solli, nuk mund të falte vendin e adoptuar për rolin që pati në bombardimet kundër Serbisë në vitin 1999, ndoshta sepse i ktheu kujtimet e bombardimeve që përjetoi në vitin 1941.

Si rezultat, e shkundi pluhurin e Londrës nga këmbët, dhe lëvizi në Mal të Zi, ku kaloi vitet e fundit të jetës deri sa u sëmur. Donkishoteske dhe disa herë dëshpëruese, do të mbahet mend për dashurinë për jetën dhe bujarinë e madhe.

Disqus

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor